Arban Abrashi del në fushatë 9 ditë pasi njoftoi se është me Covid - Gazeta Express
string(66) "arban-abrashi-del-ne-fushate-9-dite-pasi-njoftoi-se-eshte-me-covid"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 22:24

Arban Abrashi del në fushatë 9 ditë pasi njoftoi se është me Covid

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 22:24

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka dalë sot në Podujevë për bërë fushatë vetëm nëntë ditë pasi njoftoi publikisht se është infektuar me Covid-19.

Sipas rregullave të OBSH’së, çdo person i infektuar me Covid-19 duhet të qëndrojë i izoluar për 2 javë apo 14 ditë, rregull të cilën Abrashi nuk e ka respektuar.

Lexo Edhe:

Abrashi përmes një shkrimi në facebook më datën 18 nëntor kishte njoftuar se është infektuar me Covid.

E sot Abrashi përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se ka dalë me kandidatin e LDK’së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudarin dhe ministrin Agim Veliu për të bërë fushatë.

Në postimin e tij Abrashi nuk e përmend fare se vetëm para 9 ditës kishte dalë pozitiv me Covid.

Me daljen e tij në fushatë, Abrashi ka rrezikuar shëndetin publik. Rrjedhimisht, sipas Ligjit për Pandeminë, çdo kush që rrezikon shëndetin publik në këtë formë mund të dënohet me gjobë prej 500 eurosh.