E Mërkurë, 22 Maj 2013E Mërkurë, 22 Maj 2013

Bleona Qerreti: E mbarova albumin, tash koncertet

Nga Express | 03 Gusht 2012 15:33
Madhësia e tekstit:

Bleona Qereti ėshtė drejt kurorėzimit tė ėndrrės sė saj, qė mban emrin Hollywood. Albumi ka pėrfunduar tashmė; nė agjendė ėshtė xhirimi i videos dhe turi mbarėbotėror, qė do tė nisė me Shqipėrinė, Kosovėn e Malin e Zi.

Jeta private qė duket se me gjithė thashethemet qė qarkullojnė vazhdon tė shkojė vaj, filmi me Steven Seagal dhe dita e Bleonės nga mėngjesi nė darkė…Nė njė rrėfim tė veēantė pėr faqet e verės nė Gazetėn Shqiptare tė kėngėtares shqiptare Bleona Qereti.

Bleona, cilat janė angazhimet e tua kėto kohė?

Jam nė pėrfundim tė albumit dhe nė prag tė xhirimit tė videos sė parė nė album.

Kanė ardhur lajme qė ke punuar me producentin Timbaland, e madje se ke pėrgatitur njė kėngė me motive popullore; ėshtė shkruar se ke regjistruar nė studion e Michael Jackson; ke punuar me njė nga kompozitorėt e Rihannės, Tiao Cruz Makeba, etj. Ēfarė ka ndodhur me kėngėt qė ke realizuar nė kėto studio?

Kėngėt kanė pėrfunduar pothuajse tė gjitha. Timbaland ka bėrė 3 kėngė, Rodney Jerkins (Darkchild) ka bėrė 3 kėngė dhe kėngėt e tjera janė realizuar nga Skydancers nė Francė dhe Stopwaitgo nė Islandė. Siē thashė mė parė, jam nė prag tė xhirimit tė videos sė parė. Drejtori i videos do tė jetė Ray Kay (Ray ka bėrė tė gjitha videot, duke nisur nga Brintey deri te Gaga).

E ke thėnė gjithnjė se qėllimi yt ėshtė tregu ndėrkombėtar i muzikės. U bėnė vite tashmė…Ēfarė ke arritur nė kėtė qėllim deri tani dhe ēfarė ka mbetur ende?

Po, ėshtė e vėrtetė. Sigurisht qė janė bėrė vite, sepse gjėrat nuk janė tė lehta. Po tė ishin, ēdo njeri do kishte ardhur kėtu dhe do kishte bėrė namin. Para disa ditėsh pashė nė kinema filmin e Katy Perry dhe aty kuptova qė unė kam qenė me shumė fat qė e gjithė kjo punė mė nė fund ėshtė nė prag tė pėrfundimit, mbasi Katyt i janė dashur pothuajse 7 vjet pėr tė nxjerrė albumin. Ėshtė jashtėzakonisht e vėshtirė dhe asnjė njeri nuk tė garanton sukses. Atė ta garanton vetėm publiku.

Nga statuset e tua nė Twitter dhe Facebook ka dalė lajmi se do tė luash edhe nė njė film. A mund tė mė thuash mė shumė rreth kėtij projekti?

Ėshtė thjesht njė rol i vogėl nė episodin “True Justice”, ku stari kryesor ėshtė Steven Seagal. Duke qenė se ne kemi pasur miqėsi qė 3-4 vjet, tashmė mė ftoi nė audicion dhe unė fitova. Dhe karakteri im ishte nga Andaluzia dhe e ndėrruan; e bėnė shqiptare dhe unė kam folur shqip nė film. Filmi del nė nėntor kėtu nė Amerikė, nė kanalin televiziv “Reelz”.

Bleona, sa vite ke pa ardhur nė Shqipėri?

Qė nė nėntor tė 2010-ės, d.m.th njė vit e gjysmė tani.

A ke ndonjė projekt qė e ruan pėr ta realizuar nė Shqipėri?

Turrin mė tė bukur, pėr tė cilin kam kohė qė pėrgatitem! Mė ka marrė malli shumė, shumė, shumė, shumė tė jem nė skenė afėr me fansat e mi. Unė nė Facebook dhe Twitter jam shumė afėr me ta dhe u kthej pėrgjigje zakonisht tė gjithėve, por ėshtė tjetėr ndjenjė kur i ke pranė dhe tė jesh nė skenė.

Ka dalė nė modė kėtej qė kėngėtare tė reja bėhen pjesė e formatit tė politikės. E ke shprehur edhe ti qė Berisha ėshtė politikani yt i preferuar. A tė tundon ndonjėherė ideja e njė pėrfshirjeje politike edhe ty?

Jeta ime ėshtė muzika dhe jo politika. Unė asnjėherė nuk kam bėrė atė “qė ka qenė nė modė”. Gjithmonė kam bėrė atė qė mė ka thėnė koka. Por. Dr.Sali Berisha ėshtė njeriu im mė i preferuar! Kjo ka lidhje me koncertet e “Vizion Plus”-it qė kemi bėrė nė 1996-ės kur unė kam qenė akoma fėmijė. Jozefina Topalli, Lulzim Basha dhe Majlinda Bregu janė tė tjerė politikanė pėr tė cilėt ndihem krenare qė i kam miq dhe qė kam pasur nderin t’i njoh nga afėr. Janė njerėz tė cilėt, pa marrė parasysh sa larg jam, do tė jenė gjithmonė nė zemrėn time dhe unė u uroj ēdo tė mirė nė jetė!

Jeta jote personale? A je ende e martuar me Gani Bardhėn dhe nga dolėn thashethemet e disa kohėve mė parė qė ishit divorcuar?

Gani ėshtė njeriu mė special nė jetėn time dhe kjo nuk ka vend pėr diskutim! Unė gjithmonė do tė jem marrėzisht e dashuruar mbas syve tė tij. Gani ėshtė bėrė personazh kėtu, sepse duket si yll Hollywood-i me fizikun qė ka. Kur jemi nėpėr darka, ka njerėz qė vijnė mė takojnė mua nė tavolinė dhe pastaj kthehen nga Gani dhe e pyesin: “Hė, si i ke punėt me karrierėn? Kur del filmi?”. Dhe Gani, qė nuk ka lidhje fare me kėto, ia plas tė qeshurit dhe u thotė: “Unė nuk kam menaxher ose agjent apo trajner…Unė jam Gani.” (qesh) Jetės nuk i dihet, po sikur unė tė martohem dhe 100 herė tė tjera, vendin e Ganit nuk do ta zėrė askush. Mendoj se ai do vijė nė Shqipėri me mua nė turrin qė kam nė plan tė bėj nė fund tė verės.