Ambasadori amerikan i shkon sot në zyrë Hotit: A do të përmendet dialogu - Gazeta Express
string(69) "ambasadori-amerikan-i-shkon-sot-ne-zyre-hotit-a-do-permendet-dialoguu"

Gazeta Express

05/06/2020 9:32

Ambasadori amerikan i shkon sot në zyrë Hotit: A do të përmendet dialogu

Gazeta Express

05/06/2020 9:32

Në ditën e dytë të tij si kryeministër, Avdullah Hoti, do të ketë dy angazhime të rëndësishme.

Sot ai mban mbledhjen e parë të rregullt të Qeverisë së Kosovës.

Lexo Edhe:

Siç është bërë e ditur me anë të një komunikate për media, kjo mbledhje do të mbahet me fillim prej orës 12:00.

Po ashtu, me fillim prej orës 15:45 Hoti do të ketë takim edhe me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Takimi i Hotit me Kosnettin vjen në një periudhë kur SHBA-ja me ngulm po kërkon rinisjen e dialogut me Serbinë.

Për të nisur ky proces, Hoti është zotuar se do të heqë të gjitha pengesat e vëna nga qeveria Kurti, përfshirë edhe reciprocitetin ndaj Serbisë.