Mos e qani Podrimėn, qani veten tuaj!
23 Korrik 2012 12:04, Nga Mero Baze Sot kur shoqėria shqiptare nė Kosovė dhe Shqipėri po vetėqeveriset nga shqiptarėt, ne duhet tė vajtojmė pėr veten tonė, pasi tashmė identiteti ynė nuk janė mė ata qė i kanė dhėnė shpirtin shoqėrisė shqiptare, por ata qė po i marrin shpirtin kėsaj shoqėrie.
Poeti mė i mirė i gjallė i Kosovės, iku. U fsheh diku nė Francė nė njė tubim poetėsh dhe nuk u pa mė. Siē ndodh rėndom me shqiptarėt pas vdekjesh tė tilla, ngrenė aq shumė pėrmendore me lot, sa duan ta mbysin tjetrin dhe nė atė botė me tė qarat e tyre.
Unė e kam njohur Ali Podrimėn dhe jam hutuar kur e kam takuar pėr herė tė parė nė fillim tė viteve 90-tė. Diferenca mes fuqisė sė fjalės sė shkruar dhe njė burri mesatar pa asnjė gjymtyrė imponuese nė bisedė mė kishte bėrė gjithmonė pėrshtypje dhe e kujtoja sa herė ndeshesha me tė. Ai nuk u ngjante poetėve tanė tė njohur dhe as shkrimtarėve tanė tė mėdhenj, sa i pėrket autoritetit imponues tė tyre. Ai nuk kishte asnjė dėshirė tė kishte njė biografi politike. Nuk e kuptova dot kurrė nėse ai ishte njė mbėshtetės i Rugovės, Thaēit
, Berishės, Nanos, Ramės
Nuk e kuptova kurrė si ia kish dalė me Titon dhe si ia dilte deri nė ditėn e fundit tė jetės sė tij duke jetuar me botėn e poezive tė tij. Nuk e kuptoje dot kurrė si e gėlltiste dhimbjen pėr ikjen e tė birit nė vitet 80-tė dhe si ia bėnte tė mos dukej kurrė i vjetėr nė patriotizmin e tij.
Nxitimi pėr tė ngushėlluar familjen e Podrimės dhe pėr tė lartėsuar atė sot, nuk vlen. Ai nuk hyn tek ata qė i ka ngelur ndonjė merak nga jeta. Nuk e ka kufizuar veten tė shkruajė poemthin e tij antologjik Unė, biri yt Kosovė, kur mund te burgosej pėr irredentizėm, dhe as traktin e tij politik nė kulimin e pėrpjekjeve tė Kosovės pėr tu ēliruar, tė cilin nuk e kam lexuar nė letėr, por nė njė mur restoranti nė Prishtinė: Tokė me nda nuk kam/ Hasmi nė pidh tsamės/ Me vdekė duhet mėsue/ Qenēe nuk jetohet mė.
Ka shumė njerėz qė pėrpiqen tė bėjnė zhurmė gjithė jetėn pėr atė qė po bėjnė, apo atė qė kanė bėrė, dhe kur ikin bie qetėsia, por ka dhe tė tillė si Ali Podrimja qė bėjnė ēfarė duan gjithė jetėn dhe sflasin kurrė pėr to, dhe pėr ta flitet gjithė jetėn. Ali Podrimja dhe njė sėrė poetėsh dhe shkrimtarė tė brezit tė tij ia dolėn qė nė njė copė tokė si Kosova, tė cilės politika dhe nacionalizmi i mohoi tė drejtėn e pėrfaqėsimit politik, tė ndėrtojnė njė sistem vlerash qė i jepte Kosovės hijen e shtetit duke qenė formalisht provincė jugosllave. Poezitė e Podrimės dhe Shkrelit, Din Mehmetit dhe Farudin Gungės, proza e Qoses, Krajės, Anton Pashkut dhe autorėve tė tjerė, i dhanė Kosovės identitetin dhe sistemin e vlerave qė ua mohonte politika, diplomacia dhe nacionalizmi serb. Njė njeri qė arrin ti bėjė njė shėrbim tė tillė njė shoqėrie, e cila rrezikon tė zhduket, ka bėrė gjithēka dhe nuk ia vlen tė qahet kur ikėn.
Sot kur shoqėria shqiptare nė Kosovė dhe Shqipėri po vetėqeveriset nga shqiptarėt, ne duhet tė vajtojmė pėr veten tonė, pasi tashmė identiteti ynė nuk janė mė ata qė i kanė dhėnė shpirtin shoqėrisė shqiptare, por ata qė po i marrin shpirtin kėsaj shoqėrie. Identiteti ynė sot nuk janė mė intelektualėt, nuk janė mė krijuesit, nuk ėshtė mė poezia e Podrimės, proza e Kadaresė, sarkazma e Agollit apo dramaciteti i Qoses, por kryeministrat delirantė, fėmijėt e tyre pasanikė dhe manekinėt e televizioneve qė ushqejnė shoqėrinė me propagandė nė vend tė vlerave.
Podrimja dhe brezi i tij i dhanė Kosovės identitet kur ajo skishte asnjė shans tė kishte dhe status republike, kurse sot politika po i jep Kosovės dhe Shqipėrisė fytyrėn e saj qė shkėlqen nga injoranca, babėzia dhe mungesa e dashurisė pėr kėtė vend.
Ali Podrimja iku larg pėr tė mos e parė as si do vdiste. Nuk i duheshim mė pėr asgjė, as si personazhe, as si shoqėri dhe as si ideal. Ai e kish kryer punėn e tij dhe jetonte me Kosovėn e tij, dhe Shqipėrinė e tij. Me Shqipėrinė qė pa tė do tė duket vėrtet xhuxhe, siē e thotė ai nė poezinė e tij. Nėse duhet derdhur ndonjė lot sot, mos e harxhoni pėr Aliun. Tė qajmė pėr veten tonė, qė nuk dimė tė bėjmė atė qė bėri ai pėr ne dhe veten e tij.
Autori ėshtė:
Gazetar nga Tirana. Kjo kolumne ėshtė marrė nga Gazeta Tema.
Komentet ()