E Diel, 19 Maj 2013E Diel, 19 Maj 2013

Veriu i Historisė

25 Gusht 2011 12:09, Nga Mufail Limani

Kėrkesa e Turqisė, e bėrė nė mėnyre tė kėtillė, politikisht tė egėr, qė tė ndėrrohet qoftė edhe njė epitet i vetėm nė tekstet e librave tė historisė sonė, ėshtė pėrpjekje pėr shkelje tė sovranitetit shtetėror tė Republikės sė Kosovės.

Ishte arrogancė e pashembullt ajo ēfarė bėnė zyrtarėt e Turqisė kur kėrkuan “pastrimin e historisė”.

Ishte dhe ėshtė njė poshtėrim publik i institucioneve tė shtetit tė Kosovės, por edhe i publikut kosovar pėrgjithėsisht.

Nuk besoj se ajo ēfarė po bėn sot Turqia lidhur me tekstet e historisė mund tė quhet si normale, e lejueshme, politikisht korrekte dhe, nė asnjė mėnyre, shenjė e miqėsisė.

Pėrkundrazi!

Pa ironi e hiperbolizim, mund tė thuhet se kėrkesa e Turqisė, e bėrė nė mėnyre tė kėtillė, politikisht tė egėr, qė tė ndėrrohet qoftė edhe njė epitet i vetėm nė tekstet e librave tė historisė sonė, ėshtė pėrpjekje pėr shkelje tė sovranitetit shtetėror tė Republikės sė Kosovės.

Pse?

Sepse e dimė tė gjithė, besoj, se njė nga atributet e lirisė dhe shtetėsisė ėshtė edhe e drejta e jonė qė, duke respektuar vlerat dhe normat universale tė dijes njerėzore, ta gjurmojmė, ta evidencojmė dhe ta tregojmė vet historinė tonė.

Ndryshe, nuk bėn!

Thjesht, nuk ka se si te arsyetohet ajo kėrkesė!

Po ashtu, nuk besoj se opinioni publik mund vėrtet tė qetėsohet me porositė po ashtu arrogante qė thonė “jemi ne patriotėt!”.

(A thua?)

Sepse kėtu nuk bėhet fjalė aspak pėr patriotizmin e kėtij ose atij zyrtari, ministri e kryeministri tė mandatuar.

Bėhet fjalė pėr konceptin e sovranitetit tė shtetit qė po e ndėrtojmė.

Dhe kjo doemos qė ka njė relevancė mė tė fuqishme se sa qė mund tė jenė perceptimet politike e elektorale tė kujtdo, pėr veten e rrethinėn e tij.

Shkurt, nėse Qeveria e Kosovės, pėrmes njė vendimi politik, do tė merr pėrsipėr qė nė kėto rrethana tė heq e tė ndėrrojė njė shprehje tė vetme nga tekstet e historisė, do tė bėjė njė gabim.

Gabim tė Madh!

Nuk ėshtė sot veriu i Kosovės testi i vetėm i ekzistencės dhe perspektivės sė shtetit tė Kosovės.

Jam plotėsisht i bindur se, nė rrafsh semantik, identike me situatėn e veriut, ėshtė edhe kjo qė polli tash nga Turqia.

Veriu i Historisė!

Nuk e di sa mund tė thotė kjo shprehje, por nuk arrij tė gjej njė mė adekuate se kjo.

Gjithsesi, bėhet fjalė pėr njė pėrpjekje bizare turke qė tė vendoset nėn kontroll dhe diktat diēka qė asaj nuk i takon!

Nėse politikanėt do tė na bėhen edhe njerėz qė vendosin pėr historinė, atėherė pse tė mos bėhen edhe gjykatės, edhe prokurorė, edhe avokatė?

Ėshtė, nė fakt, njė e njėjta gjė!

Ėshtė sindromė i Totalitarizmit!

Etj.

Dua tė them se mund tė jetė e arsyeshme dhe e arsyetueshme qė njė turk i sotėm ordiner, tė mos flasim pėr ministrat e shtetit turk, mund edhe tė jetojė me bindjen e ēiltėr se prania e Perandorisė Otomane nė Evropė, pra edhe nė tokėn e popullit shqiptar, ėshtė gjėja mė e mirė qė ata mund ta kenė trashėguar.

Por, nė histori, ajo qė pėr njė popull mund tė jetė shenjė e Bekimit tė Perėndisė, pėr njė popull tjetėr mund tė jetė Apokalipsi vet.

Dhe, si do tė merremi vesh atėherė?

Ka njė formulė.

Ajo ėshtė krejt e thjesht, dhe i pėrket traditės mė tė mirė tė civilizimit perėndimor: Historinė t’ua lėmė historianėve, ashtu sikur religjionin besimtarėve dhe shkencėn shkencėtarėve.

Shkurt, politikanėt duhet tė mbahen larg gjėrave pėr tė cilat nuk janė tė mandatuar!

Por, pas asaj konference pėr media, pas atij adresimi qė nė formė e nė pėrmbajtje mė shumė i ngjante njė kėrcėnimi tė ashpėr sesa njė ankese eventuale miqėsore, Politika tashmė ka hyrė dhunshėm nė debat, me tė Katėr Kėmbėt.

Dhe politikanėt kosovarė patjetėr duhet tė pėrgjigjen!

Njė reagim normal politik do tė ishte qetėsimi dhe vendosja e gjėrave nė kontekstin e tyre tė natyrshėm: tė vazhdohet me pėrpjekjet qė me Turqinė tė ndėrtohet njė Ardhmėri tjetėr, nė interes tė dyanshėm, por jo duke e vrarė tė Kaluarėn!

E dimė, e kaluara jonė me Turqinė ėshtė e Keqja.

Nė fakt, nuk besoj se vet identiteti ynė mund tė pėrshkruhet e tė definohet nė asnjė mėnyrė, pa e pėrfshirė raportin, marrėdhėniet dhe konfliktin me atė perandori.

Plus, sa i pėrket shqiptarėve tė Kosovės, pėrveē Turqisė, ne kemi edhe Serbinė si “faktor pėrcaktues”.

Natyrisht, edhe me Turqinė, sikurse edhe me Serbinė, gjėrat kanė ndėrruar, shohim se po ndėrrojnė pėrditė, dhe, besoj, duhet tė ndėrrojnė akoma.

Por, ne nuk mund tė presim e tė kėrkojmė qė tė ndėrrohet historia - tė ndėrrohen tekstet e historisė, me vendim politik tė cilitdo ministėr e kryeministėr.

Kjo ėshtė stupide!

Ėshtė njė nonsens!

Ose ėshtė njė shantazh i papranueshėm politik!

Ne mund tė presim nga ministrat e kryeministrat tanė qė, duke e konceptuar dhe ndėrtuar tė ardhmen, tė bėjnė historinė e re me Turqinė dhe me Serbinė, njė histori tė paqes e tė bashkėpunimit.

Por, nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė punė e tyre qė ata tė vendosin pėr tė Kaluarėn.

Sidomos jo pėr ēėshtje qė kurrė nuk kanė ngjallur asnjė lloj mėdyshjeje: qė Turqia, sikurse Serbia mė vonė, ėshtė e Keqja e historisė sonė!

Mendoni njėherė, pse nuk keni dėgjuar kurrė pėr idenė se mund tė ketė njė tekst unik tė historisė, pėr tė gjithė nxėnėsit e botės?

Sepse ėshtė e pamundur!

Prandaj, nė vend tė shpenzimit tė energjive nė debate tė kota, pa korniza racionale, pa baza shkencore, dhe me motive tė kulluara politike tė vendosjes sė dominimit nė vend tė bashkėpunimit rajonal, reagimi i Kosovės politike duhet tė jetė i qartė dhe i thjeshtė:

Jo!

Jo, sepse, nuk di nėse ne kemi ēfarėdo tė drejte qė tė kėrkojmė nga Stambolli qė tė rishikohen tekstet e historisė pėr nxėnėsit e Turqisė, nė mėnyrė qė ato tė pėrshtaten me tekstet tona, deri edhe ne epitete, duka ua imponuar asisoj atyre pikėpamjen shqiptare pėr botėn.

Sidoqoftė, e dimė tė gjithė besoj se kėtu realisht nuk bėhet fjalė pėr njė skandal tė vogėl politik-mediatik lidhur me tekste tė historisė pėr fėmijė.

E dimė se Turqia do njė rol tė ri.

Por, e dimė po ashtu se kryeministri Thaēi do tė bėnte me dorė tė vet njė akt tė anulimit tė sovranitetit tė Republikės sė Kosovės, po qė se do tė pranonte qė, pėr ēfarėdo arsyeje tė “pragmatikės ditore”, t’i nėnshtrohet presionit dhe interesave tė Stambollit, nė mėnyrė qė fėmijėt e tij dhe tanėt tė “pastrohen” nga Memoria.

Nuk ėshtė se s’kishte tė tjerė para tij, njerėz tepėr tė fuqishėm, qė kanė provuar ta bėjnė atė.

Nuk ėshtė se s’kishte tė tjerė para tij qė jetonin me bindjen se janė Fjala e Fundit.

Ky shtet, ne vetė, bashkė me biografinė e kryeministrit qė e kemi sot, jemi dėshmi e Dėshtimit tė tyre.

Komentet ()