Kthehu lart

Babadimri në Kosovë

GazetaExpress E premte, 16 Dhjetor 2011 09:25

Më 19 dhjetor, Babadimri do të vijë në kryeqytetin e Kosovës. Jo me dhurata siç e ka zakon, por me një shfaqje teatrale për fëmijë.

Në kuadër të projektit ‘Living Together Through Art’, që është duke u implementuar nga OJQ Mus-e Kosova dhe financuar nga Swiss Cooperation zyra në Kosovë, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, të hënën, më 19 dhjetor, në ora 12:00, jepet premiera e shfaqjes teatrale për fëmijë ‘Babadimri në Kosovë’ shfaqje kjo e përgatitur nga Melihate Qena.

Në këtë shfaqje do të luajnë fëmijët e shkollës fillore ‘Mihal Grameno’ nga Fushë Kosova.

“Living Together Through Art” (Të jetojmë së bashku nëpërmjet artit) është projekt, qëllimi i të cilit është promovimi i diversitetit kulturor, tolerancës dhe të jetuarit së bashku përmes artit dhe kulturës.

Data: 16 Dhjetor 2011 09:25
Autori: GazetaExpress

Të tjera

  • Vdes çiklisti në një aksident në Gërmi (Video) 0

  • Mustafa rithekson se Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive 0

  • ​Isufi thotë së Asociacioni është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në Kushtetutën e Kosovës (Video) 0

  • Flasin familjarët e të dënuarit për kërcënim ndaj ministrit Abrashi dhe Besnik Mustafës (Video) 0

  • ​Zyrtare: Mbrojtësi shqiptar, kapiten i Baselit (Foto) 0

  • Thaçi ngushëllon familjen Nushi 0

  • Trump përkrah kandidaturën e Kanye West për President 0

  • Sulm me bomba në një xhami në Jemen, 28 të vrarë 0