Dy tifozė tė Rusisė raportohet tė jenė pėrfshirė nė pėrleshjet e dhunshme, qė ndodhėn pas ndeshjes me Poloninė, nė Euro 2012. Dhuna filloi gjatė festimit tė fitores nga ana e rusėve, mė 12 qershor, me rreth 200 persona qė thuhet se janė lokalizuar nga policia, pasi u pėrleshėn me fansat rivalė.
Ndėrsa, tash ėshtė konfirmuar se dy fansa mė aktivė janė pėrzėnė nga Polonia. Dy shtetas rus janė urdhėruar qė ta lėshojnė territorin e Polonisė. Ky vendim hyn nė fuqi sot, ka thėnė zėdhėnėsja e drejtorisė regjionale tė Varshavės, Ivetta Bialy.
Dėnimet pėr tifozėt tjerė tė pėrfshirė nė dhunėn e sė martės do tė nisin nga 115 euro, deri nė 5 muaj burg. UEFA ka lėvizur menjėherė duke e dėnuar dhunėn, ndėrsa e kishte kėshilluar Federatėn e Futbollit tė Rusisė qė tė ishte mė syhapur me fansat rusė, qė nė ndeshjen e parė, qė ishte zhvilluar mė 8 qershor ndaj Republikės sė Ēekisė.