E Diel, 26 Maj 2013E Diel, 26 Maj 2013

Shaqirin e adhurojnė femrat

Nga Express | 17 Shtator 2012 16:29
Madhësia e tekstit:

Mesfushori 20-vjeēar, Xherdan (Gjerdan) Shaqiri, tashmė i admiruar nga rinia fanse e sportit edhe nė Europė, nė njė intervistė pėr mediat gjermane ka sqaruar jetėn e tij larg familjes, ndėrsa ėshtė komentuar shumė pas ndeshjes mes Shqipėrisė dhe Zvicrės, nė tė cilėn Shqipėria humbi lojėn.

Nė Zvicėr ju jeni njė idhull pėr tė rinjtė, mendon se ėshtė e vėshtirė qė njė njeri i famshėm tė gjejė gruan ideale?

Po, sigurisht qė ėshtė shumė e vėshtirė. Fillimisht duhet tė di nėse femra ėshtė e interesuar pėr futboll, se jo tė gjitha mund tė pėrballojnė kėtė situatė nė tė cilėn kalojnė futbollistėt. Ka kohė tė mendoj njė gjė tė tillė, nėse do tė gjej njė femėr e cila do mė dojė mua si Xherdan apo si futbollist.

Sa mesazhe dashurie merrni nė ditė?

Erdini, vėllai im merret me rregullimin e kėtyre gjėrave. Ndoshta mė shumė se 15 mijė letra nė muaj, propozime pėr martesė ende nuk ka pasur nė mesin e tyre, por vetėm numra telefoni dhe imazhe tė nxehta.

Dhe, bėni ndonjėherė pėrzgjedhjen e ndonjė numri prej tyre?

Sigurisht qė jo, as qė diskutohet kjo gjė.

Si arrini tė mbani peshėn e duhur?

Si natyrė nuk jam i lėvizshėm shumė dhe jam mėsuar qė tė ushtroj gjithmonė dy herė nė ditė. Mė shumė konsumoj peshkun edhe atė gjatė darkės, por nuk e kam problem tė shtoj peshė, sepse e largoj menjėherė.

Jeni gjithashtu edhe imazh i Coca-Cola, si ndiheni nė kėtė rast?

Nuk pėrbėn problem aspak, pasi pas lojės unė gjithmonė konsumoj coca-cola tė ftohtė, gjė qė mė bėn tė ndihem mirė. Jam i kėnaqur qė punoj dhe kam bashkėpunim me ta, pasi mbetet njė markė bazike.

Zakonisht thuhet se pas ēdo ndeshjeje ju telefononi prindėrit tuaj, pse?

Nėna ime gjithmonė dėshiron tė mė dėgjojė pas ndeshjes nėse jam mirė, pasi gjėja mė e rėndėsishme pėr tė ėshtė qė tė kthehem nė shtėpi i shėndetshėm.