Kthehu lart

Betejë e re për Ishujt Falkland?

Betejë e re për Ishujt Falkland?
GazetaExpress E martë, 05 Qershor 2012 19:29

Argjentina i cilësoi si të paligjshëm aksionin për kërkim të naftës të pesë kompanive britanike në afërsi të Ishujve Falkland.

“Aktivitetet e këtyre kompanive janë dëshmuar si të paligjshme dhe të fshehta, ngase po zhvillohen në territorin sovran të shtetit të Argjentinës”, ka deklaruar presidentja e Argjentinës, Christina Fernandes Kirchner.

Qeveria e Argjentinës në mars ka paralajmëruar masa ligjore kundër kompanive, të cilat gjendën në qendër të këtyre akuzave. Britania në vitin 1833 ka pushtuar Ishujt Falkland nga Argjentina.

Edhe 30 vjet pas luftës së fundit mes dy vendeve për këta ishujt, tendosjet mes Britanisë dhe Argjentinës ende janë në një nivel tejet të lartë.

Data: 05 Qershor 2012 19:29
Autori: GazetaExpress

Të tjera