Rrėfimi i i Xenit
07 Nëntor 2011 10:00, Nga Mufail LimaniHistoria e kėtij vendi dhe e njerėzve qė e kanė jetuar dhe bėrė historinė e saj mė tė re ėshtė shumė mė e ndėrlikuar dhe shumė mė domethėnėse sesa qė arrijnė ta tregojnė librat politikė pėr heronjtė, dokumentarėt propagandistikė televiziv dhe CV-tė e pabesueshme. Kėtė na e thotė libri pėr Shkėlzen Maliqin.
Mu desh tė gjeja njė si teknikė tė veēantė nė mėnyrė qė vėrtet tė mund ta lexoja librin e Baton Haxhiut pėr mikun tonė tė pėrbashkėt, Shkėlzen Maliqin.
Ėshtė njė libėr pa hyrje, pa vendosje nė kontekst, ose propozim pėr njė tė tillė; ėshtė njė libėr pa titull, si i paemėr, pa tendencė, pa ide tė pėrgjithshme, pa diēka qė mund tė kthehej nė slogan frymėzues; ta lexosh do tė thotė tė ecėsh nėpėr terr bodrumesh me llambė tė vogėl dore; ėshtė diēka si njė rrėfim i hedhur nė letėr si nė ekzistencė; njė libėr qė helmon leximin me idenė se mund edhe tė mos ishte. Por, ėshtė. Diēka sikur arti qė ėshtė. Sikur fjala. Dhe meqė ėshtė, ne edhe flasim. Ėshtė njė libėr, qė ka, si libėr, shumėēka nga vet Shkėlzen Maliqi.
Autori me gjasė e ka synuar kombinimin e aspekteve tė biografisė dhe tė jetės sė brendshme tė bartėsit tė saj, atij qė ėshtė thuajse i infektuar me biografinė. Nė rrafsh ideal, ėshtė njė pėrpjekje tepėr ambicioze pėr tė kombinuar rrjedhėn e historisė me atė tė ndėrgjegjes sė protagonistit, nė suazat e klishesė sė intervistės publicistike.
Dhe, si propozoj qė tė lexohet ky libėr?
Unė mendoj se ky libėr mund tė lexohet, pa u hutuar nga psikologjizimet e shumta, duke e dėnuar me njė kontekst.
Korniza e dhunshme e kėtij libri, kuadrimi i tij, tė paktėn ajo qė unė ia bėra, ėshtė krejt e thjeshtė. Ky ėshtė njė rrėfim i veēantė, krejt individual, pėr historinė politike dhe kulturore tė Kosovės, i treguar nga njė kėnd krejtėsisht i ri, atė tė njė shqiptarit tė Kosovės, tė integruar po thuajse tėrėsisht nė RSFJ, aq sa nė disa momente protagonisti duket krejtėsisht i asimiluar, por qė nė fund, e gjen dhe e rimendon veten tė rikthyer e tė rinjohur nė njė fragment shumė interesant tė historisė sė kombit.
Nė kėtė kontekst, besoj se ky libėr shėrben pėr ata qė janė ngopur me publicistikėn e rrėfimeve heroike dhe leximi i tij mund tė jetė vėrtet njė si hapje e dritareve nė odėn e kafehanen imagjinare, gjithnjė tė rrasur me pallavra moralizuese.
Nė kėtė kontekst, lexuesi thjesht mund edhe ta marr librin si ballafaqim me sfidat e njė artisti fatkeq tė humbur Kėtu, nė botėn e despotėve si Politika e Atdheu.
Pėr ata qė vėrtet besojnė se historinė e bėjnė heronjtė vetėm, ky libėr ėshtė po ashtu i dobishėm; ata me siguri se do tė kenė me ēfarė tė polemizojnė dhe tė demonstrojnė bindjet e tyre, nėse do tė guxojnė qė vėrtet ta lexojnė nė mėnyrė tė ndershme.
E kam parasysh se ky libėr mund tė sfidohet me vėrejtjen se ėshtė njė si histori imtėsirash personale tė dikujt qė thuajse heroikisht imponohet me rolin e antiheroit.
E thashė, ky libėr nė fakt ia vlen tė lexohet, sepse, me sa e di unė, ėshtė rrėfimi i parė, dhe jashtėzakonisht i besueshėm, i njė shqiptari dikur tė integruar nė jetėn e RSFJ-sė.
Dhe nėse jo pėr bashkė-kohanikėt, atėherė pėr ata qė vijnė e qė do tė gjurmojnė historinė e jetės nė Kosovėn e asaj kohe, ky libėr do tė jetė njė thesar i vėrtet i gjetjes sė kundėrshtive me tė cilat mezi kemi mbijetuar.
Ndonėse nuk jam bashkėmendimtar me Shkėlzen Maliqin sa i pėrket vlerėsimit objektiv tė komunizmit si epokė, ideologji e praktikė, prapė mbetem dėgjues i vėmendshėm i argumenteve dhe pėrjetimeve tė atyre qė gjėrat i mendojnė ndryshe, sepse, tekefundit, e kuptoj qė shtytjet themelore njerėzore, nė situata ekstreme sidomos, gėlltisin pa pėrtypur konceptet. Mua mė duket se rrėfimtari i cili nuk beson nė ekzistimin e mėkatit universal (sepse kemi njė univers tė mėkatshėm), e ka shumė mė tė lehtė qė tė arsyetojė e justifikojė jashtė idesė sė ndarjes sė tė mirės nga e keqja, duke e lėnė asisoj historinė politike me statusin e eksterierit.
Sidoqoftė, artikulimi i tė vėrtetės se shqiptarėt e Kosovės, nė tėrėsi, si njė njėsi politike, kanė qenė doemos tė integruar (tė kontekstualizuar) nė RSFJ, politikisht, ekonomikisht por edhe kulturalisht (madje edhe kur e kanė refuzuar e luftuar atė), pėrmes njė rasti tė fuqishėm dhe domethėnės individual, nuk mund tė abstragohet. Dhe, ky libėr sjell atė dėshmi nė mėnyrė bindėse.
Ky libėr mund tė shėrbejė edhe si porosi se ata qė nuk arrijnė tė kuptojnė tė vėrtetat e tilla pėr kundėrshtitė qė ishin Dikur, nuk kanė se si tė kuptojnė as ato qė, mjerisht, Janė.
Historia e kėtij vendi dhe e njerėzve qė e kanė jetuar dhe bėrė historinė e saj mė tė re ėshtė shumė mė e ndėrlikuar dhe shumė mė domethėnėse sesa qė arrijnė ta tregojnė librat politikė pėr heronjtė, dokumentarėt propagandistikė televiziv dhe CV-tė e pabesueshme.
Kėtė na e thotė libri pėr Shkėlzen Maliqin.
Komentet ()