Kthehu lart

Aktivitet i ngjeshur diplomatik në New York

GazetaExpress E mërkurë, 21 Shtator 2011 21:35

Kryeministri Thaçi takohet me ambasadorin amerikan Wisner, me gjeneralin Clark, Princin e Sulltanatit të Bruneit, me Emirin e Kuvajtit, si dhe me kryediplomatin grek

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me ish-ndërmjetësin amerikan për statusin e Kosovës, ambasadorin Frank Wisner dhe ish-gjeneralin e NATO-s Wesley Clark.

Në këto takime, kryeministri Thaçi ka shprehur mirënjohje për rolin dhe kontributin që gjenerali Clark dhe ambasadori Wisner kanë dhënë për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Republika e Kosovës është një storie suksesi dhe në këtë sukses, SHBA-të kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë rol substancial, ka theksuar kryeministri Thaçi.

Me këtë rast, ambasadori Wisner dhe gjenerali Clark kanë shprehur vlerësime pozitive për punën e Qeverisë së Kosovës, e në veçanti të kryeministrit Thaçi, si dhe kanë shprehur gatishmërinë të vazhdojnë t’a ndihmojnë edhe më tutje Kosovën në proceset integruese euroatlantike.

Gjatë ditës, kryeministri Hashim Thaçi po ashtu ka zhvilluar takime edhe me Emirin e Katarit Sheikh Hamad bin Khalifa al-Thani. Në takim, kryeministrit Thaçi i është premtuar se do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në procesin e njohjeve të reja ndërkombëtare.

Kryeministri, ka zhvilluar takim edhe me Princin e Sulltanatit të Bruneit, Haji Al-Muhtadee Billah Ibni, nga i cili ka marrë premtime se ky vend shumë shpejt do t’a shqyrtojë njohjen e shtetit të Kosovës.

Po sot, kryeministri Thaçi ka zhvilluar edhe një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimiutris Droutsas, i cili e ka siguruar kryeministrin e Kosovës se Greqia do të luajë rol konstruktiv në procesin e integrimeve evropiane për Kosovën.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë ka ripërsëritur qëndrimin e qeverisë greke se perspektiva e Kosovës tashmë është e qartë, ajo është perspektiva evropiane.

Pacolli vazhdon lobimin me vendet afrikane

Në kuadër të aktivitetit diplomatik në New Jork të SHBA-së, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka takuar Presidentin e Guinesë Equatoriale, Teodoro Obiang.

Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli, e informoi Presidentin Obiang, me situatën në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë.

Zëvendëskryeministri Pacolli, kërkoi nga presidenti Obiang, që të shqyrtojë seriozisht njohjen e Kosovës, duke i argumentuar atij se një vendim i tillë, do të ishte në respektim të plotë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës dhe opinionit këshillëdhënës të GJND-së.

Presidenti Obiang në anën tjetër, ishte shumë konstruktiv në qasjen e tij në raport me kërkesën për njohje. Po ashtu, ai e ftoi zotin Pacolli që në një të ardhme të afërt të vizitojë Guinenë Ekuatoriale.

Pacolli po ashtu është takuar me presidentin e Afrikës së Jugut, Jakob Zuma dhe atë të Eritresë, Isaias Afewerki.

Gjatë takimit, me presidentin Zuma, zëvendëskryeministri Pacolli, shprehu falënderimin e tij, për pritjen që Presidenti Zuma i kishte rezervuar në Afrikën e Jugut, gjatë vizitës në këtë shtet. Me këtë rast z.Pacolli edhe njëherë ripërsëriti kërkesën për njohjen e Kosovës nga Afrika e Jugut.

Në orët e mbrëmjes së ditës së martë, zëvendëskryeministri Pacolli ka zhvilluar një takim me presidentin e Eritresë, z. Isaias Afewerki.

Zëvendëskryeministri Pacolli, i adresoi qartë Presidentit Afewerki kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran.

Në anën tjetër, presidenti Afewerki u shpreh i kënaqur për informacionet e ofruara, duke premtuar se një vizitë e zëvendëskryeministrit Pacolli në Eritre, do të ishte shumë pozitivë në rrugën e lidhjes së miqësisë ndërmjet dy vendeve.

Aktivitetet e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli në Nju Jork do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Në agjendë janë paraparë edhe një numër i madh takimesh.

Data: 21 Shtator 2011 21:35
Autori: GazetaExpress

Të tjera

  • Vdes çiklisti në një aksident në Gërmi (Video) 0

  • Mustafa rithekson se Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive 0

  • ​Isufi thotë së Asociacioni është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në Kushtetutën e Kosovës (Video) 0

  • Flasin familjarët e të dënuarit për kërcënim ndaj ministrit Abrashi dhe Besnik Mustafës (Video) 0

  • ​Zyrtare: Mbrojtësi shqiptar, kapiten i Baselit (Foto) 0

  • Thaçi ngushëllon familjen Nushi 0

  • Trump përkrah kandidaturën e Kanye West për President 0

  • Sulm me bomba në një xhami në Jemen, 28 të vrarë 0