E Mërkurë, 22 Maj 2013E Mërkurë, 22 Maj 2013

Romney kthen “Boshtin e sė keqes”?

04 Gusht 2012 12:19, Nga Katrina vanden Heuvel

Si njeriu i shpellave, i ngrirė nė akullnajė, Mitt Romney ėshtė i bllokuar nė kohė – nga qėndrimi i tij arkaik pėr tė drejtat e femrave, e deri nė besimin e tij nė politikat ekonomike tė Herbet Hoover-it.

Tani, duket se edhe politika e tij e jashtme ėshtė e mbėrthyer nė tė shkuarėn.

Kėtė javė, Mitt Romney ėshtė nė turneun e tij gjashtėditėsh nė tri vende. Ky udhėtim u bė disa ditė pasi nė njė fjalim pėr ēėshtjet e jashtme ai premtoi se do tė drejtojė nėpėr njė tjetėr “shekull amerikan”.

Por shtrohet pyetja, si duket shekulli amerikan i Mitt Romneyt?

Bota e Romneyt ėshtė njė botė e marrėdhėnieve speciale, veēanėrisht me Britaninė, Izraelin dhe Poloninė, tri vende qė ai i vizitoi nė turneun e tij.

Ėshtė po ashtu, botė e armiqėsive speciale kundėr Iranit dhe dyshimeve tė pafund pėr Kinėn dhe Rusinė.

Pėr Romneyn ekzistojnė tri lloje shtetesh: ata qė janė me ne, vendet qė janė kundėr nesh dhe vendet qė do tė jenė kundėr nesh herėt ose vonė.

Nėse kjo duket si politikė e librave tė historisė sė shekullit 20, ose si skenar i neo-konservatorizmit tė George Bush-it (tė Riut), duket kėshtu pasi e tillė ėshtė. Presidenti Romney nuk do tė sjellė “njė shekull tjetėr amerikan”. Mė saktė, ai do tė na kthejė nė disa nga politikat mė tė kėqija tė shekullit tė kaluar.

Pikėpamja e tij pėr politikėn e jashtme kthehet nė vitet e para tė Reagan-it, para se me liderin sovjetik, Mihail Gorbaēov, tė gjendej terren i pėrbashkėt pėr ēarmatimin bėrthamor, dhe shumė kohė para se Sekretari i Shtetit, James Baker, e drejtoi presidentin George Bush (i vjetri) dhe vendin drejt shmangies sė marrėdhėnieve speciale me Izraelin, sipas tė cilave, Shtetet e Bashkuara duhej tė merreshin me tė gjithė armiqtė e Izraelit. Kjo ndodhi nė ato vitet e para tė pamatura, nė tė cilat politikat e Reagan-it e sollėn botėn afėr pėrplasjes bėrthamore dhe forcat e Shteteve tė Bashkuara i ēuan nė kurthin vdekjeprurės tė konfrontimit me Hezbollahun nė Liban.

Politika e jashtme e Romneyt na kujton vitet e para tė mandatit tė parė tė Bushit, me pėrzierjen e tij tė paranojės, arrogancės dhe besimit nė forcėn amerikane, qė na dha “boshtin e sė keqes” dhe luftėn nė Irak.

Tė kujtojmė se ishin miqtė specialė tė Amerikės, Britania dhe Polonia, qė ishin nė krye tė listės sė “koalicionit tė vullnetit” tė Bush-it dhe i dhanė njė lustėr mbėshtetjes ndėrkombėtare pėr atė katastrofė.

Pėr Romney-n, djalli ėshtė Irani. A do tė jemi edhe njėherė tė pėrfshirė nė njė luftė shkatėrruese nė Gjirin Persik?

Ndoshta Romney mund tė akuzojė presidentin Barack Obama pėr ushtrim tė politikave humbėse dhe pranimin e rėnies amerikane. Por, ėshtė kandidati i Partisė Republikane dhe kėshilltarėt e tij, perspektivat dhe politikat e tė cilėve janė shumė mė tė vogla dhe qė shkojnė shumė prapa pėr Shtetet e Bashkuara tė shekullit tė 21-tė.

Fjalimi i Romneyt dhe udhėtimi i tij zbulojnė se ai nuk ka pėrgjigje pėr pyetjet kritike tė politikės sė jashtme:

Si tė parandalohen vende si Siria, qė tė mos zhyten nė luftė edhe mė tė pėrgjakshme sektare, ndėrkohė qė mbahet gjallė shpresa pėr demokraci dhe zhvillim ekonomik?

Si munden Shtetet e Bashkuara tė punojnė me fuqitė aktuale botėrore dhe ato nė rritje – siē janė Rusia, Kina, Brazili dhe India – pėr ta ndėrtuar njė formė tė qeverisjes ndėrkombėtare, qė e balancon respektin pėr dinjitetin njerėzor me respektin pėr rendin ndėrkombėtar?

Si munden Shtetet e Bashkuara t’i angazhojnė kėto shtete nė menaxhimin e kėrcėnimeve transnacionale, nga papunėsia masive e deri te ndryshimi global klimaterik, qė me gjasė do ta pėrkufizojnė dekadėn e ardhshme?

Nė fund, si do t’i bėjė bashkė presidenti kombet e mėdha pėr tė ndaluar rrėshqitjen drejt njė Depresioni tė Ri?

Madje as nuk ėshtė e qartė se Romney di se cilat janė kėto pyetje.

Pėr, tė mirė ose tė keq, Obama i kupton kėto pyetje kryesore. Pėr tė qenė i sinqertė, ai ka marrė disa vendime tė gabuara, siē ėshtė pėrshkallėzimi i luftės me avionėt e telekomanduar, programet e tij tė fshehta kundėrterroriste dhe pėrqafimi prej tij i sekreteve shtetėrore nė rritje.

Por fakti se presidenti e ka pėrfunduar njė luftė, atė nė Irak, dhe ka filluar tė mbyllė tjetrėn, Afganistan, ėshtė njė mundėsi pėr tė lėvizur nė njė qėndrim tė ri tė politikės sė jashtme, nė njė internacionalizėm tė ri.

U deshėn katėr vite pėr t’i pėrfunduar luftėrat pushtuese me ēmim tė lartė tė periudhės sė Bush-it. Do tė jetė tragjedi tė lejohet Romney dhe kėshilltarėt e tij neo-konservatorė tė na kthejnė prapa, te politikat e dėshtuara tė sė kaluarės.

Komentet ()