Kthehu lart

Aplikoni në DokuFest

Aplikoni në DokuFest
GazetaExpress E diel, 16 Shtator 2012 09:05

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër ‘DokuFest’ ka hapur thirrjen për aplikim për edicionin e 12-të të festivalit.

“DokuFest fton të gjithë autorët e dokumentarëve, filmave të shkurtër dhe animacioneve të paraqesin filmat e tyre për edicionin e 12-të të festivalit, i cili do të mbahet nga data 17 deri më 25 gusht 2013 në Prizren, Kosovë. Afati i fundit për aplikim është e premte, 15 shkurt, 2013”, thuhet në një komunikatë për media të dërguar nga organizatorët e festivalit.

Për të aplikuar duhet të shfrytëzohet forma e aplikimt online e cila gjendet në ueb faqen e DokuFest dhe e cila mund të qaset në linkun: www.dokufest.com

"Ne jemi në kërkim të veprave të reja të cilat eksplorojnë kufijtë, e sfidojnë publikun, eksperimentojnë me stil dhe teknikë apo frymëzojnë me kreativitet. Ne i konsiderojmë të gjitha zhanret, gjatësitë, stilet dhe formatet, duke përfshirë 16mm, 35mm, super-8mm video dhe HD video", thuhet po aty.

Statistikat nga edicioni i sivjetshëm i DokuFest tregojnë se festivali është në rritje të vazhdueshme. Mbi 8500 njerëz morën pjesë në shfaqjet e filmave gjatë nëntë ditëve të festivalit në gjashtë kinema. Rreth 30,000 njerëz kanë vizituar të gjitha aktivitetet e festivalit, duke përfshirë DokuNights programin argëtues. Përmbajtja e programit të festivalit, për të cilat Dokufest u vlerësua ndërkombëtarisht, ishte zgjedhur me kujdes në mënyrë që të sjellë jo vetëm më të mirë të dokumentarëve kryesore, por edhe një shumëllojshmëri të prodhimeve alternative nga e gjithë bota.

Data: 16 Shtator 2012 09:05
Autori: GazetaExpress

Të tjera