Kthehu lart

Ancelotti për Bale: Është një situatë delikate

Ancelotti për Bale: Është një situatë delikate
GazetaExpress E diel, 18 Gusht 2013 16:59

Carlo Ancelotti nuk e di ende nëse do ta ketë apo jo Gareth Balen në skuadrën e tij sezonin e ardhshëm. Trajneri italian ka thënë dje se është mjaft i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion.

Por, është e qartë se ‘Los Blancos’ do të mundohen deri në momentet e fundit të afatit kalimtar të verës që ta transferojnë në Santiago Bernabeu yllin uellsian të Tottenhamit.

“Nuk ka asnjë zhvillim të ri. Kur kam folur më herët për këtë punë, ishte ankuar Andre Villas-Boas. Kështu që, kjo është një çështje delikate për tu diskutuar”, deklaroi Ancelotti për të përditshmen italiane Corriere dello Sport.

Data: 18 Gusht 2013 16:59
Autori: GazetaExpress

Të tjera