E Shtunë, 25 Maj 2013E Shtunë, 25 Maj 2013

Turqi, dhėndri rreh nusen ditėn e dasmės

Nga Express | 04 Korrik 2012 22:25
Madhësia e tekstit:

Njė dhėndėr ka rrahur nusen e tij pėrpara ceremonisė sė dasmės nė rajonin Kadżkoy tė Stambollit, ka raportuar e pėrditshmja turke “Hurriyet”. Sherri nisi mes dhėndrit dhe nuses, por u pėrhap edhe mes familjeve tė tyre dhe ndaloi vetėm me ndėrhyrjen e policisė.

Dhėndri me inicialet I.O. dhe nusja C.A. po udhėtonin drejt njė lokali nė Kadżkoy, ku do tė zhvillohej dasma e tyre me tė afėrmit e tė dy palėve. Rrugės nusja i ka thėnė dhėndrit se tezja e tij i kishte dhėnė njė byzylyk fals dhe jo tė florinjtė gjatė ceremonisė sė fejesės.

Dhėndri i fyer dhe i zemėruar i tha: “Si guxon tė flasėsh kėshtu pėr tezen time?”; Dhe, “me tė drejtėn qė i takonte”, ka nisur ta qėllojė atė. Grushtet kanė vazhduar edhe pasi kanė arritur nė lokal. Kur tė afėrmit e vajzės kanė dashur tė ndėrhyjnė, ai i ka drejtuar njė armė.

Mė pas, tė afėrmit e dhėndrit dhe nuses kanė sulmuar njėri-tjetrin nė rrugė. Disa nga pala e dhėndrit janė pėrpjekur ta qetėsojnė atė, por ai, i pangopur, u ka ikur nga duart dhe e ka sulmuar pėrsėri nusen e cila ishte rrėzuar nė tokė.

Policia nė rajonin aty afėr ka mbėrritur nė vendngjarje dhe ka ndaluar dhjetė persona, por ata janė liruar pėrsėri pasi janė marrė nė pyetje.