Leku nuk pengon
01 Gusht 2012 11:59, Nga Ibrahim RexhepiValuta qė do tė pėrdorė Kosova nuk paraqet pengesė pėr bashkėpunimin ekonomik ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė, por as pėrdorimi i lekut si valutė e dytė nuk do tė jetė nė funksion tė integrimit- bashkimit, pėrderisa nuk instalohet njė sistem i pėrbashkėt monetar.
Asnjė valutė nuk ėshtė e ndaluar nė Kosovė. Pagesat mund tė bėhen me lekė, dollarė, lira, lireta, dinarė... Krejt kjo varet se cilėn valutė e pranojnė palėt nė transaksion. Madje, nė listėn zyrtare tė kursit valutor tė Bankės Qendrore tė Kosovė nė mesin e tridhjetė valutave tė tjera ėshtė edhe leku.
Mirėpo, nė praktikė ndodh diēka tjetėr. Lekun kosovarėt e pėrdorin vetėm pasi hyjnė nė territorin e Shqipėrisė. Kur tė kthehen edhe nėse u mbetet ndonjė qindarkė nė xhep e kanė vėshtirė ta konvertojnė nė euro, meqenėse bankat me dėshirė nuk e pranojnė lekun. Po ashtu edhe transaksionet qė bėhen ndėrmjet bizneseve nė Kosovė dhe atyre nė Shqipėri mbyllen me euro- jo vetėm si monedhė pėr pėrllogaritje, por edhe pėr pagesė. Kjo nuk ndodh pėr shkak tė fanatizmit tė kosovarėve pėr tė mbrojtur paranė qė kanė nė qarkullim, por qė tė dyja palėt duan valutė tė fortė- euro, pa marrė parasysh problemet qė ka ai. Forma e tillė e pagesė kėrkohet edhe nga pala shqiptare, meqenėse pėr eksportin e produkteve apo shėrbimeve tė tyre duan valutė tė fortė.
Ditėve tė fundit, nga Tirana erdhi njė ide qė Kosova ta pėrdorė lekun si valutė tė dytė. Kur e ka thėnė kėtė deputetja e Kuvendit tė Shqipėrisė, Mesila Doda, nuk ka menduar pėr unifikimin e monedhės mes Shqipėrisė dhe Kosovės, por vetėm pėr njė zyrtarizim te lekut nė Kosovė. Sipas saj, kjo do tė sillte pėrfitime ekonomike pėr tė dy vendet dhe do tė ndikonte pozitivisht edhe nė skenarėt e ndryshueshėm lidhur me fatin e Eurozonės.
Ide qė ia vlen tė analizohet, posaēėrisht nėn prizmin e bashkimit tė dy vendeve. Ndėrkaq, nėse deputetja ka menduar vetėm pėr rritjen e shkėmbimit mallrave ndėrmjet dy vendeve, atėherė kjo ėshtė njė ide e kotė, meqenėse valuta asnjėherė nuk ka qenė pengesė, sa oferta e varfėr e ekonomive tė dy vendeve.
Ndėrkaq, e tėrė ēėshtja nuk ėshtė e thjeshtė, meqenėse futja e lekut si valutė e dytė nė Kosovė nuk mund tė ndodhė pėr shkak tė disponimit tė njė individi, apo institucione, pėrderisa nuk ndėrtohen mekanizmat e sistemit monetar, qė nė esencė do tė paraqisnin hapin e parė drejt integrimit tė tregut. Kjo ēėshtje nuk qėndron nė vullnetin e guvernatorit tė BSH-sė Ardian Fullani, se a do ti thotė kolegut tė tij nė Prishtinė, Gani Gėrgurit- merrni lekė sa tė doni dhe futeni nė qarkullim nė Kosovė. Kėtė nuk ka mundur ta bėjė Banka Qendrore Evropiane me rastin e futjes sė euros nė qarkullim, meqenėse paraprakisht ėshtė dashur tė ndėrtoj mekanizmat pėr funksionimin tregut unik monetar, tė zėvendėsoj tė gjitha valutat domicile, e mė pastaj e tėrė zona e euros tė funksionoj me njė valutė tė vetme jo vetėm si instrument i pėrllogaritjes, por edhe pėr pagesa.
Ndėrkaq, kur ėshtė nė pyetje Kosova dhe Mali i Zi gjėrat janė zhvilluar mė ndryshe. Nė rastin e parė, vendit i mungonte valuta e vet, ndėrsa paraprakisht nė pėrdorim e kishte markėn gjermane. Ishte krejt e natyrshme qė kjo markė tė konvertohet nė euro edhe pėr faktin se Kosova, pėr shkak tė statusit tė atėhershėm, mė shumė ishte problem politik dhe ekonomik i Evropės. Edhe Mali i Zi euro e mori nė pranoj vetėm pėr pėrdorim, meqenėse ai nuk i takon zonės sė euros. Madje, pėr njė kohė si valutė tė dytė kishte edhe dinarin jugosllav, meqenėse para pavarėsimit i takonte sistemit qė kishte kėtė valutė zyrtare.
Nė aktualitetin ekonomik nė Kosovė dhe nė Shqipėri zbatimi i idesė sė deputetes Doda nuk do tė jepte ndonjė efekt drejt zhvillimit, apo integrimit tė tė dyja vendeve, pos qė do tė shkaktonte edhe mė shumė kokėēarje Bankės sė Shqipėrisė pėr tė ruajtur stabilitetin e valutės. Nga ana tjetėr Kosova do tė paguante njė kosto pėr pėrdorimin e lekut. Pos kėsaj, rreziku pėr devalvimin, pėrkatėsisht zhvlerėsimin e lekut do tė ishte shumė mė i madh se tani, meqenėse edhe mė tutje bizneset do tė insistojnė qė transaksionet e tyre ti zhvillojnė me euro, e cila atyre iu duhet mė shumė se sa leku, i cili nuk mund ka pėrdorim tė madh matanė kufijve tė shtetit shqiptarė.
Kur ėshtė nė pyetje Kosova, futja e valutės sė dytė zyrtare nė pėrdorim do tė krijonte bukur shumė telashe, mė shumė tė natyrės operative. Nė rastin mė banal po pėrmendim se tė gjithė artikujt qė janė nė shitje ēmimet duhet ti kenė nė tė dyja valutat, kurse blerėsi pėrcaktohet se si do tė bėjė pagesėn, apo se sistemi bankar duhet tė futė pakot paralele, ato tė shprehura nė euro dhe nė lekė, ku paraqiten kushtet dhe ēmimet pėr shėrbimet qė ofrojnė ato. Ndėrkaq, Banka Qendrore e Kosovės, me kompetencat qė ka nuk ka ndonjė mekanizėm tė efikas pėr kontrollimin tregut monetar, apo pėr ndėrhyrje me qėllim tė ruajtjes sė valutės, nė kėtė rast tė lekut. Sėrish kjo kompetencė do ti mbetej Bankės sė Shqipėrisė, e cila, pėr shkak tė statusit politik qė ka Kosova, nuk mund tė ndėrhyje nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė tregun saj, pro vetėm se mund tė rrisė, apo tė zvogėloj masėn e monedhave qė ka nė qarkullim jashtė kufijve ku ajo ka kompetencė.
Duke pasur parasysh kėto rrethana, atėherė para futjes sė lekut si valutė zyrtare nė Kosovė kėrkohen njė varg veprimesh paraprake, tė cilat fillimisht ndėrlidhen me kompetencat e BQK-sė, e mė vonė me veprimin pėrbashkėt me BSH-nė, ose unifikimin kritereve pėr funksionimin sistemit monetar. Njė organizim i kėtillė vetvetiu imponon ndėrtimin e formave qė domosdoshmėrish do tė drejtonin kah integrimi i sistemit monetar. Nė esencė ky do tė ishte edhe integrimi i tregut dhe i tėrė ekonomisė.
Ndėrkaq, kur ėshtė nė pyetje shkėmbimi tregtar ndėrmjet dy vendeve, ai asnjėherė nuk ka qenė nėn presionin e asaj se me ēfarė valute do tė bėhet pagesa. Eksporti dhe importi kryesisht kanė qenė tė penguar nga barrierat absurde qė kanė aplikuar qeveritė e tė dyja vendeve. Pėr kėtė flet rasti i ēimentos, verėrave, patates, bllokimi i projekteve nė energjetikė... Nė anėn tjetėr vėllimi i tyre ka reflektuar edhe ofertėn e tė dyja ekonomive.
Sado qė ai end mbetet modest, shkėmbimi tregtar ėshtė duke shėnuar rritje. Vjet eksporti i Kosovės drejt Shqipėrisė, krahasuar me vitin 2005 ėshtė rritur gjashtė herė, sa edhe importi. Rritjet mė tė mėdha shėnohen nė vitin 2010 dhe 2011 pėr shkak tė pėrmirėsimit tė infrastrukturės rrugore, e cila ka lehtėsuar qarkullimin e mallrave. Kjo gjendje tregon se qeveritė e tė dyja vendeve mė shumė duhet tė fokusohen nė heqjen e barrierave administrative, pėrafrimin e kushteve pėr themelimin dhe zhvillimin biznesit, ndėrtimin e infrastrukturės funksionale, se nė deklaratat qė tingėllojnė mirė, por qė janė larg nga mundėsitė reale qė ofrojnė tė dyja vendet.
Komentet ()