Të dielën mbahen zgjedhjet komunale në Podujevë, derisa, ditëve të fundit krejt fokusi i zyrtarëve të partive ka shkuar në këtë komunë të Kosovës, e nuk kanë munguar as vizitat atje, raporton Gazeta Express.
Nga LDK-ja kandidat për kryetar është Nexhmi Rudari, nga LVV-ja Shpejtim Bulliqi, ndërsa nga PDK-ja Naim Fetahu.
Të tre këta kanë marrë mbështetje nga subjektet e tyre, ndërkohë duket se zyrtarët e partive kanë harruar se Kosova po përballet me pandemi e e kanë lëshuar dorën edhe në respektim të masave.
Duke treguar se po marrin mbështetje në zgjedhje, përmes profileve në Facebook, zyrtarë të partive po publikojnë foto ku shihen pa maska e ku janë mbledhur më shumë se pesë persona.
Njësoj ka ndodhur edhe mbrëmë, sipas disa fotografive që ka publikuar u.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.
Ai shihet në një ambient të mbyllur, ku asnjë person nuk mban maskë e ku janë më shumë se 10 persona.
“Në çdo cep të Podujevës, PDK po merr përkrahje të madhe nga të rinjtë, të rejat, burrat e gratë. Sot gjetëm mikpritje të ngrohtë në vatrat e shumë familjeve në Podujevë. Qytetarët e Podujevës më së miri e dinë se kë duhet ta votojnë me 29 nëntor, për të mirën e komunës së tyre – e ai është Naim Fetahu”, ka shkruar Hoxhaj.
Hiç më mirë nuk po veprojnë as në partinë e Albin Kurtit, në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ky subjekt që ka për kandidat Shpejtim Bulliqin po mbledh, gjithashtu, qytetarë në numër më të madh se që e lejon ligji.
Kjo shihet edhe në faqen zyrtare të këtij subjekti në Podujevë, Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Besianë.
Më shumë se pesë persona janë mbledhur edhe në LDK, duke kërkuar votë për Nexhmi Rudarin.
Kjo është bërë e ditur në fotografitë që ka publikuar vetë Rudari në Facebook. Aty shihen madje edhe kryeministri Avdullah Hoti e anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.
Institucionet kanë ndaluar tubimin e më shumë se pesë personave, si masë preventive për përhapjen e pandemisë COVID-19.
Megjithatë, një vendim i tillë që si pasojë shumë qytetarë të Kosovës kanë marrë dënime nga policia, si duhet nuk vlen edhe për zgjedhjet e fushatën në Podujevë. /GazetaExpress/
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...