Kthehu lart

Aktivizohet Limaj kundër PDK'së në Malishevë

Aktivizohet Limaj kundër PDK'së në Malishevë
GazetaExpress E diel, 06 Tetor 2013 09:58

Ish-Nënkryetari i PDK'së, Fatmir Limaj ka nisur një fushatë të madhe për të mbështetur kandidatin e Iniciativës Qytetarë të Malishevës, Ragip Begaj.

Ai po viziton çdo fshat për t'i bindur qytetarët të mos e votojnë PDK'në dhe të votojnë për Iniciativën e Malishevës.

Kështu, Limaj në secilin tubim po kërkon të mos votohet PDK dhe t'i shkaktohet humbja e parë kësaj partie në Malishevë.

Deri më tash, Limaj ka vizutuar edhe Kijevën, Berishë, Shkozë, Janqist, Lladroviç, Senik etj.

"Karvani po vazhdon, fshati radhës që vizituam është Seniku, sikur se në të gjitha fshatrat as këtu nuk mungoi pritja e mirë dhe mbështetja e fuqishme për Fatmir LIMAJ dhe Iniciativen Qytetare Për Malishevën", thuhet në njoftimin e Iniciativës Qytetarë të Malishevës.

"Duke ofruar mbështetje të plote për kandidatin z. Ragip Begaj , IQPM e në mënyrë të veçantë për ta mbështetur konceptin e z. Fatmir Limaj i cili po ngjallë entuziazëm dhe shpresë për të ardhmen e Malishevës dhe qytetarëve të saj".

Para dy javësh, Limaj vizitoi Malishevën dhe bëri thirrje publike të mos votohet PDK'ja, por të votohet Iniciativa Qytetare jo vetëm në Malishevë, por edhe në qytetet tjera.

Data: 06 Tetor 2013 09:58
Autori: GazetaExpress

Të tjera