Kthehu lart

Bangladeshi e Kenia pro pavarësisë së Kosovës

GazetaExpress E martë, 21 Shtator 2010 11:42

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, duke folur për aktivitetet e tij në New York, ka deklaruar se një nga qëllimet madhore të tij, që do të realizojë, është edhe lotimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare.

Në një intervistë dhënë Televizionit Publik Shqiptar, Berisha u shpreh se në këtë kontekst ka takuar kryeministren e Bangladeshit, drejtuesit e Kenias, presidentin e Timorit Lindor, dhe liderë të tjerë.

"Ajo që mund të them është se ekziston një predispozitë e plotë për të vendosur pozitivisht. Ky ishte premtimi që mora nga kryeministrja e Bangladeshit, ky është premtimi që mora nga drejtuesit e Kenias, të cilët më siguruan se e kanë në shqyrtim çështjen dhe se edhe faktorë të tjerë kanë ndërhyrë në këtë drejtim", theksoi Berisha.

Ai shtoi se në Timorin Lindor tashmë ka nisur një debat në parlament lidhur me njohjen e Kosovës.

Data: 21 Shtator 2010 11:42
Autori: GazetaExpress

Të tjera