E Diel, 19 Maj 2013E Diel, 19 Maj 2013

Partia ultra-demokratike e xhabirėve

20 Qershor 2012 12:00, Nga Arbėr Zaimi

Faktet janė fakte, nė Kaēanik fitoi PDK-ja. Qė nė rrethin e parė, me 53 % tė votave. Partia e xhabirėve shėnoi suksesin e radhės, pas atij tė Ferizajt, e meqė askush nuk ka ndėrmend ta vė nė diskutim kėtė realitet fatkeq, xhabirologėt ia nisin tė diskutojnė me hijet qė i pėrndjekin nė imagjinatat e tyre aspak ngjyrashumė.

Xhabirologėt e dinė mirė xhabirishten, edhe pse kur botojnė shkrime nėpėr gazeta tė pavarura, pėrdorin njė gjuhė pak mė njerėzore. Ama xhabirishtja ėshtė gjuha e tyre e brendshme, gjuha qė u shėnon ekzistencėn e ua dikton nevojėn pėr atė qė do tė mund ta quajmė “hubris i servilit”, arroganca e impotentit qė gėzohet pse shefi i vet nuk dhunon vetėm atė, po edhe tė tjerėt.

Nė xhabirisht nuk ka nevojė tė thuhet, sepse ėshtė e mirėnjohur qė nė rastet kur dhuna shndėrrohet nė sistem, gjithnjė zgjedhjet i fiton zotėruesi i dhunės, mbajtėsi i skeptrit. Psh. njė xhabirolog i famshėm teksa mburrej me fitoret e partisė sė vet, pėrmendte se si populli nuk e paskėsh votuar kėsaj radhe partinė e Kim Jong Ilit, Mao Ce Dunit, Fidel Kastros apo Hugo Ēavezit. Kėsaj liste po i shtoj nga vetja edhe partitė e Enver Hoxhės, Josip Broz Titos, Josif Stalinit, bile edhe partinė famėmadhe tė Adolf Hitlerit. Tė gjitha kėto parti nuk fituan kėsaj radhe, sepse kėsaj radhe fitoi Partia e xhabirėve. Por - siē duhet ta dijė secili lexues - sa herė qė kėto parti tė renditura mė sipėr sipas diktatorėve janė paraqitur nė zgjedhje, ato kanė fituar bindshėm. Pa rreth tė dytė. I imagjinoj xhabirologėt e Koresė sė Veriut, tė cilėt tė frymėzuar nga hubrisi i sipėrpėrmendur ia nisin tė botojnė shkrime nėpėr gazeta se si edhe kėsaj radhe populli nuk e dėgjoi kritikėn perėndimore, se si edhe kėsaj radhe votoi liderin e pathyeshėm, pavarėsisht lapėrdhive qė e karakterizojnė klikėn e tij, se kėto lapėrdhi nė fund tė fundit janė pėrgjegjėsi personale etj. Edhe lideri gjithnjė i dėnon ca prej klikės sė vet, se ai fundi i fundit ėshtė ideali i sė drejtės mishėruar nė njė. Po kėshtu do ketė ndodhur edhe me xhabirologėt e Maos apo ata tė Adolfit.

“Oh Zot i madh” do brengosen xhabirofilėt, “po si ka mundėsi qė ky po na krahasuaka regjimin tonė xhabirian me kėta monstra. Po ne jemi demokraci nė Kosovė, kėtė e thotė edhe vetė qeveria jonė, e thotė edhe media. Vetėm ata sharlatanėt e UNDP-sė nuk po e thonė”. Mirėpo, ekziston si fakt i vėzhguar e i vetėvėrtetueshėm qė secila nga diktaturat e mėsipėrme e ka mbajtur veten pėr demokraci, madje pėr demokraci tė nivelit tė lartė, si shembull pėr botėn. Po ashtu, edhe nė ato vende vetėm do sharlatanė perėndimorė e do opozitarė tė pandreqshėm kanė guxuar tė kritikojnė “realitetin”.

Por, kjo bindje e xhabirofilėve nė fakt qėndron larg sė vėrtetės, ėshtė njė shtrembėrim i pamjes pėrmes njė optike iluzive, ėshtė nė fakt njė sėmundje qė i bėn vetė ata tė mos e kuptojnė se gjithnjė e mė shumė po e lėnė pas demokracinė e sė bashku me xhabirėt i afrohen diktaturės. Kėtė sėmundje halucinative po e quajmė xhabiropati dhe konsiderojmė qė ėshtė e transmetueshme gjatė marrėdhėnieve tė dhunshme a konsensuale pushtet-vartės, pra duhet tė ketė pėrhapje goxha tė gjerė nė partinė e xhabirėve qė ėshtė njė skenė ekstatike e pushtetit.

Xhabiropatia nuk ka si shfaqje tė vetme faktin qė fiton shumicėn e votave. Ajo shfaqet fillimisht tek trembja e popullit pėrmes angazhimit tė personave tė dhunshėm, si vetė Xhabiri a shefi i tij. Shfaqet tek kėrcėnimet fshat mė fshat e familje mė familje. Shfaqet tek fenomeni qė nė kohė tė nazizmit u quajt berufsverbot, apo pėrjashtimi prej vendeve tė punės tė cilitdo qė nuk i pėrulet pushtetit tėnd (si nė Kosovė apo jo?). Shfaqet te fenomeni qė mund ta quajmė sot denksverbot, apo ndalimi i mendimit, dhe te pėrpjekja e xhabirologėve pėr ta etiketuar si tė dhunshme, si terroriste cilėndo alternativė qė nuk ėshtė ajo e tyrja.

E mė sė fundi xhabiropatia shfaqet nė formėn e vet akute tek shushatja e shastisja e popullit, i cili le qė nuk merr pėrsipėr tė protestojė ndaj padrejtėsive, mjerimit e varfėrisė (e nėnta nga fundi Kosova e xhabirėve e qafirėve), por gjithnjė e mė pak del edhe qė tė votojė. Sepse nė vend qė qytetari tė edukohet e t’i lehtėsohet pjesėmarrja nė zgjedhje, atij i dėrgohen nė vendvotime xhabir-drejtorėt tė veshur me petkun e personelit ndihmės. I dėrgohen edhe truprojat e xhabirėve tė pushtetshėm qė tė kėrcėnojnė me gjithė dhunėn e tyre, sepse ditėn e votimit asnjė xhabir nuk ka nevojė pėr truprojė. Kėshtu ndodh qė bie numri i pėrgjithshėm i votuesve, bie numri edhe i forcave tė tjera, por numri i partisė ultrademokratike tė xhabirėve mbetet gjithnjė i njėjtė. Jo rrallė ky numėr pėrputhet me numrin e tė punėsuarve nė administratė e nė bizneset pranė pushtetit, shumėzuar pėr anėtarėt e familjes sė gjerė.

Por, qė ta mbyllim siē e nisėm, faktet janė fakte. Ėshtė fakt qė gjithė xhabirologėve u duhet uruar fitorja e xhabirėve dhe e shefit tė tyre, ky rezultat qė pasqyron mė sė miri realitetin. Po ashtu ėshtė fakt qė vendi i vetėm ku mund tė depozitohet ajo pak shpresė qė ka mbetur gjallė ėshtė te idetė dhe aksionet e atyre qė nuk pajtohen me kėtė realitet e qė pėrpiqen pėrditė pėr ta ndryshuar atė.

Autori ėshtė

Koordinator i Komiteteve pranė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!

Komentet ()