Serbėt pas pavarėsisė sė mbikėqyrur
11 Shtator 2012 12:07, Nga Anamari RepicNė enklava ka serbė, tė cilėt jetojnė sipas sistemit kosovar dhe serbė, tė cilėt jetojnė sipas sistemit serb. Dhe kėshtu ata shikojnė njėri-tjetrin pėrmes dritareve tė tyre paralele, akuzojnė, pėshtyjnė, i klithin njėri-tjetrit, qeshin, kėrcėnojnė. Secili shkon nė kafenenė e tij, dyqanin e tij, spitalin e tij, Komunėn e tij, zyrėn e tij. Gjithmonė duke pritur se ata tė parėt, apo tė dytėt, dikush do ti cilėsojė si viktima, si pėrfaqėsues tė duhur, si serbėt e vetėm tė vėrtetė. E kush janė serbėt e vėrtetė?
Pėr momentin ceremonial tė pėrfundimit tė pavarėsisė sė mbikėqyrur, serbėt kanė pranuar dy dhurata. Nė njė pako atyre ju dhanė ligjet dhe vizioni i jetės nė Kosovėn e pavarur, ndėrsa nė tė dytėn retorika dhe shpresa se do tė jenė pėrgjithmonė zemra e Serbisė.
Ėshtė mirė qė serbėve ju bėhet njė nderim i tillė, kur ju bėhet me dije se janė tė nevojshėm dhe tė pazėvendėsueshėm pėr suksesin e projekteve politike. Pra, pa serbėt nuk ka Kosovė tė suksesshme tė pavarur, nuk ka euro-integrime, nga njėra anė, e as ardhjes dhe qėndrimit tė autoriteteve serbe dhe luftės kundėr pavarėsisė sė Kosovės, nga ana tjetėr.
Nga autoritetet kosovare dhe ndėrkombėtare kanė marrė Komunat e tyre, vendet e garantuara nė Kuvend dhe Qeveri, shėrbimet publike, polici, mbrojtjen e kishave dhe tė manastireve, televizionin, banesat pėr tė kthyerit, pėrkthyesit, por edhe lirinė pėr tė vendosur barrikada, hapėsirėn pėr kontrabandė ligjore.
Nga autoritetet serbe pėr kėtė rast ceremonial morėn dhuratė vizitėn e shefit serb pėr Kosovėn, vizitėn e tij emocionale nėpėr fshatra, premtimet se do tė ērrėnjosė urinė, e ai do tė kishte ofruar edhe male dhe lugina, po mos ta kishte dėbuar policia e Kosovės. Mė tutje, serbėt siguruan vazhdimin e dialogut, tė shoqėruar me kushte dhe vėrejtje, njerėz tė ri nė vendet e vjetra, qeveri tė re, e cila po kėndon kėngėn e njohur tė vjetėr.
Siē i ka hije momenteve tė kremtes, kishte aty edhe dhurata tė pėrbashkėta kosovare-serbe, si pėr shembull pagesa e haraēit kufitar, dokumente dhe shpenzime tė dyfishta, kontroll nė kalimet kufitare, fakultete me qasje tė vėshtirė, shkolla tė stėrmbushura, shkolla tė zbrazėta, gjithēka dhe nga diēka.
Tė emocionuar pėr shkak tė dhuratave, serbėt fillimin e epokės sė re tė shtetit mė tė ri e presin nė realitete tė dyfishta. Nėse hidhni hapin nė kėtė botė tė dyfishtė, do tė zbuloni se engjėjt janė demonė dhe anasjelltas, se djelmoshat e kėqij mund tė jenė djelmosha tė mirė.
Ndarja e botėve, ndarja e vlerave, e vizioneve-mirė se erdhėt nė pavarėsinė e pėrkryer tė mbikėqyrur tė Kosovės pak tė njohur e pak tė panjohur ,sipas mėnyrės serbe.
Nė enklava ka serbė, tė cilėt jetojnė sipas sistemit kosovar dhe serbė, tė cilėt jetojnė sipas sistemit serb. Dhe kėshtu ata shikojnė njėri-tjetrin pėrmes dritareve tė tyre paralele, akuzojnė, pėshtyjnė, i klithin njėri-tjetrit, qeshin, kėrcėnojnė. Secili shkon nė kafenenė e tij, dyqanin e tij, spitalin e tij, Komunėn e tij, zyrėn e tij. Gjithmonė duke pritur se ata tė parėt, apo tė dytėt, dikush do ti cilėsojė si viktima, si pėrfaqėsues tė duhur, si serbėt e vetėm tė vėrtetė.
E kush janė serbėt e vėrtetė?
Ka serbė, tė cilėt punojnė sipas sistemit tė Kosovės. Ashtu kanė vendosur, ngase nuk kanė mundėsi tjetėr, e kanė shfrytėzuar situatėn nė terren, marrin pjesė nė pushtet, janė pushteti vetė, dėshirojnė tė integrohen, luftojnė me akuzat se janė tradhtarė, se janė njerėz tė Thaēit, pra se janė njerėz tė kryeministrit.
Pėr kėta serbė thuhet se janė tė fuqishėm, i kemi nė ministri, shėrbime publike, polici, doganė, pra punojnė sipas ligjeve tė shtetit tė Kosovės. Pėrndryshe, ligje tjera kėtu as qė ka. Pra, nė pėrputhje me ligjet e vetme. Ata janė tė pėrfshirė nė hartimin e ligjeve, thonė se punojnė pėr interesat e serbėve, pėr tė mirėn e tė gjitha pakicave, qė ti mbrojnė, se ju garantojnė tė drejtat. Kėta serbė po shkruajnė histori, ngase nga hapėsirat bujqėsore kanė krijuar hapėsira urbane dhe kanė dėbuar ata kryetarė tė vjetėr serbė tė Komunave nga zyrat, tė cilave ju vinte era e viteve tė 90-ta.
Disa prej tyre madje nuk e kanė ditur se ēfarė i kishte gjetur, kur e kanė parė vetėn nėpėr sallat e Komunave, kur u bėnė tė rėndėsishėm, kur filluan tė marrin vendime. Disa tė shkolluar, e disa jo, por megjithatė, tė gjithė qė janė nisur nga zero. Ndėrtuan rrugė, terrene sportive, vendosin pėr urbanizmin, imponojnė tatimet, bėjnė buxhetet, kėrkojnė investues, kanė marrėdhėnie tė mira dhe bashkėpunim me kishėn, me botėn e ndershme, mbrojtėsit e traditės, tė gjitha kėto pėr tė dėshmuar se janė serbė, edhe pėrkundėr faktit se janė nė koalicionin e Thaēit. Pėr shkak tė gjitha kėtyre sukseseve, aty kėtu heshtet pėr ndonjė mashtrim.
Tė gjithė kėtyre serbėve ju mungon vizioni, jeta publike, sinqeriteti qė konkurrencėn e ndėrsjellė mes tyre mos ta marrin si sulm, fyerje apo demotivim, se njė fshat me I suksesshėm se tjetri nuk ėshtė e thėnė tė jetė nxitje pėr konflikt serbo-serb.
Megjithatė, kėta serbė janė gjetur. Kanė funksione tė larta, ndikim tė drejtpėrdrejtė dhe mundėsi pėr tė lobuar. Si tė tillė, ata gjithmonė janė tė sulmuar, kur gjėrat nuk rrjedhin si duhet. Nga ta pritet qė tė kthejnė serbėt e zhvendosur, qė gjuha serbe tė dėgjohet nėpėr qytete, qė tė kenė gjithmonė ujė dhe rrymė, qė tė ketė vende tė punės pėr tė gjithė.
E kėtė nga ata e presin edhe fqinjėt e parė, ata serbė qė punojnė nėpėr institucionet serbe, apo ajo ēfarė ka mbetur nga ata, nė sistemin e edukimit, shėndetėsi, posta. Edhe pse dikush i quan struktura paralele, ata janė edhe njė realitet tjetėr serb.
Kėta serbė janė tė detyruar, pėr shkak se punojnė nė sistemin serb, tė presin me nguti ardhjen e ēdo funksionari nga Beogradi. Mezi presin qė tė xhirohen nga kamerat, duke qėndruar prapa shefave tė ndryshėm tė zyrave, ata shpesh pėr shkak tė mungesės sė njohurive ēdo humbje tė autoriteteve serbe e kuptojnė si fitore.
Kėta serbė e dinė, e nuk guxojnė tė flasin se si vidhet nė shėndetėsi, nė sistemin e edukimit, se prej nga vijnė pagat e mėdha, se pse njerėzit punėsohen, vetėm pasi tė paguajnė ndonjė mijėshe nė llogarinė e shefave. Nuk pyesin, ngase nuk guxojnė. I kanė mėsuar se ėshtė me rėndėsi qė shteti (Serbia, dihet) tė mos i braktisė. E kanė vėshtirė, ngase nėpėr zyre duhet tė punojnė sipas serbishtes, ndėrsa nė rrugė duhet tė respektojnė ligjet e Kosovės. Megjithatė, ka kėta serbė pritet tė jenė mėsues dhe mjekė tė mirė.
Serbėt nga ky realitet shpesh flasin pėr diskriminim, por assesi nuk pranojnė tė jenė pjesė e luftės kundėr tij. Ka nė mesin e tyre tė atillė, tė cilėt do tiu bindin se nuk e pranojnė qeverinė e Kosovės, por do tė heshtin pėr faktin se me dėshirė marrin dhe pranojnė paratė e kėsaj qeverie.
Kėta serbė presin dhe presin me durim. Por kėnd? Dihet. Por nuk dihet se a do tė vijė ndonjėherė.
Serbėt nga tė dy realitetet bėjnė me gisht kah njėri-tjetri dhe cilėsohen mes vete si tradhtarė, lavire, bashkėpunėtorė, jobesimtarė, hajna. Kėshtu mendojnė, e thonė nganjėherė publikisht, por nuk ėshtė qė nuk shoqėrohen dhe nuk bashkėpunojnė.
Pra, kush nė fakt janė serbėt e vėrtetė? Do tė kuptohet, vetėm pasi qė ata tė vendosin vetė se kush janė.
Kėtu mund tiu ndihmojnė mendimet kritike, tė cilat serbėve ju mungojnė si dėrrasa nė kokė. Vetėm masa kritike e mendimeve tė pavarura, vlerėsimeve, hapjes sė hapėsirave, mundėsive, mund tė jenė dhurata e vetme e vėrtetė pėr serbėt, tė humbur nė kohė dhe hapėsirė.
Komentet ()