Kthehu lart

Arrestohet i ikuri nga burgu

Arrestohet i ikuri nga burgu
GazetaExpress E hënë, 03 Shtator 2012 15:40

Policia e Kosovës ka arrestuar Bajrush Berishën, 40 vjeç, i cili ishte në kërkim nga autoritetet e rendit.

"Personi i arrestuar ishte duke vuajtur dënimin me burg në Burgun e Dubravës derisa më datë 29.07.2012 ishte liruar për vizitë në familje deri më 01.08.2012 për t’u kthyer prapë në vuajtje të dënimit, por i njëjti nuk kishte respektuar lejen e organeve përkatëse dhe nuk ishte kthyer më", thuhet në një njoftim të Policisë.

Operacioni policor është realizuar konform procedurave dhe planifikimeve policore dhe ka rezultuar me arrestimin e personit të kërkuar edhe përkundër tentativës së tij për të ikur nga policia, thuhet ne njoftim.

Gjatë kontrollit policor te personi i arrestuar është gjetur një armë-revole e cila është konfiskuar nga njësitet policore.

Ky person dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në disa vepra penale si vjedhje grabitçare, detyrim dhe shantazh, bën të ditur policia. (REL)

Data: 03 Shtator 2012 15:40
Autori: GazetaExpress

Të tjera