Apostolovës i zgjatet mandati edhe për 6 muaj si shefe e BE-së në Kosovë - Gazeta Express
string(72) "apostoloves-i-zgjatet-mandati-edhe-per-6-muaj-si-shefe-e-be-se-ne-kosove"

Apostolovës i zgjatet mandati edhe për 6 muaj si shefe e BE-së në Kosovë

Gazeta Express

25/02/2020 11:14

Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë sot vendim për zgjatjen e mandateve të 6 përfaqësuesve specialë të BE-së, të cilët punojnë nëpër rajone të ndryshme.

Mandati i është zgjatur edhe shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

Lexo Edhe:

Siç shkruhet në vendimin e Këshillit Evropian, Apostolovës do t’i zgjatet mandati edhe për 6 muaj të tjerë deri më 31 gusht të vitit 2020.

Në pozitën e Përfaqësueses së Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolova ishte emëruar në gushtin e vitit 2016. /GazetaExpress/