Siria dhe gabimi nė Bosnjė
08 Gusht 2012 11:53, Nga Nikolas K. Gvosdev, The National InterestLuftimet e ashpra nė Allepo vetėm se e nėnvizojnė qėndrimin se as regjimi i presidentit, Bashar Al Asad, e as opozita qė po lufton pėr dėbimin e tij nga pushteti, nuk do tė arrijnė sė shpejti ndonjė fitore vendimtare. Megjithatė, njė gjė ėshtė e qartė: nuk mund tė ketė kthim prapa nė status quo-nė qė ekzistonte para vitit 2011. Ėshtė derdhur tashmė shumė gjak pėr tė mundėsuar ēfarėdo marrėveshje pėr ndarjen e pushtetit ndėrmjet regjimit dhe opozitės.
Nė tė njėjtėn kohė, Asadi nuk ka fuqi tė mjaftueshme pėr ta shpėrbėrė revoltėn me njė sulm tė sigurt. Andaj, luftimet sipas tė gjitha gjasave, do tė vazhdojnė nė njė luftė tė pėrgjakshme derisa tė ndodhė diēka pėr ta ndryshuar balansin e fuqisė nė fushėbetejė.
Njė mundėsi ėshtė qė Asadi dhe gjeneralėt e tij tė vriten-qoftė nga forcat opozitare ose elementėt pėrbrenda regjimit, qė mund tė shpresojnė qė me servimin e kokės sė Asadit tu ndihmojnė negociatave personale pėr ta siguruar jetėn dhe pronėn e tyre.
Mundėsia e dytė ėshtė qė bashkėsia ndėrkombėtare tė montojė njė ndėrhyrje tė drejtpėrdrejt me mision kryesor krijimin e paqes-ndarjen e luftėtarėve dhe krijimin e zonave tė sigurta sikurse pėr opozitėn ashtu dhe pėr grupet e ndryshme minoritare qė kanė vazhduar ta mbėshtesin regjimin.
Mirėpo, asnjėra nga kėto mundėsi nuk pritet tė realizohet nė kėtė moment.
Gjasat ekzistuese pėr tejzgjatjen e ngėrrēit, sidoqoftė, nuk nėnkuptojnė se duhet tė ndalemi tė mendojmė pėr rezultate pozitive nė njė Siri post-Asadiane. Ėshtė e rėndėsishme pėr politikbėrėsit nė Uashington dhe nė kryeqytete tė tjera ta zhveshin vetėn nga ajo qė mund tė quhet gabimi nė Bosnjė.
Nė kohėn kur po shembej Jugosllavia, gabimi nė Bosnjė qėndronte nė besimin se grupet e ndryshme etnike dhe sektare do tė vazhdonin tu mbesin besnik idesė amorfe tė Bosnjės dhe se do tė besonin qė institucionet kombėtare do tė pėrfaqėsonin dhe mbronin interesat e tyre.
Edhe kur zgjedhjet mė 1990 treguan se shumica e qytetarėve tė Bosnjės votuan pėr partitė etnike si pėrfaqėsuese tė interesave tė tyre tė pėrbashkėta, me ato forca qė flisnin pro ekzistimit tė margjinalizimit tė platformave ndėr-etnike, besimi se njė identitet i pėrbashkėt boshnjak do tė ishte mė i rėndėsishėm pėr boshnjakėt se sa tė qenit mysliman, serb apo kroat, vazhdonte tė ishte pjesė qendrore e imagjinatės sė burrėshtetasve perėndimorė.
Pėr ta shmangur luftėn, e cila po kanosej, tri partitė politike qė po udhėhiqnin nė Bosnjė-Partia Myslimane pėr Veprim Demokratik, Partia Demokratike Serbe dhe Bashkimi Demokratik Kroat, kuptuan se duhet ti linin anash agjendat e tyre maksimaliste pėr tė gjetur njė lloj kompromisi.
Alija Izetbegoviq, Radovan Karaxhiq dhe Mate Boban-liderėt e tė tria partive qė arritėn njė kompromis mbi qeverisjen e republikės, u pajtuan tė gjithė mė 1992 nė Lisbonė pėr krijimin e Bosnjės si njė federatė e decentralizuar tė bazuar nė kantone etnike.
Plani, i zhvilluar nga Lordi Piter Kerringtėn, ish-sekretar i jashtėm britanik dhe nga ish-sekretari gjeneral i NATO-s, ambasadori Hose Kutilero, kėrkonte qė qeveria qendrore e dominuar nga myslimanėt tia jepte njė pjesė tė madhe tė tė drejtave vendimmarrėse zonave kroate dhe serbe, nė mėnyrė qė ato tė kundėrshtojnė ndarjen dhe bashkimin me Kroacinė apo Serbinė.
Izetbegoviq pranoi kėtė marrėveshje, sepse ajo nėnkuptonte zvogėlimin e ndikimit tradicional tė shtruar nga komuniteti boshnjak mbi Bosnjėn gjatė periudhės sė parė tė komunizmit, edhe pse boshnjakėt pėrbėnin vetėm njė shumicė dhe jo shumicėn totale tė popullatės.
Ngjashėm, serbėt dhe kroatėt duhej tė hiqnin dorė nga ėndrrat pėr Serbinė e Madhe dhe Kroacinė e Madhe duke pranuar gjithashtu kompromise territoriale. Asnjėra palė nuk ishte aq e mahnitur nga marrėveshja, por tė gjithė e vlerėsonin atė si tė vetmen mundėsi pėr ti shpėtuar tė gjithė nga lufta nė kohėn kur veē kishin nisur pėrleshjet.
As perėndimi, veēanėrisht Shtetet e Bashkuara, nuk ishte i entuziazmuar pėr marrėveshjen. Disa politikanėve evropianė, tė pėrfshirė nga entuziazmi qė shoqėroj lansimin e njė Bashkimi tė ri Evropian me qėllim thellimin e integrimit, u pengonte zbatimi i kritereve tė pėrbashkėta dhe etnike nė njė kohė kur mbizotėruese kjo gjendje nė kontinent e qė Evropianėt i kishin tejkaluar gjėra tė tilla.
Edhe Shtetet e Bashkuara ishin tė shqetėsuara nga zbatimi i parimit etnik, veēanėrisht nga transferimi i pėrgjegjėsive tek qarqet e definuara etnikisht. Pėrveē kėsaj, politikbėrėsve amerikanė nuk u pėlqente ideja se njerėzit mund tė ishin mė besnikė ndaj identiteteve etnike, fetare apo fisnore se sa ndaj atyre kombėtare. Kishte shqetėsime se marrėveshja e Lisbonės do tė inkurajonte spastrimin etnik nė shkallė tė ulėta.
Meqė Bosnja pritej tė ndahej nė kantone, shqetėsimi ishte qė sapo tė ishte cilėsuar ndonjė kanton si mysliman, serb apo kroat, shumica mbizotėruese do tė dėbonte minoritetet.
Kur u bė e qartė se fuqitė e huaja nuk do tė detyronin pajtimin mbi marrėveshjen dhe me premtimet e Shteteve tė Bashkuara se do ta mbėshtesnin qeverinė qendrore tė udhėhequr nga myslimanėt edhe nėse ajo do tė hiqte dorė nga marrėveshja e Lisbonės, marrėveshja u shpėrbė nė muajin prill, ndėrsa nisi lufta civile.
Pasi kishin trashėguar armatimin e ish-ushtrisė jugosllave, serbėt e Bosnjės sė shpejti arritėn sukses nė fushėbetejė- gjė qė u ndalohej me marrėveshjen e Lisbonės, ndėrsa refuzuan marrėveshje tė tjera mė 1993 e 1994, me tė cilat synohej tė ringjallej marrėveshja nė fjalė.
Lufta nė Bosnjė pat pėrfunduar pas vrasjes sė mijėra njerėzve, pas Marrėveshjes sė Dejtonit, nė tė cilėn Shtetet e Bashkuara pėrfshinė parimin e njėsive tė bazuar nė etni-njė marrėveshje, e cila ironikisht i la boshnjakėt me mė pak territor se sa qė do tė kishin fituar bazuar nė marrėveshjen e Lisbonės.
Gabimi i Bosnjės u pat pėrsėritur mė 2003, kur ekzilėt irakianė i treguan presidentit, Xhorxh Bush, gjatė njė takimi nė Shtėpinė e Bardhė se nuk kishte ndonjė spikatje tė vėrtetė pėr identitetet si kurdėt, sunitėt apo shiitėt, e tė cilat qė tė gjitha pėrbėnin njė identitet tė pėrbashkėt tė Irakut. Kjo mėnyrė e tė menduarit ekzistonte pėrbrenda administratės e , sipas tė cilės, nė Irakun e ēliruar nga tirani i tij, irakianėt do tė mblidheshin pas njė identiteti tė pėrbashkėt.
Vite tė luftėrave tė pėrgjakshme nė kėtė vend qė nga viti 2003 treguan se sa tė gabuara ishin ato presupozime. Ngjashėm me kėtė, pavarėsisht retorikės mbi Sheshin Tahrir tė Kajros se nuk kishte as myslimane e as egjiptianė tė krishterė, por vetėm egjiptianė, realiteti nė Egjiptin post-Mubarakian ėshtė se mbetet mjaft domethėnės identiteti i pėrbashkėt.
Pėr mė tepėr, siē argumenton Amitai Etzioni nė librin e tij Hot Spots, nė shumė shtete tė Lindjes sė Mesme, popujt u qėndrojnė besnik kryesisht grupit tė tyre fetar apo etnik. Institucionet kombėtare shihen kryesisht si mėnyrė pėr ta ndarė fitimin dhe pėr ta shpėrndarė atė tek grupet e ndryshme.
Andaj, ēdo ndryshim nė regjimin e Sirisė ndryshon marrėveshjen qė ka fuqi tė shpėrndara, pronė dhe ndikim ndaj komuniteteve tė ndryshme qė e pėrbėjnė shtetin. Kjo ėshtė dhe njė arsye se pėrse regjimi i Asadit ende mbijeton, pėr shkak tė frikės sė zėvendėsimi i tij do tė sillte me vete njė regjim suni nė shtet. Siria do tė mund ta pėrjetonte njė skenar tė ngjashėm me fqiun Irakun, ku hegjemonia sunite nėn Sadamin ėshtė zėvendėsuar me shiitėt dominues nėn administratėn e Malikit.
Disa besojnė se nė rast tė vdekjes sė Asadit (ose dobėsimit tė dukshėm tė fuqisė sė tij), grupe tė ndryshme nė Siri do tė kėrkonin qė me opozitėn ta diskutojnė ēėshtjen e ndarjes sė pushtetit. Nė kėtė drejtim, mund tė paramendohet njė takim i ardhshėm nė Staboll me tė cilin do tė vendosej themeli pėr zėvendėsimin e Republikės sė tanishme Siriane me njė Bashkim Sirian, tė bazuar nė ringjalljen e disa entiteteve qė ekzistonin gjatė pjesės sė parė tė mandatit francez (1920-1936) pėrfshirė shtetet e ndara alavite dhe druze, sikurse kantonėt rajonalė tė bazuar nė Allepo dhe Damask.
Arabia Saudite ndėrmjetėsoi nė dhėnien fund tė njė lufte civile nė Liban me Marrėveshjen Taif mė 1989-nė fakt, njė marrėveshje e ngjashme e cila do tė njihte epėrsinė sunite nė Siri, por qė do tė institucionalizonte njė sėrė masash mbrojtėse pėr grupet e tjera- do tė mund tė ishte e zbatueshme dhe nė linjė me interesat dhe shqetėsimet e sauditėve.
Njė marrėveshje e stilit tė Lisbonės, siē ishte plani fillestar pėr Bosnjėn, ka gjasa tė mos e kėnaqė shumicėn sunite, ndėrsa minoritetet do tė duhej tė pranonin kantone mė tė vogla me mė pak ndikim nė Sirinė post-Asadiane.
Por, duke marrė parasysh se rezultate tė ngjashme ka pasur edhe nė vendet si Bosnja dhe Iraku tek pas disa vitesh tė luftėrave, a nuk do tė duhej qė sirianėt tė pranonin kompromise tė tilla sa mė parė qė tė jetė e mundur?
Suksesi i ēfarėdo marrėveshje tė tillė do tu kėrkonte fuqive tė jashtme-pėrfshirė Perėndimin, Turqinė, Arabinė Saudite dhe Shteteve tė Gjirit, qė ta mbėshtesin kėtė proces. Nėse njė marrėveshje mund tė lehtėsohet pėrgjatė kėtyre vijave-sado tė papėrkryera qė tė jenė, atėherė mund tė ketė gjasa qė tė zvogėlohen problemet qė do tė shfaqen patjetėr nė Sirinė post-Asadiane.
Autori ėshtė profesor pėr studime tė sigurisė kombėtare nė Kolegjin Amerikan pėr Luftėra Detare.
Komentet ()