Lajmi i fundit: Anulohen të gjitha votat për partitë boshnjake në komunat serbe - Gazeta Express
string(79) "anulohen-te-gjitha-votat-e-partive-boshnjake-ne-shtate-komunat-me-shumice-serbe"

Lajmi i fundit: Anulohen të gjitha votat për partitë boshnjake në komunat serbe

Lajme

Gazeta Express

08/03/2021 13:25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar pjesërisht ankesat e paraqitura nga subjektet politike Nasha Iniciativa, Unioni Social Demokrat dhe Nova Demokrastska Stranka lidhur me rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ për zgjedhjet e 14 shkurtit.

PZAP ka marrë vendim që të anulohen në tërësi votat për subjektet politike boshnjake në këto komuna: Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Garaqanicë, Partesh, Kollokot dhe Novobërdë.

Lexo Edhe:

Po ashtu PZAP ka anuluar pjesërisht votat për subjektet politike Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzic dhe Koalicionit VAKAT.

Për subjektin politik Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzic i janë anuluar votat në Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.

Për koalicionin VAKAT janë anuluar votat në Leposaviq.