Qė fqinjit ti ngordhė lopa!
18 Mars 2012 12:03, Nga ExpressNga plazma, deri te dokumentet personale, tė gjithė do tė dėshironin qė fqinjit ti ngordhė lopa. Nuk duhet tė dėshironi shumė, ngase njerėzit edhe ashtu janė humbės. Ata tashmė po paguajnė letėrnjoftime, targa, dokumente, tatime, kalime, dėnime, vonesa tė dyfishta. Kjo ėshtė marrėveshja e vėrtetė.
Fillimisht dėshiroj ti kėrkojė falje kėsaj kafshe fisnike shtėpiake, tė cilėn disa popuj e konsiderojnė tė shenjtė, ngase pėrdoret nė kuptimin filozofiko, psikologjiko-politik tė mentalitetit tonė. Ajo jeton, lind, jep dhe vdes pėr neve njerėzve. Pėr kėtė arsye lavdi pėr lopėn dhe faleminderit qė ka rolin kryesor nė kėtė rrėfim.
Ka njė periudhė tė posaēme, e cila pason pas tė gjitha luftėrave, pajtimeve, kufijve tė ri, zgjidhjeve, kompromiseve. Ėshtė kjo gjendja specifike e shpirtit tė patriotizmit tė vonuar, qė nė mėnyrė pėrshkruese quhet qė fqinjit ti ngordhė lopa. Simptoma kryesore e kėsaj gjendje ėshtė reagimi emotiv ndaj punėve tė fqinjit, duke i shndėrruar ato me vetėdije nė tė kėqija, tė panevojshme, tė gabuara. Thėnė thjeshtė, ėshtė sikur kur mashtroheni nė dashuri dhe dėshironi qė edhe personi tjetėr tė mos jetė i lumtur apo tė pėrjetojė sė paku dhimbjen, tė ngjashme me dhimbjen tuaj.
Dhe kjo gjendje e personalitetit dhe e tė gjitha formave tė veta metafizike dhe agregate, ėshtė pamja e njeriut tė tronditur politikisht, tė rreshtuar kombėtarisht, patriotikisht emotiv dhe serioz.
Kėtyre muajve, nė tė dyja anėt e kufirit, po flitet me krenari se ēka ėshtė mirė, e ēka ėshtė keq. Besohet se dyshja e Brukselit (nė tė vėrtetė treshja) ka prodhuar dofarė marrėveshje, tė cilat janė tė mira, ngase janė tė kėqija pėr tė dytėt dhe se tė dytėt janė humbės. Tė tjerėt janė tė mendimit se bisedat nė Bruksel kanė prodhuar marrėdhėnie mė pak kalorike, e shumė kompromise kalorike. Shikuar nė mėnyrė mė serioze, paralajmėrimet pompoze pėr marrėveshje, tashmė po e dini nė cilin qytet, minimalizohen dhe dobėsohen, po sa nė shtėpi aterojnė aeroplanėt me negociatorėt.
Po mirė, a fiton dikush nė kėto marrėveshje pėrveē nesh, a humbė ndokush pėrveē atij tjetrit? Apo politikanėt pėr kush e di tė satėn herė janė futur nė fermat e tyre mentale, nė mėnyrė qė tė kremtojmė faktit se fqinjit i ka ngordhur lopa. Njė gjendje e tillė e mentalitetit tonė ka tashmė shumė kohė qė po na udhėheq nėpėr jetė. Ne jemi dėshmitarė dhe case study pėr kėtė rrėfim.
Nė Serbi flitet pėr nevojėn qė tė ngordhė lopa e Kosovės. Mediet i paraqesin lexuesve dhe shikuesve tė tyre serbė zhvillimet e tmerrshme nga Kosova: transiti i drogės, arrestimet, protestat, trysnitė...Ja njė shembull i freskėt, nė tė cilin nuk ka asgjė inovative.
Para pak kohėsh EULEX-i, siē raportojnė mediet, i ka shpėrndarė fletushka serbėve tė Kosovės, nė tė cilat shkruan se deri mė 1 qershor duhet tė kenė targat KS apo RKS, letėrnjoftimet e Kosovės, lejet e vozitjes dhe tė komunikacionit. Ėshtė tėrhequr kjo kėrkesė, ngase kėtė e ka kėrkuar Beogradi, duke theksuar se serbėt nė veri nuk kanė nevojė pėr dokumente tė Kosovės dhe se bėhet fjalė pėr provokim tė Prishtinės. Beogradi zyrtar erdhi nė pėrfundim se EULEX-i, pėr fat tė keq, edhe njė herė ėshtė rreshtuar nė anėn e Prishtinės.
Pra, misionit tė BE-sė duhet ti tėrhiqen veshėt, ngase nuk ėshtė i mirė, nuk ėshtė i dėgjueshėm dhe gjithmonė ėshtė nė anėn e Prishtinės.
Krahas kėsaj, pushteti nė Beograd mendon edhe nė kėtė mėnyrė: nėse serbėt nuk kanė dokumente tė Kosovės, atėherė shteti i Kosovės do ta ketė mė vėshtirė tė dėshmohet si funksional, e me kėtė rast do tė luajmė edhe patriotizėm.
Pra, mirė ėshtė nėse ngordh lopa e Prishtinės, ngase tonėn ende duhet ta mjelim. A ėshtė kjo porosia europiano-serbe? Po a nuk ėshtė EULEX-i BE, a nuk synon Serbia tė anėtarėsohet nė BE?
Edhe nė Kosovė valė me gjatėsi tė njėjtė. Para ca kohėsh kishim njė fushatė kundėr plazmės, pėr shkak se ky keks vjen nga Serbia. Thonė se shitja e kėtij keksi tė importuar ka rėnė, gjė qė sipas ekspertėve dhe entuziastėve tė Kosovės ka goditur buxhetin serb. Megjithatė, mua mė shumė mė intereson se a dinė ata, tė cilėt e dėshirojnė vdekjen e plazmės serbe, se si tė prodhojnė plazmėn kosovare? A ka shėnuar me rėnien e shitjes sė keksit serbe rritje prodhimi dhe shitja e keksit kosovar? Apo tani mė shumė shitet ndonjė keks tjetėr i importuar, pėr shembull ai slloven? Apo kjo nuk ka lidhje me kėtė?
Unė me tė vėrtetė nuk e ha plazmėn, pasi mendoj se ėshtė tejet kalorike dhe prodhim industrial, prandaj nuk ėshtė ushqim tėrėsisht i shėndoshė. Pra anti-reklama dhe fushata ime e vetme ėshtė lukthi im, nė marrėveshje me xhepin tim. Por pasi qė vetėm duhet tė shprehem nė lidhje me kėtė mundim shoqėroro-patriotik, atėherė pėrparėsi i jap promovimit tė prodhimeve vendore, nė vend tė dėnimit me vdekje pėr plazmėn.
Vėrtetė mė intereson qė teoricienėt dhe tė gjithė ata tė cilėt gjatė tėrė ditės nėpėr kafe qėndisin, definojnė, rrotullojnė, lėvizin zhvillimet politike, tė shpjegojnė se a nuk ėshtė patriotizėm tė punosh pėr pėrmirėsimin e prodhimeve vendore? Apo ėshtė mė mirė tė fshehėt debati pėr kėtė? Ndoshta nėse fqinjit i ngordh lopa, ajo vendase do tė ngjallet. E ndoshta edhe jo.
Duket se pėr shumė nė kėto korniza territoriale tė paafta politike nuk ėshtė me rėndėsi: se tregtia e lirė ėshtė pasqyre e shoqėrive tė lira, se promovimi i prodhimeve vendore kėrkon menēuri tė veēantė dhe kualitet, se ėshtė normale qė aty ku jetoni tė merrni edhe letėrnjoftim, qė zbatimi i ligjit ėshtė nė tė vėrtetė obligim ligjor. Ēdo politikė definohet me qėllimin qė pala tjetėr tė paraqitet si e mposhtur.
Kėto lojėra patriotike nė kohėra tė paqes bartin me vete bomba nervore, viktimat e sė cilave janė lopėt e fqinjit, ngase nėse ajo ngordhė, ne do tė gjendemi disi. A do tė lejojnė kėta patriotė qė fqinji tė vendosė vetė se ēfarė do tė bėjė me lopėn e tij, qė ta prej, ta shet apo ta dhurojė.
Dhe kėshtu nga plazma, deri te dokumentet personale, tė gjithė do tė dėshironin qė fqinjit ti ngordhė lopa. Nuk duhet tė dėshironi shumė, ngase njerėzit edhe ashtu janė humbės. Ata tashmė po paguajnė letėrnjoftime, targa, dokumente, tatime, kalime, dėnime, vonesa tė dyfishta. Kjo ėshtė marrėveshja e vėrtetė.
Ndėrsa patriotizmi i mbetet subjekteve pa emėr qė qėndrojnė ulur, tė cilėt do tė zbulohen vetė, edhe kėtu, edhe atje.
Komentet ()