AAK ngadalë merr përgjegjësinë për sulmin me vezë ndaj Hotit - Gazeta Express
string(60) "aak-ngadale-merr-pergjegjesine-per-sulmin-me-veze-ndaj-hotit"

AAK ngadalë merr përgjegjësinë për sulmin me vezë ndaj Hotit

Gazeta Express

22/02/2020 15:53

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ngadalë ka filluar që të marrë përgjegjësinë për sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hotit, raporton Express.

Grupi Parlamentar i AAK’së ka publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook, raportimet e mediave për këtë rast.

Lexo Edhe:

Edhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, ka dalë hapur pro sulmit me vezë ndaj Avdullah Hotit, Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës.

“Kushdo që e ka bërë, ka bërë shumë mirë dhe kjo duhet kuptuar që nuk do e lejojmë Serbinë dhe Rusinë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj, në një përgjigje për T7. Shpjegimet tjera të Haradinajt mund t’i shikoni në lajmet qendrore në T7, në orën 19:30.

Edhe zyrtari tjetër i AAK’së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të mos marrë vendime të njëanshme për sa i përket taksës. Ka thënë se duhet të ketë konsensus politik për tema të tilla që kanë të bëjnë me Serbinë.

Për sulmin ndaj Hotit, gishtin ka opozita e ka drejtuar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari ka shkruar se nëse opozitarizmi do të jetë gjuajtja me vezë ajo do të jetë kopje e keqe qeverisjes së tjetërkujt.

“Nëse veprimi opozitar tash e tutje do të jetë gjuajtja me Vezë pozitën, sikur që u bë sot ndaj Zv/KM Avdullah Hotit, atëherë njejtë sikur edhe qeverisja juaj deri tash, do të jenë kopje e keqe e tjetër kujt”, ka shkruar Kusari./Gazeta Express