Ambasadori amerikan Hovenier: Siç ka thënë presidenti Clinton, masakra e Reçakut ishte akt vrasës i qëllimshëm - Gazeta Express
string(108) "ambasadori-amerikan-hovenier-sic-ka-thene-presidenti-clinton-masakra-e-recakut-ishte-akt-vrases-i-qellimshem"

Ambasadori amerikan Hovenier: Siç ka thënë presidenti Clinton, masakra e Reçakut ishte akt vrasës i qëllimshëm

Lajme

Gazeta Express

15/01/2022 11:46

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier në ceremoninë e 23-vjetorit të Masakrës së Reçakut, ka thënë se Masakra e Reçakut ka qenë akt vrasës i qëllimshëm dhe ishte arsyeja pse ShBA-ja intervenoi në mbrojtje të popullit të Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Askush të mos harrojë apo mohojë se çka ndodhi këtu dhe se pse aleatët dhe ShBA-ja intervenuan për të mbrojtur popullin e Kosovës. Në përgjigje të këtyre mizorive SHBA-të në bashkëpunim me aleatët e NATO-s vepruan në mbrojtje të civilëve të pambrojtur. Këto qëllime i përfaqësojnë thellësisht vlerat amerikane dhe perëndimore.Ne besojmë që të gjithë popujt pa dallim etnie apo feje meritojnë të jetojnë në liri”, tha ai.

Lexo Edhe:

Ai citoi ish-presidentin amerikan, Bill Clinton i cili e kishte quajtur masakrën e Reçakut akt vrasës i qëllimshëm.

“Jemi të vetëdijshëm për përpjekjet për të rishkruar historinë e dokumentuar mirë të masakrës së Reçakut dhe për të minimizuar apo keqintepretuar faktet rreth këtyrë mizorive, dëshiroj të jem i qartë siç ka thënë presidenti Clinton atëherë dhe e vërtetojmë sërish tani ky ishte një akt vrasës i qëllimshëm dhe pa dallim, që synonte të mbillte frikë te populli i Kosovës, mohimi dhe glorifikimi i krimeve të luftës çnderon kujtimin e të vrarëve dhe e kthen rajonin prapa”, tha ai.

Tutje Hovenier tha se e mban mend mirë ditën e Masakrës së Reçakut kur ish-ambasadori amerikan Walker e kishte informuar përmes telefonit.

“E mbaj mend shumë mirë si zyrtar në misionin e ShBA-së në OSBE përgjegjës për Kosovën atëherë kisha një marrëdhënie të mirë me ambasadorin Walker. Ai më thirri në telefon sapo ishte larguar nga Reçaku tashmë i përqëndruar në rekomandimet e tij për OSBE-në në reagim të vrasjeve brutale të civilëve të pafajshëm”, tha ai