Albin Kurti nga frika e humbjes në Prizren e fillon fushatën një muaj më herët - Gazeta Express
string(81) "albin-kurti-nga-frika-e-humbjes-ne-prizren-e-fillon-fushaten-nje-muaj-me-heret-ge"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2021 22:42

Albin Kurti nga frika e humbjes në Prizren e fillon fushatën një muaj më herët

Lajme

Gazeta Express

22/09/2021 22:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar sonte në Prizren që të bëjë fushatë në dobi të kryetarit Mytaher Haskuka. E në frikë se mund ta humbasë Prizrenin, si rezultat i qeverisjes së Haskukës, Kurti e ka nisur fushatën një muaj më herët.

Bashkë me Kurtin ka qenë deputetja Duda Balje dhe ministri i Kulutrës Hajruallah Çeku.

Lexo Edhe:

Përkundër që për qeverisjen e Haskukës ka kritika të mëdha nga eksponentë nga politika dhe shoqëria civile, VV’ja zgjodhi ta rikandidojë atë.

“Ndryshimin politik të realizuar para katër vjetëve duhet ta vazhdojmë”, është shprehur Kurti.

I pari i qeverisë zgjodhi që pozitën e tij ekzekutive ta përdorë politikisht, duke thënë se në vitin e ardhshëm qeveria e tij do ta favorizojë Prizrenin në miratim të buxhetit.

“Në vitin e ardhshëm Qeveria për herë të parë do të nënshkruajë buxhet të shtetit në përputhje me programin qeveritar. Në vitin e ardhshëm, programi qeveritar dhe buxheti i Republikës do të jenë në përputhje, andaj do të bëjmë më shumë dhe më mirë për qytetarët, përfshirë këtu edhe Prizrenin”, ka thënë Kurti, transmeton Besa.

Mytaher Haskuka nga 49 premtimet në fushatë, ka realizuar 30 sosh. Pjesa tjetër nuk kanë filluar ose nuk janë përmbushur.

Dihe se në fundin e qeverisjes, kryetarët e komunave nisin projekte që mund të mos përfundojnë kurrë, në mënyrë që të mos konsiderohen si projekte (premtime) të panisura.

Kundërkandidatë të Haskukës në Prizren janë Sheqir Totaj nga PDK dhe Anton Çuni nga LDK.