Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka njoftuar se sot ka biseduar me ministren në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdari, dhe me atë të Financave, Besnik Bislimi, për gjendjen e krijuar pas pandemisë COVID-19.
Sipas një postimi në Twitter, Apostolva ka thënë se BE-ja vazhdon edhe më tutje ta mbështesë Kosovën.
“Kam folur sot me ministrat Rozeta Hajdari dhe Besnik Bislimi, dhe Evropa edhe më tutje mbështet Kosovën në luftën kundër COVID-19. Mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro nga BE-ja në 2-6 muaj përmes ndihmës makro-financiare, mbështetjes buxhetore dhe granteve IPA 2, mbështetjes së sektorit privat, bujqësisë dhe në lehtësimin e varfërisë”, ka shkruar ajo.
Spoke 2day w/ Ministers @HajdariRozeta & #Bislimi on further EU support to Kosovo to fight #COVID19. Up to €160m could be made available to??by EU in 2-6 months thru macro-financial assistance, budget support & IPA grants 2 support private sector, agriculture & alleviate poverty pic.twitter.com/44IIiyyVAr
— Nataliya Apostolova (@ApostolovaEU) April 6, 2020