E Hënë, 20 Maj 2013E Hënë, 20 Maj 2013

Dy humbės nė skenė

03 Dhjetor 2011 11:59, Nga Faton Raēi

Kėshtu siē ėshtė zhvilluar, pseudo-debati Qosja-Mustafa gjithsesi rezulton i huqur, dhe si i tillė vetėm sa prodhon njė humbje tė panevojshme tė kohės nė gjėra qė sot pakkujt i interesojnė. Debat, dhe jo vetėm mes tyre, natyrisht qė duhet tė ketė. Jo mbi baza personale e partiake, po pėr probleme reale dhe tė sotme tė shtetit tė Kosovės.

Pėrderisa Kosova ishte mbuluar me flamuj kuq e zi dhe me njerėz tė cilėt, sikurse pėr ēdo 28 nėntor, kremtonin secili pėr vete, nė njė pjesė tjetėr tė saj forcat e KFOR’it po ballafaqoheshin me turmat e serbėve tė rebeluar nėpėr barrikadat e ngritura para ēdo mėhalle serbe.

Paralelisht, elita politike dhe ajo intelektuale e Kosovės ka ditė qė preokupim kanė marrjen me vetveten, e jo ngjarjet nė veri.

Debati i ngritur artificialisht nga Rexhep Qosja, dhe i pasuar pa hezitim nga kryetari i LDK’sė, Isa Mustafa, mbase tregon mė sė miri se pėr qė tė dy tė bėrat dhe tė pabėrat personale tė palės sė sulmuar janė shumė mė tė rėndėsishme sesa tė bėrat dhe tė pabėrat institucionale, qė synim do tė duhej tė kishin zgjedhjen e problemeve reale tė vendit.

Qosja nė kėtė mes sulmon jo vetėm Mustafėn, por edhe kolegėt e tjerė tė tij akademikė, duke i akuzuar se dikur paskėshin qenė komunistė, pastaj anėtarė tė LDK’sė, dhe se sot po marrkan (pa meritė) rroga “kombėtare” – tė cilat, meqė ra fjala, mezi shkojnė nė 400 euro.

Mustafa, nga ana tjetėr, duket se brengoset mė shumė pėr shėndetin e akademik Qosjes sesa pėr atė tė banorėve tė qytetit qė e menaxhon, njė pjesė e madhe e tė cilėve – mes tjerash - nuk kanė rregullisht as ngrohje, as ujė, e as shėrbime tė tjera kolektive qė do tė duhej tė siguroheshin nga i pari i qytetit. As njėri e as tjetri, pra, nuk merren qoftė edhe sipėrfaqėsisht me ndonjė ofertė konkrete pėr zgjidhjen e problemeve qė dalin jashtė interesave e tekeve tė tyre personale, si zgjidhja e ēėshtjes sė veriut, ajo e joshjes sė investimeve tė huaja, e zhvillimit ekonomik dhe punėsimit, e korrupsionit institucional, e krimit tė organizuar, etj.

Si rrjedhojė, dhe mbase nė mungesė tė ideve e nismave qė synim do tė kishin zgjidhjen e ndonjėrės prej brengave tė lartcekura, qė tė dy sikur qėllimshėm inskenojnė situata pėr shmangien e vėmendjes sė opinionit publik nga problemet qė – do tė duhej – tė ishin pėrgjegjėsi e Mustafės dhe kolegėve tė tij politikanė, por edhe tė Qosjes dhe kolegėve tė tij akademikė.

Kėshtu siē ėshtė zhvilluar, pseudo-debati Qosja-Mustafa gjithsesi rezulton i huqur, dhe si i tillė vetėm sa prodhon njė humbje tė panevojshme tė kohės nė gjėra qė sot pakkujt i interesojnė. Si dy akademikė qė janė, Qosja dhe Mustafa do tė duhej qė debatin e kotė aktual rreth tė kaluarės ta zhvendosnin nė tė bėrat dhe tė pabėrat e sotme personale dhe institucionale. Aq mė tepėr, Qosja, Mustafa, por edhe tė gjithė tė apostrofuarit e tjerė do tė duhej tė kontribuonin nė gjetjen e rrugės qė kėtė vend do ta ēonte pėrpara, dhe jo anasjelltas - madje qoftė edhe duke dhėnė kritika dhe ofruar vizione diametralisht tė kundėrta me njėri-tjetrin.

***

Nė vend tė kėsaj, dhe paralelisht me situatėn paradoksale, kur shqiptarėt kremtojnė ditėn e flamurit tė tyre e - nė po tė njėjtėn ditė - ushtarėt e KFOR’it kacafyten me serbėt e barikaduar nė veri tė vendit, Qosja e Mustafa zhvillojnė edhe njė paradoks tjetėr. I nxisin politikanėt dhe akademikėt vendorė qė tė merren me tė kaluarėn e njėri-tjetrit, dhe me gjithēka tjetėr, pėrveēse me ndonjė nisme konkrete qė do t’i ndihmonte vendit tė ecte pėrpara, politikisht dhe ekonomikisht.

Por, as ky s’ėshtė paradoksi i fundit. Sepse, sado qė shumėkush mund tė ngre nė kandar tė njėrit apo tjetrit, e gjithė kjo situatė e krijuar nuk do e bėjė fitues as Qosjen e as Mustafėn.

Pėrkundrazi, ajo mund tė prodhojė njė fitues krejt tjetėr.

Nė fakt, po tė pėrjashtohet pėrkrahja indirekte dhėnė Qosjes nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe ministri Ramė Buja, nė ditėn kur ky i fundit po i promovonte tė 29 veprat e tij, gjatė gjithė kohėzgjatjes sė debatit tė tipit ‘Qosja kundėr gjithė atyre qė s’mendojnė si ai’ PDK’ja preferoi heshtjen. Arsyeja deri diku ėshtė e qartė. PDK’ja ėshtė e vetmja palė qė realisht pėrfiton nga zbardhja e tė palarave tė ndėrsjella mes Qosjes dhe Mustafės. Meqenėse nga Qosja nuk ka ndonjė leverdi konkrete politike, PDK do tė lejojė lehtėsisht djegien e tij politike pėr hir tė diskreditimit tė Isa Mustafės. Edhe pse ka ende kohė deri nė nisjen e fushatave parazgjedhore presidenciale (e mbase edhe lokale) nė vend, nuk ėshtė keq qė kundėrshtarin politik ta dobėsosh dhe diskreditosh sa herė qė ke mundėsi - dhe me ēfarėdo ēmimi. Apo jo?

Komentet ()