E Mërkurë, 19 Qershor 2013E Mërkurë, 19 Qershor 2013

Shkoni deri nė gjykatė

04 Korrik 2012 11:52, Nga Ibrahim Rexhepi

Kėrkesa e opozitės, qė Kuvendi i Kosovės ta zhbėjė vendimin pėr ngritjen e ēmimit tė energjisė elektrike apo ajo e kryetarit tė BSPK-sė pėr mospagesėn e energjisė elektrike tė shpenzuar, ėshtė presion ndaj ZRRE-sė dhe shmangie nga rruga ligjore pėr trajtimin e kėtij problemi.

Sikur nuk po kuptohet se ekonomia e tregut ka rregullatorė tė pavarur. Integritetin ua garanton ligji, tė cilin e sponsoron Qeveria e Kosovės apo ndonjė dikaster i saj, kurse i miraton Kuvendi i Kosovės. Ndėrkaq, vendimet e asnjė autoriteti rregullativ nuk mund tė ndryshohen pėrmes ndėrhyrjeve arbitrare tė institucioneve tė pushtetit, apo tė kujtdo tjetėr, pos pėrmes gjykatave.

Por, kjo sikur nuk po kuptohet. Shqetėsimi i arsyeshėm pėr shkak tė shtrenjtimit tė energjisė elektrike, duket se ka tronditur edhe ata qė marrin pjesė nė miratimin ligjit. Ata kanė harruar se ēfarė kanė votuar dhe cila ėshtė rruga ligjore pėr ndryshimin e gjėrave.

Nga deputetėt ka pasur deklarata se “do tė provojmė qė vendimi pėr tarifat e rrymės tė zhbėhet. Kjo do tė kėrkohet nė Kuvendin e Kosovės”; se “do tė gjinden alternativa tjera nė Kuvendin e Kosovės pėr ta kundėrshtuar kėtė shtrenjtim tė rrymės”. Por edhe tė tjera mė racionale se “ne jemi nė planifikim tė aktiviteteve pėr kundėrshtimin e kėsaj rritjeje”.

Ndėrkaq, vendimin pėr shtrenjtimin e energjisė elektrike e ka miratuar Bordi i Zyrės sė Rregullatorit tė Energjisė, si njė rregullator me kompetencė pėr rregullimin e tregut. Ai ka treguar edhe arsyet se pse ka lejuar qė shtrenjtimi tė jetė 8,9 pėr qind, madje edhe duke mospranuar kėrkesėn e KEK-ut pėr njė ngritje 23 pėr qind. Arsyetimet sado qė mund tė qėndrojnė nga aspekti komercial, por janė tė papranueshme pėr konsumatorin, i cili edhe mė tej po varfėrohet. Pėr mė keq, ngritja e ēmimit tė energjisė elektrike mund tė nxisė edhe njė varg shtrenjtimi tė tjera, pėr shkak tė pjesėmarrjes sė lartė tė kėsaj komponentė nė koston e prodhimit. Nga ky aspekt duhen pranuar kritikat qė i adresohen ZRRE-sė, si edhe hulumtimin e alternativave pėr anulimin kėtij vendimi. Mirėpo, nuk ka asnjė iniciativė qė tė gjitha pėrpjekjet tė kanalizohen nė rrugėn e drejtė, atė ligjore – nė gjykata. Tė paditet Bordi i ZRRE-sė.

Njė iniciativė tė kėtillė mund ta ndėrmerr secili, duke filluar nga konsumatori individual apo komercial, shoqėria civile, ndonjė institucion i pushtetit...

Ligji nė mėnyrė tė drejtė e ka kanalizuar ēėshtjen nė kėtė drejtim. Sipas tij, secili vendim mund tė kontestohet, kurse gjykata ka kompetencė tė vlerėsojė se a ishte ai i drejtė apo jo. Nė thelb, kjo ėshtė mėnyra mė e mirė qė tė mbrohet pavarėsia e kėtij rregullatori, por nė tė njėjtėn kohė askujt tė mos i mohohet e drejta pėr padi.

Mirėpo, nė ambientin kosovar ndodhė diēka tjetėr. Tė gjitha presionet burojnė nga dyshimet se autoritet janė tė manipulueshme, se ato mbrojnė interesa tė grupeve tė caktuara, ndėrsa gjykatat dirigjohen nga politika dhe nga individėt me fuqi dhe me ndikim. Prandaj insistohet pėr hapjen e debateve , apo pėr futjen e institucioneve nė lojėn ku nuk e kanė vendin. Nėse ato pranojnė skenarėt e tillė, atėherė hapet mundėsia pėr centralizimin e fuqisė vendimmarrėse, apo pėr rregullimin tregut sipas dėshirės sė njė institucioni, e jo sipas interesit tė tė gjithė aktorėve qė marrin pjesė nė tė. Madje, as kjo nuk mund tė funksion pėrderisa nuk bėhen ndryshime nė ligjet aktuale, meqenėse veprimet e kėtilla do tė ishin krejtėsisht tė paligjshme.

Por, gabimi mė i madh do tė bėhej nėse vėrtetė ndėrmerren iniciativa pėr ndryshime tė kėtilla nė ligj. Ky do tė ishte fundi i ekonomisė sė lirė dhe fillimi i asaj tė centralizuar.

Ka edhe alternativa tjera: tė shkarkohet Bordi i ZRRE-sė nė po punon keq; apo, deputetė ta tėrheqin votėn e tyre kur vendosėn qė tantiema pėr qymyrin tė ngrihet pėr dhjetė herė. Paralelisht me kėrkesat qė problemi i ēmimit tė energjisė elektrike tė futet nė agjendėn e Kuvendit tė Kosovės, presione vijnė edhe nga njė anė tjetėr. Haxhi Arifi, kryetar i Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės pėr shkak tė vendimit pėr shtrenjtimin e energjisė elektrike ka paralajmėruar protesta dhe ka ftuar konsumatorėt qė tė mos e paguajnė atė, nėse nuk kthehet prapa ky vendim.

Ai shkon edhe mė tutje. “Edhe njėherė po kėrkojmė nga kryeministri dhe besoj qė ai do ta shqyrtojė nė kabinetin e tij. Jam i bindur se nėse e logjikojnė pak mė shtruar problemin e ngritjes sė ēmimit dhe gjendjen alarmante tė popullit tė Kosovės, besoj qė ėshtė e rrugės qė ta tėrheqin kėtė vendim”, ka thėnė kryetari i BSPK-sė.

Pra, Arifi ndaj kėtij problemi ka njė qasje shumė mė tė thjeshtė – nuk dėshiron qė tė fusė nė siklet deputetėt, apo Kuvendin e Kosovės, por zgjidhja tė bėhet me njė nėnshkrim tė kryeministrit. Sipas tij, del qė shefi i qeverisė ka fuqi absolute dhe mund tė ndėrhyjė nė tė gjitha vendimet ! Forma tė tejkaluara kaherė nė Kosovė, tė cilat madje nuk janė as nė platformėn e asnjė sindikate, nėse angazhohet pėr punėtorin dhe pėr inkuadrimin e tij sa mė tė madhe nė proceset shoqėrore.

Ėshtė e kuptueshme brenga e kreut tė sindikatės pėr rrezikimin edhe mė tė madhe tė gjendjes sociale tė popullatės, por cila do tė ishte pozita e punėtorėve tė KEK-ut, mė saktėsisht e anėtarėve tė BSPK-sė, po qe se konsumatorėt bojkotojnė pagesat pėr energjinė elektrike? Athua prej nga ata do tė merrnin pagat? Nga buxheti i Kosovės!? Me formula tė kėtilla atėherė vetėm se do tė ndryshonte kahja e qarkullimit tė parasė- ajo nuk do tė grumbullohej pėrmes faturave tė KEK-ut, por pėrmes tatimeve. Dhe,duke iu dhėnė para punėtorėve, atėherė buxheti nuk do tė arrinte tė mbulonte kėrkesat e tjera, si ato pėr investime, apo pėr ēėshtje sociale.

Por, nuk janė tė mbyllura tė gjitha rrugėt dhe nuk ishte e domosdoshme qė vetėm pėrmes ngritjes sė ēmimit tė energjisė elektrike tė mbulohen shpenzimet e KEK-ut.

Rezervat e brendshme tė kėsaj korporate janė tė mėdha dhe shfrytėzimi i tyre do tė siguronte para tė mjaftueshme pėr operim. Humbjet e energjisė elektrike, ndonėse kanė tendencė tė rėnies, edhe mė tej mbeten tė mėdha dhe dhjeta miliona euro mbeten tė pa faturuara. Nė kuadėr tė kėsaj humbje janė edhe vjedhjet, apo kyēje ilegale, pėr tė cilat faj kanė edhe punėtorėt e Korporatės. Pastaj, vjet blloqet e termocentraleve kanė pasur 105 ndalesa, prej tė cilave 36 ishin tė detyrueshme. Sikurse tė pėrgjysmohej numri i kėtyre “pushimeve”, atėherė do tė kishte mė shumė energji tė prodhuar dhe mė pak shpenzimet pėr aktivizimin serishėm tė blloqeve. Nė fund krejt kėto janė para qė do tė ndikon nė forcimin e qėndrueshmėrisė financiare tė KEK-ut.

Secili shtrenjtim reflekton keq nė buxhetin e konsumatorėve. Edhe sikur ngritja e ēmimit tė energjisė elektrike tė ishte mė e vogėl, sėrish do tė kishte pakėnaqėsi dhe reagime. Ndoshta nė njė masė mė tė vogėl se tani. Nė ėshtė paksa shqetėsuese pse ky moment i ndjeshėm social pėrdoret si pretekst pėr zhurmė, e nuk shfrytėzohet asnjė mekanizėm ligjor. Apo, pse BSPK-ja kėtė duhet ta pėrdorė si moment qė tė tregoj se ende ėshtė gjallė, kurse punėt i ka llugė.

Mė e mira do tė ishte sikur tė mos shtrenjtohej fare energjia elektrike apo vendimi tė anulohet pėrmes rrugės institucionale. Me kėtė do tė dėshmohej se nė kėtė vend funksionon ligji dhe se po ndėrtohen institucione me integritet. Kjo mė shumė duket si ėndėrr.

Komentet ()