Kthehu lart

Arnauti: Shqetësues fakti që shqiptarët po luftojnë me terroristët në Siri

Arnauti: Shqetësues fakti që shqiptarët po luftojnë me terroristët në Siri
GazetaExpress E enjte, 15 Gusht 2013 20:18

Historiani kosovar nga Siria Muhamed Mufaku- Arnauti u shfaq i shqetësuar lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftën civile në Siri.

Gjatë një interviste në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës me gazetarin Kushtrim Sadiku, Arnauti deklaroi se shqiptarët po luftojnë krah për krah me fundamentalistët islamikë dhe grupet terroriste siriane.

“Kemi shqiptarë të armatosur që luftojnë me motive fundamentaliste për të krijuar një shtet islamik në Siri. Ata po stërviten dhe po luftojnë atje. Ndonjë ditë do të kthehen në Kosovë me po të njëjtat ide dhe kjo është shumë e rrezikshme”, theksoi historiani Arnauti.

Historiani me prejardhje kosovare tha se shqiptarët nuk kanë çfarë kërkojnë në luftën e Sirisë.

“ Fushëbeteja e shqiptarëve nuk është në Siri, por është këtu. Për tu inkuadruar në jetën e Kosovës, për të krijuar vende pune dhe ambient të mirë”, porositi ligjëruesi aktual në Universitetin e Amanit në Jordani.

Këtë kërkesë Arnauti e bëri për shkak se në shtetin aziatik nuk po dihet kush me kë po lufton.

“Kush me kë po lufton, nuk dihet. Kemi grupe josiriane që kanë ardhur. Kanë ardhur grupe nga Tunizia, dhe Libia, Ballkani dhe vendet tjera. Me fjalë të tjera Siria është shndërruar në një Afganistan. Por përmend rastin e vrasjes të një hoxhe nga Shkupi në betejë me kurdët. Si është e mundur që personi i njejtë që ka luftuar për pavarësinë e Kosovës, të luftojë kundër kurdëve që kërkojnë të drejtat e tyre, të cilat pa dyshim se i meritojnë”,potencoi ai.

Arnauti tha se Bashkësia Islame dhe institucionet tjera nuk duhet të rrinë indiferentë karshi këtij zhvillimi.

“Më së pari media, Bashkësia Islame e Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të mblidhen dhe ta diskutojnë një gjë të tillë. Të ndërmarrin diçka. Unë nuk e kam dëgjuar askënd përvec deputetit Amir Ahmeti ta ketë përmendur këtë zhvillim”, përfundoi Arnauti.

Ne vazhdim interevista e plote.

Klan Kosova: Kjo Arnauti tingllon interesant pak, ta japim nje shpjegim z. Mufaku.

Mufaku – Arnauti: Ju falemnderit. Si pasojë e sundimit Osman, shqiptarët janë të n johur me disa emra si arbër, arbëreshë, shqiptarë etj. E në dokumentet e vjetra osmane janë të njohur edhe si arnautë.

Klan Kosova:Janë shqiptarët në Siri që janë quajtur Arnautë …

Mufaku – Arnauti: Jo vetëm në Siri, por edhe në Bullgari, Turqi, Siri e deri në Egjipt, ku kanë mbetur atje ende disa familje, që gjithashtu njihen me këtë mbiemër.Ndoshta për fat të mirë a për fat të keq, por shumica e shqiptarëve atje e kanë të njejtin mbiemër, pra Arnauti, edhepse secila familje ka dhe mbiemrat e vet familjarë e nacional.

Klan Kosova: Kur keni shkuar ju, z. Mufaku, si familje, në Siri?

Mufaku- Arnauti: Si familje, c’ështe e vërteta babi është shpërngulë nga tirania e këtushme në vitin 1932, unë jm lindun në vitin 1952 dh ne jemi ndoshta ndër familjet e fundit që kanë shkuar dhe janë vendosun në Siri, se më duket vetëm një familje ka ardhun më vonë, një familjar I babit ka ardhun në vitin 1956 dhe kështu, pasi babai e kishte ruajtun pasaportën e vjetër, unë jam kthyer këtu (në prishtinë) në vitin 1974, për punë e për strudime ….

Klan Kosova: Si u mbajt në fakt krejtë ajo lidhje, është shpërngulur krejtë familj , apo…

Mufaku – Arnauti: Jo, vetëm familja jonë e ngushtë dhe pjesa tjetër pati mbetur këtu në Pejë dhe në Vrellë dhe janë mbajtur lidhjet, disa herë kanë ardhur tek ne të afërmit edhe prej Kosove, na kanë vizituar shpesh dhe lidhjet janë mbajtur.

Klan Kosova: Por, edhe puna juaj shkencore është e ndërlidhur z. Mufaku me shqiptarët dhe Sirinë, pse?

Mufaku – Arnauti:Ta them se ndoshta për dy arësye, për vetë faktin ndoshta se unë kam lindur dhe jam rritur atje, në mesin e shqiptarëve të Sirisë dhe ky është një fakt që ndoshta ka vlerë për temë të magjistraturës e ndoshta dhe të disertacionit e ndoshta edhe vetë fakti se në ato vite në Kosovë, në vitet e 70-ta ishte një lulëzim nacional e nacionalist në Kosovë dhe prandaj në atë frymë ka pasë dhe interesim për shqiptarët edhe në Siri e në diasporë. Prandaj po them se idejapër këtë temëishte e mirëpritur qoftë për disertacion qoftë për temë të magjistraturës.

Klan Kosova:Z. Mufaku, janë përmendur shifra të ndryshme për ate se sa shqiptarë ka në Siri. Të ndryshme dhe në fakt asnjë zyrtare, sa shqiptarë mundë të jenë në Siri?

Mufaku – Arnauti: Nuk e di cfarë shifrash, unë kam shifra me të cilat disponoj dhe me to nuk ka manipulime dhe kjo është shumë e thjeshtë, se sic përmendëm në fillim, shumica e shqiptarëve kanë një mbiemër dhe në Administratën e regjistrimit civil në Damask për Sirinë, si këtu në prishtinë, tani shumë lehtë mundë të nxirren të dhënat pë rata që janë me mbiemrin Arnauti dhe unë kam përmendur disa herë se atje kemi një nëpunës I cili ka nxjerrë të dhënat para shtatë vjetve , kur jam takuar me të , dhe atëherë ka patur më shumë se shtatë mijë e katërqind e disa dhe tani mundë të them se kemi thjeshtë Arnauti gati nëntë mijë , por kemi edhe rreth një mijë deri një mijë e pesëqind që kanë mbiemra të tjerë.

Klan Kosova:Te cilat pjesë janë shqiptarët më shumë të fokusuar?

Mufaku – Arnauti: Më shumë kemi në Damask, por kemi edhe në Halep, Homs, Hama, por më shumë, mundë ta them se rreth shtatë mijë jemi në Damask.

Klan Kosova:Historisë do ti kthehemi edhe pak më vonë z. Mufaku, pasi Siria është temë shumë aktuale me luftën civile që po ndodh në kët shtet, ku jetojnë edhe një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve. Ka patur interpretime të ndryshme se pse ndodhi kjo kryengritje në Siri z. Mufaku. Si e shihni Ju këtë kryengritje, si lëvizje për demokraci apo vetëm si luftë ndërmjet sekteve religjioze?

Mufaku – Arnauti: Në të vërtetë, si në gjithë viset e tjera të lindjes së mesme, fillete kësaj lëvizjeje janë te Pranvera Arabe, sic ishin ato lëvizje spontane për liri e demokraci që nga Tunizia, në Libi dhe Egjipt, pra edhe në Siri në Mar të 2012-shit, por morën kahje të ndryshme nëkëtë Pranëverë të re. Lëvizjet ishin spontane dhe për liri e dempokraci, sip o thoni ju, por kjo mundë të jet një pikpyetje …

Klan Kosova: A ka devijuar në fakt ajo kauza fillestare e levizjeve për liri e demokraci dhe për të kërkuar të drejta më të mëdha nga regjimi I Bashar El Asadit?

Mufaku – Arnauti: Prandaj dhe kryengritja mundë të ndahet në dy faza LLëvizaj për liri dhe demokraci apo rebelizmi, sic po quhet këtu në Kosovë dhe faza e parë ishte lëvizja për liri dhe demokraciporn ë fazën e dytë janë përzi këtu elemente të tjera rajonal e ndrkombëtare dhe krejtë kjo është shndërruar në një betejë rajonale dhe me përmasa edhe më gjerë ndërkombëtare.Se kur filloi Lëvizja ishte për liri e demokraci, mirëpo tani po shohim se Siria po ndahet në disa entitete dhe në lindje tani kemi në fakt një shtet islamik dhe prandaj është vështirë të flitet për liri e demokraci tani në një shtet ku është themeluar një shtet islamik.

Klan Kosova:Për cilën pjesë lindore po flitni z. Mufaku?

Mufaku – Arnauti: Për pjesën lindore të Sirisë, për viset ku kanë më shumë ndikim organizatat islamiste.

Klan Kosova: Është raportuar për një luftë ku lufton secili me secilin, ka aty luftëtarë e aradhe edhe kurde, që kanë kërkuar më shumë liri e demokraci, por ka edhe me një prapavi islamiste.

Mufaku – Arnauti: Po, shumë mirë që e keni vërejtur këtë. Në Siri kemi pasur shumë problem, kurdët nuk kanë gëzuar ndonjë të drejtë apo autonomi dhe prandaj ata e kanë shfrytëzuar këtë Lëvizje për të kërkuar dhe një autonomi, për cka kuptohet se ata kanë të drejtë. Por ju mirë e thatë në pyetjen tuaj se kush me kë po liufton atje, sepse aty kemi sirianë, por kemi dhe shumë grupe të tjera tuniziane, libiane dhe prej Cecenisë, plus kemi prej Ballkani, prej Bosnjës dhe Siria po shndërrohet në një Afgabistan, ku , sic po thonë disa, atje po zhvillohet një betejë për Islamit e drejtë dhe një shtet islamik, bërthama e të cilit është në Siri, por që do të zgjerohet edhe mëtutje.

Klan Kosova:Është ky pak a shumë roli kryesor i një grupacioni me një prapavi islamike?

Mufaku – Arnauti:Nuk mundë ta them kryesor, se tani po zhvillohet një luftë me opozitën e armatosur, por aty janë përzi shumë elemente – kemi një opozitë thjeshtë siriane, do të thotë arabe apo kurde, që kërkon demokraci dhe liri, arabët kërkojnë një Siri demokratike, kurdët gjithashtu kërkojnë Siri demokratike por që dhe ata të gëzojnë një autonomi, për cka dhe kanë të drejtë, por tani, me pjesëmarrjen e shumë luftëtarëve që kanë ardhe prej jashtë Sirisë, ata kanë ardhë për të luftuar për të drejta më të mëdha islame dhe për të themeluar një shtet thjeshtë islamist – një Siri Islamiste.

Klan Kosova: Një pjesë e madhe, sic e theksuat edhe ju, mos të themi aq e madhe sa vijnë nga Tunizia dhe shtetet e tjera, që [po luftojnë krah rebelëve në Siri, janë edhe shqiptarë …

Mufaku – Arnauti: Dhe është mirë të hapet kjo temë, sepse këtu sikur ka njëfar heshtje, qoftë qeveritare, qoftë prej medies …

Klan Kosova:Është diskutuar, mu në këtë studio, ju e keni fjalën për më shumë media …

Mufaku – Arnauti: E kam fjalën për heshtjen institucionale, se kjo temë është interesante dhe me interes edhe për Qeverinë dhe jo vetëm për Kosovën por edhe për Shqipërinë, për Maqedoninë, sepse atje tani kemi njerëz të armatosur që luftojnë me motive fundamentalist për një shtet islamist, të cilët një ditë dhe do të kthehen këtu po me ato ide.

Klan Kosova: Është e rrezikshme një gjë e tillë z. Mufaku?

Mufaku – Arnauti: Po, po, me siguri.Mua më dhimbet një shqiptar, sikur që u paralajmërua para disa ditësh , që ishte një hoxhë I ndjerë nga Shkupi, Saim Abdullahu, qëshkoi dhe luftoi atje me një organizatë fundamentalist dhe u vra në luftë kundër kurdëve. Ai , I ndjeri, që ka luftuar këtu për pavarësi të Kosovë dhe në Luftën për liri e demokraci në Maqedoni dhe atje u vra në luftë kundër kurdëve. Si mundë të kuptohet kjo që ai që luftoi për liri e pavarësi të popullit të vet shkoi dhe luftoi e u vra në luftën kundër kurdëve që kanë të drejtën legjitim që edhe ata atje të kenë liri, demokraci, autonomi dhe pavarësi. Dhe prandaj kemi këtu shumë kontraste.

Klan Kosova: Cfarë duhet të bëjnë, sipas juve z. Mufaku, institucionet e Kosovës karshi këtij zhvillimi dhe karshi atyre njerëzve, kosovarëve e shqiptarëve që po shkojnë në Siri për të luftuar?

Mufaku – Arnauti: Shikoni, këtu po bëhet si në Tunizi, prej nga në fillim shkuan me mijëra e mijëra për të luftuar në Siri dhe më në fund autoritetet tuniziane e panë se ky është një rrezik dhe ata janë duke I luftuar po këta luftëtarë që janë koncentruar në perëndim të Tunizisë dhe prandaj kanë marrëmasa bqë ti frenojnë të rinjët që po shkojnë në Siri me motive fundamentalist. Prandaj edhe këtu duhet të ketë masa dhe duhet të reagojnë mediet, Bashkësia Islame dhe Qeveria e Kosovës. Të gjithë duhet të mblidhen, të merren vesh dhe të ndërmarrin masa të nëvojshme për këtë punë.

Klan Kosova: Janë përmendur numra shumë të mëdhenjë, ka psë mundet dhe spekulime për pesë ,mijë ose katër mijë shqiptarë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria që kanë shkuar për të marrë pjesë në Luftën e Sirisë …

Mufaku – Arnauti: Gjithënjë ka spekulime dhe kjo shkon në interest ë regjimit dictatorial sirian, se ka interes që kjo të smadhohet kjo shifër dhe të thuhet se ka shumë fundamentalist e mercenarë të jashtëm që po vijnë në Siri. Eventualisht mundë të flasim për qindra shqiptarë prej Kosovës, prej Maqedonisë e Shqipërisë, por jo për mijëra .

Klan Kosova: Por , a jeni ju z.. Mufaku ai që mundë t’ju bëjë thirrje shqiptarëve që të mos shkojnë për të luftuar në Siri?

Mufaku – Arnauti: Me siguri, ku duhet të inkuadrohen në jetën e re në Kosovë, por përgjegjësia është edhe e autoriteteve qeveritare që duhet tu hapin vende pune, sepse sic dihet, këtu në Ksoovë ka një papunësi të madhe , por ka dhe motive të tjerafundamentale , e pastaj dhe paguhen shumë ata që shkojë atje.

Klan Kosova:Një nga arësyet, z. Mufaku, krahas shumë arësyeve të tjera, ti quajmë religjioze,që shqiptarët po shkojnë për të luftuar në Siri, është edhe ajo sepo shkojnë për të mbrojtur atje një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve, mjaftë më madhe edhe me shifra, që jetojnë atje.

Mufaku – Arnauti: S’ma merr mendja se ata shkojnë për t’I mbrojtur shqiptarët që jetojnë atje. Së paku mua më duket kështu, sepse buk e dij se sa është aktuale këtu në Kosovë cështjan e arnautëve …

Klan Kosova: Është hapur kjo temë z. Mufaku, madje ka qenë në këtë studio para sa ditësh edhe vetë deputeti I Kuvendit të Kosovës Amir Ahmeti , që ka folur për një katastrofë humanitare që po ndodhë atje.

Mufaku – Arnauti: Pa dyshim që po, por vetëm të theksoj edhe një fakt, se tanët, shqiptarët që nisen prej Kosovës, Maqedonsië e Shqipërisë , një herë shkojnë në Turqi dhe hyjnë në pjesën verioretë Sirisë, ku a ke bazën organizata fundamentalist islamike Al-NUSRA, që ka lidhje me Al-Kaidën dhe që është shpallur për organizatë terroriste. Deshta të them se në ato vise , në verilindje të Sirisë, nuk kemi fare arnautë, se arnautët me shumë janë në jug, në Homs, hama dhe në Damask dhe me sa e di unë ata nuk shkojnë për të luftuar në Damask.

Klan Kosova: Cfarë të drejtash z. Mufaku kanë gëzuar shqiptarët, arnautët – po I quajmë, nënë sundimin e regjimit të Bashar El Asadit, po flasim gjithënjënë prag të ndodhive të Pranverës Arabe.

Mufaku – Arnauti: U përmend se kurdët, që janë gati dy milionë në Siri, e që janë element autokton, pra që me mijëra vjet jetojnë në trojet e veta, fare nuk kanë gëzuar kurrëfar të drejta. Ecka mundë të parashikojmë apo të themi për arnautët, që kanë ardhë në Siri para 80 a 90 vjetë e për të cilët dihet se janë të ardhur, nuk janë vendës. Si ta them ndryshe krejtë këtë – kurdët kanë luftuar gjithëmonë për të drejtat e tyre etnike e historike, ndërsa arnautët kanë luftuar për ekzistenë. Unë dhe ne si fëmijë e si familje gjithë e kemi pasë gajlen se si të mbijetojmë. Nuk ka patur ambicie për më shumë.

Klan Kosova: A ka ndonjë ndërlidhje të drjtëpërdrejtë, z, Mufaku, mes ngjarjeve në Siri dhe në Egjipt?

Mufaku – Arnauti: Kuptohet se ka, se si jut hash që nisja filloi me Pranverën Arabe, që nisi në Tunizi, kaloi në Libi dhe në Egjipt e nuk mundë të ndalej më dhe prandaj edhe e përfshiu edhe Sirinë. Kjo po vazhdon të ndikon edhe mëtutje me ngjarjet e fundit në Egjipt, por kësaj here në interest ë regjimit.

Klan Kosova: Ta shpjegojmë pak më qartë, pse në interes të regjimit?

Mufaku – Arnauti: Ja se pse, në Tunizi, në Libi dhe në Egjipt Vëllezërit Musliman kanë qenë një prej fuqive që morën pjesë në Lëvizje dhe që fituan më së shumti, sidomos në Egjipt me Mursin që u zgjodh Kryetar. Në Egjipt është dhe Hamasi si krah I Vëllezërve Muslimanë, sin ë Tunizi dhe u pa se nedr fitojnë edhe në Siri do të ndodh ashtu. Porn ë Egjipt me Mursin pati dështime dhe ndodhi ajo që ndodhi, kryengritja e madhe kundër Mursit, deri sa ndërhyu ushtria dhe e rrëzoi Mursin. Tani, kjo rrjedhë shkoi krejtë në interes të regjimit sirian, sepse regjimi sirian gjithënjëI ka luftuar po këta njerëz, Vëllezërit Muslimanë, për të cilët thotë që luftojnë për pushtet dhe jo për liri e demokraci. Prandaj kjo kryengritje e popullit egjiptian kundër Vëllezërve Muslimanë sikur në një farë mënyre, sit a them, po I vërteton po ato thënie të regjimit sirianë.

Klan Kosova: Cila është përfshirja dhe cili është ndikimi I faktorëve dhe fuqive të mëdha në këtë situatë të krijuar në Siri, ku kemi një luftë civile dhe një katastrofë humanitare, se kemi përfshirjen e Rusisë, kemi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ndihmuan fillimisht rebelët, por kjo ndihmë sikur është zbehur, ndërkohë që e kemi edhe Turqinë, e cila herë futet në diskursin e Sirisë e herë tërhiqet.

Mufaku – Arnauti: Unë me sa e di për Turqinë , ajo gjithënjë është futuredhe nuk u tërhoq, e për shtetet e tjera keni të drejtë, sidmos për SHBA-në.

Klan Kosova: E kam fjalën për intervenimin ushtarak.

Mufaku – Arnauti: Po, po, ndoshta keni të drejtë aty, ndërsa kur është fjala për SHBA-në dhe vendet e tjera perëndimore, sidomos për Britaninë, sukur se u pa që po u krijohet një Afganistan dhe po u krijohet një tollovi dvërtetë aty e kemi një tollovi, sikurse në lindje të Sirisë edhe vetë u shpall Shteti Islamik I Sirisë dhe në ato vise të Sirisë fjalën kryesore e ka organizata NUSRA, që prej SHBA-së u pa si organizatë terroriste. Pasi që përkrahja shkonte në të mirë të këtyre grupeve, SHBA me të drejtë po kërkojnë garancione që armët të mos shkojnë në duartë e këtyre organizatave fundamentalist islamike, të ilat e dijnë se kur të bjen regjimi sirian do të krijohet një tollovi dhe mu për këtë arësye dhe e kanë shpallë Shtetin Islamist ë Sirisë dhe nuk pranojnë kurrëfar demokracie, se ata mendojnë që demokracia nuk ka lidhje me Islamin dhe at avec e kanë shpallë Shtetin Islamik.

Klan Kosova: A ka lidhje në të vërtetë, z. Mufaku?

Mufaku – Arnauti: Sigurisht që ka, se demokracia për një kohë është shikuar si një prej ideve “të importuara” dhe prandajdo të thotë të huaja dhe që nuk ka të bëjë me shoqërinë arabe. Por me kohë kemi dhe disa grupe islamiste, sikurse në Jordani për shembull, që e kanë pranuar demokracinë si një përvojë gjithënjerëzore dhe prandaj ata kanë pranuar të marrin pjesë në zgjedhje dhe të merren me politikë dhe e kanë pranuar lojën politike, ku ju keni program , luftoni për pushtetdhe bëni reforma që njerëzit të gëzojnë më shumë të drejta...

Klan Kosova:Në kuadër të bëtejës demokratike.

Mufaku – Arnauti: Po, bash kështu.

Klan Kosova: Mirë. Do të kërkoj nga ju z. Mufaku edhe një përgjigje se si e shihni një zgjidhjen e një situate të këtillë, ku ka një katastrofë humanitare dhe një luftë civile në Siri. A duhet të ketë një intervenimtë armatosur ndërkombëtar, një mission ndërkombëtar që do të funksiononte në Siri?

Mufaku – Arnauti: Po tani siku është bë vonë, për fat të keq, për ndonjë intervenim ushtarak, sepse në Siri kemi një gjendje shumë të komplikuar dhe më të komplikuar se ajo e Bosnjës. Kur përmendim Bosnjën, atje kishte mbi njëqind mijë viktima, kurse në Siri vec e kemi tejkaluar këtë shifër dhe tani është shumë vështirë që të bëhet ndonjë intervenim ushtarak I jashtëm. Nuk përmendet kjo qe gati një vit, përpara është përmendur lidhur me përdorimin e armëve kimike , SHBA kanë thënë se mundë të ndodhë ndonjë intervenim ushtarak, nëse përdoren armët kimike.

Klan Kosova: Dhe , nëse nuk ka ndodnjë intervenim ndërkombëtar , z. Mufaku kjo luftë do të vazhdojë deri sa të bëhet shkretë krejtë Siria, kujt I konvenon kjo?

Mufaku – Arnauti: Kjo është vërtetë një pyetje e mirë, sepse deri sa deri më tash është shkatërruar një pjesë e infrastrukturës dhe janë rrafshuar shumë lagje të shumë qyteteve të Sirisë, kjo duket se do të vazhdojë edhe së paku një vit dhe kur them së paku dhe një vit, ka shumë skenare që e shtyjnë vazhdimin e luftës. Po them së paku një vit, sepse ky kryetar I tashëm e ka mandatin së paku deri në qershor të vitit të ardhëshëm dhe prandaj po them kështu se, nëse SHBA janë marrë vesh me Rusinë për një konferencë ndërkombëtare e paqesore për Sirinë, Asadi , po them , si kryetar me mandate të plotë nuk do të largohet menjë herë, por do të mbetet mennjë autoritet simbolik në një fazë kalimtare dhe kjo do të ishte që qeveri kalimtare deri në verën e ardhshme. Por, megjithatë, fatkeqësia më e madhe për sisrianët është ajo se opozita është ndarë në shumë fraksione dhe prandaj po them se krejtë kjo po shkon mq ahumë në interest ë regjimit.Sepse sa më shumë po ndahet opozita, dhe kur po them opozita siriane, duke mos llogaritur ata të huajt që po shkojnë të luftojnë në Siri, duke përfshirë edhe shqiptarët tanë.

Klan Kosova: Shpeshë herë flitet dhe spekulohet se a kanë qenë shqiptarët përkrahës të Bashar El Asadit para Pranverës Arabe? Kanë pasur ndonjë orientim?

Mufaku – Arnauti: Jo, jo, në asnjë mënyrë, sepse shqiptarët ishin numër I vogël, deri në dhjetë mijë .. për një diktaturë,në ushtri dhe në organi të sigurimit , nuk jemi na shqiptarët për në organe vendimmarrëse, të themi. Kështu , po them se atje s’kanë pasë ndonjë rol fare.

Klan Kosova:Po I kthehem pak arnautëve dhe historisë. Cfarë reputacioni kanë gëzuar arnautët në Siri, duke marrë parasyshë faktinse një pjesë e madhe janë dërguar atje prej Perandorisë osmane, kur ka sunduar atje?

Mufaku – Arnauti: Duhet të theksohet një moment, se këtunë Kosovë më parë ka pasë një qëndrim të gabuar,ndoshta për të arsyetuar indiferencën, se këta shqiptarë kanë shkuar moti, gjatë perandorisë Osmane, se nuk jemi përgjegjës për ta pasi janë mbeturinë të Preandprisë Osmane . Për këtë ne duhet të theksojmë se shumica e arnautëve në Siri janë dhe kanë shkaur pas pushtimit të Kosovës nga ana e Serbisë në vitin 1912. Po e përsëris, shumica e arnautëve janë në Siri pas pushtimit të ser btë Kosovës në vitin 1912 dhe të gjithë ata, që janë shumicë,e dijnë se prej nga kanë ardhur, se kanë ardhur prej Prishtine, prej Peje e prej Prizreni … Prandaj po them se është momenti që të aktualizohet fati I tyre mizor se sa historia e tyre e lavdishme. Sepse tani nuk është moment të flasim për histori, por që të flasim për momentet e tyre të rënda në Siri dhe cka mundë të bëhet për ta.Sepse ata janë në kushte mizore.

Klan Kosova:E keni fjalën për aktualisht?

Mufaku – Arnauti: Po, po, për aktualisht.

Klan Kosova: Cilën zgjidhje e shihni ju në këtë rast z. Mufaku, Cfarë duhet të bëjnë Kosova dhe Shqipëria për shqiptarët, arnautët aktualisht në Siri?

Mufaku – Arnauti: Për Shqipërinë nuk kam ndonjë shpresë, sepse kam shumë përvojë me ta, por kanë dhe një arësye, sepse shumica e tyre janë prej Kosove, prej nga, bile deri më tani kemi një indiferencë zyrtare dhe vetëm tash një muaj ka filluar dicka të ndryhohet në mënyrë institucionale. Rastësisht para dy muajvenjë delegacion me në krye Kryetarin e Kuvendit të Kosovës ishte për vizitë zyrtare në Jordani, ku janë takuar me disa përfaqësues të arnautëve të Jordanisë dhe Sirisë dhe ata u prekën prej asaj gjendje që kanë dhe më vonë një anëtar I Kuvendit të Kosovës, z. Amir Ahmeti kishte një paraqitje në Kuvend më 17 korrik, që ishte paraqitja e parë zyrtare në institucionet e Kosovës me të cilën apelohej për një ndihmë, pastaj unë kam pasur një takim me ministrin e Diasporës, z. Ibrahim Makolli, që po ashtu ka treguar një interesim dhe duke premtuar e ne ende po presim ndonjë ndihmë simbolike, që ata ta ndjejën se ka një shtet që po interesohet për ta. Ende po e presim këtë ndihmë simbolike, që do të ishte shpresëdhënëse për ta, se dikush po interesohet për ta.

Klan Kosova:Dhe krejtë në fund të kësaj bisede z. pasi ta shohim kronikën për masakrën në Kajro, do të doja një koment për atë që po ndodhë në Egjiptdhe ate që ndodhi një ditë më parë, kur humbën jetënmë humë se katërqind veta në konfrontimet mes përkrahësve të ish-presidentit Morsi dhe forcave ushtarake egjiptiane.

Mufaku – Arnauti: Vetëm të shtoj se , për fat të keq, pesë minuta para se të vi këtu kuptova se numri I viktimave ka arritur në 525. Vërtetë është një ditë e zezë dhe shumë e prekshme që s’është dashtë ta përjetojmë.

Klan Kosova: Nëse vazhdonkështu, a po e pret edhe Egjiptin fati I Sirisë?

Mufaku – Arnauti: Jo, s’ma merr mendja, trysnia dhe mosgatishmëria për ndonjë kompromis politik e shkaktoi dje një masakër të tillë. Unë ndoshta kamnjë shpresë të këtillë se prej këtij shoku do të bëhen përpjekje për një zgjidhje politike dhe kur themi zgjidhje politike , secila palë duhet të pranojë ndonjë kompromis, se për ndryshe do të kemi dhe shumë masakra të këtilla.

Data: 15 Gusht 2013 20:18
Autori: GazetaExpress

Të tjera