Ambasadori i Kosovës në Tiranë: S'ka garanca që "Open Balkan" ndjek dhe zbaton frymën e BE'së, prandaj s'bëhemi pjesë - Gazeta Express
string(110) "ambasadori-i-kosoves-ne-tirane-ska-garanca-qe-open-balkan-ndjek-dhe-zbaton-frymen-e-bese-prandaj-sbehemi-pjese"

Ambasadori i Kosovës në Tiranë: S’ka garanca që “Open Balkan” ndjek dhe zbaton frymën e BE’së, prandaj s’bëhemi pjesë

Lajme

Gazeta Express

04/12/2021 10:11

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Skënder Dyrmishi, në një intervistë për ABC News Albania ka folur për projektin e “Open Ballkan”. Dyrmishi ka thënë se tashmë janë bërë të qarta arsyet pse Kosova nuk po i bashkohet një iniciative të tillë.

Dyrsimishi ka theksuar se një prej arsyeve kryesore se pse Kosova nuk bashkohet në një nismë të tillë, është mungesa e garancës se “Open Balkan” do të ndjek dhe zbatojë frymën e Bashkimit Evropian. Ai thotë se s’ka as një dokument që rregullon kompetencat, përgjegjësitë dhe mënyrën e udhëheqjes.

Lexo Edhe:

“ Janë bërë të qarta arsyet pse është kundër. Këtu para se gjithash do të veçojë disa nga këto elemente. Mbi të gjitha këtu është që Kosova nuk do që asnjë asociacion të jetë alternativë e Bashkimit Evropian. Me atë se çfarë dihet deri tash, nuk ka garanca se ky asociacion do të ndjek dhe zbatojë frymën e BE-së. Ska një dokument, ku rregullohen në mënyrë strukturore kompetencat, përgjegjësitë dhe mënyra e udhëheqjes. Kjo është arsyeja kryesore”, ka thënë Dyrimish për ABC News Albania.

Ai ka përmendur si çështje tjera edhe gjithpërfshirjen dhe barazinë. Sipas tij, Kosova mund të përfshihet në iniciativa rajonale vetëm si e barabartë me simbolet shtetërore./VIDEO/