Kthehu lart

Beogradi i reagon Editës, s'ka kod telefonik për Kosovën

Beogradi i reagon Editës, s'ka kod telefonik për Kosovën
GazetaExpress E shtune, 18 Maj 2013 09:02

(E plotesuar)Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën Dejan Pavicevic ka deklaruar se Beogradi nuk është pajtuar që Kosova ta ketë prefiksin e saj ndërkombëtar telefonik.

"deklaratat e zonjës Tahiri shpesh janë senzacionale dhe shumë shpesh larga asaj që është realiet dhe vërtetë" ka thënë Pavicevic.

Tahiri ka deklaruar për Express se pala serbe është pajtuar që Kosova ta ketë kodin e saj telefonik dhe se për këtë duhet të merren vesh Kryeministrat të cilët takohen më 21 Maj në Bruksel.

Ndërkohë Ministri serb i Telekomunikacionit Rasim Ljajic, që ka marrë pjesë në bisedimet teknike të premten në Bruksel, ka thënë se çështja e kodit telefonik është një nga temat për të cilat palët nuk janë pajtuar.

Ai ka pohuar se Kosova mund të marrë numrin e saj telefonik vetëm nëse Serbia kërkon një numër duke ia dhënë Kosovës për shfrytëzim të përkohshëm, derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare.

" Në shkëmbim të kësaj ne kërkojmë një licencë për telefoni mobile dhe fikse që do të funksiononte në tërë territorin e Kosovës" ka thënë Ljajic.

Serbia e ka pranuar kodin telefonik, marrëveshjen e bëjnë kryeministrat

Serbia ka pranuar që të mos pengojë Kosovën që ta ketë kodin e saj telefonik, e i cili pritet të jetë 383 ose 384. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri tha për Express se gjatë takimit të sotëm në dialogun teknik është folur edhe për kompensimet financiare nga ana e shtetit serb për dëmet e shkaktuara në fushën e energjisë, që nga viti 1999. Ajo pohoi se marrëveshja finale për telekomin dhe energjetikën mund të arrihet në nivel kryeministrash.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri pas përfundimit të takimit të radhës në kuadër të dialogut teknik me Serinë ka bërë të ditur se pala serbe ka pranuar që Kosova të ketë kodin shtetëror telefonik.

“Përparimi kryesor është se Serbia është pajtuar që Kosova ta ketë kodin telefonik shtetëror të sajin. Kur them është pajtuar, do të thotë se është pajtuar që t'i heqë pengesat që ia ka krijuar Kosovës deri më tash, çka hap rrugë që ITU t’ia ndajë Kosovës Kodin shtetëror që i ka takuar edhe kur ka qenë njësi federale e Jugosllavisë, pra presim që kodi 383 ose 384 t’i aludohet Kosovës ”, tha Tahiri për Express.

Ajo po ashtu tha se takimi i sotëm ka qenë i gjatë dhe i vështirë por se janë arritur përparime edhe te çështjet që kanë të bëjnë me energjinë.

“E para, Serbia ka njohur pavarësinë e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës. Ky është një sinjal i mirë e para që Serbia e ka kuptuar që komuniteti i Athinës që vitin e kaluar ka nxjerr konstatimin zyrtar se Serbia ka shkelur traktatin e Athinës për çështjen e transmisionit të energjisë”, ka thwnw Zëvendëskryeministrja pwr Express.

Çështja e dytë, ku ka pasur përparim, sipas saj, është pajtimi për krijimin e formacionit trepalësh për kompensimet që Serbia duhet t’ia bëjë Kosovës për shkak të shfrytëzimit të rrjetit transmetues apo rrugëve transmetuese të Kosovës për transit.

“Jemi pajtuar që nëse kjo çështje nuk adresohet me sukses do të bëhet subjekt i një arbitrimi ndërkombëtarë. Me fjalë të tjera ka ardhur koha që Serbia t’ia kompensojë Kosovës të gjitha humbjet financiare që ia ka krijuar që nga viti 1999”, tha Zëvendësshefja e Qeverisë së Kosovës.

Në anën tjetër pala serbe, sipas saj, ka kërkuar që në fushën e telekomunikimit të licencojë një operator të telefonisë mobile në Kosovë. Por, kjo është kundërshtuar.

“Është kundërshtuar nga ana jonë sepse sipas ligjeve të Kosovës licencimin në fushën e Telefonisë mobile duhet të ketë një tenderim ndërkombëtarë. Ne kemi ofruar gatishmërinë tonë që t’i përgjigjemi çfarëdo zgjidhje që është konform ligjeve të Kosovës dhe parimeve europiane”, tha Tahiri.

Parimisht, ajo tha se janë pajtuar edhe për një marrëveshje për çmimet e roaming’ut si dhe një marrëveshje interkonjekcioni për çështje të energjisë.

Krejt këto sipas Tahirit duhet diskutuar ende. Ndërsa marrëveshjen finale sipas saj mund ta nënshkruajnë Kryeministrat në takimet politike.

“Ne do të vazhdojmë punën për të përafruar qëndrimet por ka mundësi që do të vijnë situata kur këto çështje nuk mund të zgjidhen në dialogun teknik atëherë kalon në nivelin politik në takimin e dy Kryeministrave me ndërmjetësimin e BE’së”, tha Tahiri.

Data: 18 Maj 2013 09:02
Autori: GazetaExpress

Të tjera