E Martë, 21 Maj 2013E Martë, 21 Maj 2013

Njė imazh shkel-e-shko

03 Qershor 2011 12:30, Nga Faton Raēi

Pėrmendoreve tė shumta nė kryeqytet sė shpejti do t’iu shtohet edhe njė. Modeli do tė jetė i njėjtė si deri mė tani, ai shkel-e-shko. Megjithėse as lokacioni, e as personi tė cilit i dedikohet shtatorja e re nuk e meritojnė njė qasje tė tillė. Sikur qė s’e merituan as pėrmendoret tjera nė Prishtinė

Pėr pėrmendoret nė Prishtinė s’mund tė thuhet as qė janė tė punuara mirė, as qė mirėmbahen mirė dhe as qė e zbukurojnė vendin ku qėndrojnė. Pėr mė tepėr, disa nga to kanė edhe mangėsi serioze nė realizim, disa janė dėmtuar qė nė ditėn e parė tė vendosjes, e disa falė kontributit tė pakursyer tė vetė qytetarėve. Qoftė edhe njė shėtitje e shpejtė nėpėr vendet qė do tė duhej tė ishin pika reference tė qytetit, mjafton pėr t’u ndjerė keq.

Kėshtu, pėr shembull, pėrmendores kushtuar heroit tonė kombėtar, Skėnderbeut, shpata iu saldua me njė copė armature qė nė ditėn e parė tė ardhjes nga Tirana, ngase ishte thyer diku nė rrugėtim e sipėr. Qė prej atėherė askujt s’iu kujtua qė, tė paktėn, ta kamuflonte mė mirė kėtė “detaj”.

Ndėrkohė, dora e ngritur lart e shtatores sė ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, megjithėse e konceptuar qė tė ‘pėrshėndesė’ kalimtarėt e rastit, tė duket sikur njė dorė e veshur me njė dorezė bejsbolli dhe e ngjitur pastaj pėr trupin e njė njeriu shtatshkurtėr, fytyra e tė cilit mė shumė i ngjan kryeministrit tė vendit, sesa atij qė i dedikohet.

Tutje, as pushka dhe bombat nė pėrmendoren e heroit tonė tė luftės sė fundit, Zahir Pajazitit, nuk duket tė jenė pjesė e ‘natyrshme’ dhe nė proporcion me trupin dhe gjymtyrėt e luftėtarit, para tė cilit pėrkulen shokėt e tij tė gjallė pothuaj nė ēdo festė shtetėrore.

Nuk e di, ndoshta edhe falė materialit mė tė fortė tė pėrdorur, por kėto tri pėrmendore megjithatė janė larg mė tė ruajtura sesa ajo e akademikut Fehmi Agani. Edhe pse shtatorja e tij qėndron nė oborrin e Universitetit tė Prishtinės, nga i cili nė tė ardhmen presim tė dalin kuadro qė do ta zhvillojnė kėtė vend, ajo pasqyron njė imazh krejt tjetėr. Figura e akademikut tė vrarė nga forcat serbe vėrtet ende qėndron nė kėmbė, por kjo s’mund tė thuhet pėr asnjė element tjetėr pėrcjellės tė pėrmendores. Jam shumė i bindur qė shumė kolegė tė dikurshėm tė profesorit Agani pėr ēdo ditė kalojnė andejpari, por jo edhe qė mėrziten fort pėr gjendjen e monumentit kushtuar atij. Rektori i Universitetit tė Prishtinės sigurisht qė pranė Aganit kalon pėrditė, derisa bėn rrugėn e pėrditshme pėr nė zyrėn e tij.

Njėsoj siē pėrditė e sheh edhe objektin fantazmė tė Kishės Ortodokse tė ndėrtuar nga regjimi i Milosevicit, e cila “zbukuron” njė pjesė bukur tė madhe tė kompleksit universitar qė nis pak metra nga e njėjta zyrė. Nėse edhe s’i takon atij drejtpėrdrejt qė tė ndėrmarrė diēka pėr meremetimin e pėrmendores sė ish-kolegut dhe pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė kishės lugat brenda oborrit tė shtėpisė qė e menaxhon, besoj qė rektorin Rugova askush s’e ndalon qė, tė paktėn, tė kėrkojė asistencė zyrtare nga Kuvendi Komunal ose Ministria a Arsimit nė kėtė drejtim.

Megjithėse, nga ana tjetėr, rektori Rugova nuk duket qė heziton nė dhėnien kontributit tė tij modest pėr “zbulimin” e mėtejshėm tė hapėsirės universitare. Njė juri e kryesuar nga ai, pjesė e sė cilės (shpresoj shumė, vetėm pėr shkak tė ndonjė presioni eventual nga shefi i universitetit) ishin edhe profesoresha e Fakultetit tė Arteve, piktorja Zake Prelvukaj, dekani i kėtij fakulteti, skulptori, Adem Rusinovci, profesori i Fakultetit tė Arkitekturės, Xhelal Lonēari dhe ai i Departamentit tė Historisė, Selim Daci, pėrzgjodhi ditė mė parė fituesin e konkursit pėr ngritjen e njė shtatoreje kushtuar atdhetarit, Hasan Prishtina, nė oborrin e Rektoratit tė UP’sė. Natyrisht qė shijet janė tė ndryshme, por pėrshtypja e parė pėr zgjidhjen ideore tė projektit fitues nuk duket se ndryshon shumė nga pėrmendoret e pėrshkruara mė lart. Njė shtatore e stilit soc-realist, e lartė rreth tri metra, dhe me njė ēmim prej rreth 100,000 eurove, zor se do ta hijeshojė oborrin e Rektoratit mė shumė se vargu ekzistues i projekteve tė ngjashme pėrgjatė gjithė kryeqytetit - tė realizuara sipas parimit shkel-e-shko.

Tė mos keqkuptohemi, askush nuk po e konteston kontributin patriotik deri nė vrasjen e tij tė Hasan Prishtinės, por lokacionin dhe mėnyrėn e realizimit tė projektit si tė tillė. Kjo, ngase njė universitet – cilido qoftė ai – nuk do tė duhej tė shndėrrohej nė njė vend pėr shprehjen e njė pseudo-patriotizmi populist, e as pėr realizimin e ideve tė tjera tė ēfarėdollojshme personale.

Ēka nėse nesėr, ta zėmė, projekti i rektorit frymėzon ndonjėrin prej dekanėve tė shumtė tė fakulteteve tė UP’sė qė edhe ata tė shpallin konkurse tė ngjashme pėr ngritjen e shtatoreve tė heronjve tanė kombėtarė pėrpara mėsonjėtoreve tė tyre? Nė ēka do tė ngjasonte ky universitet? Nė njė park pėrkujtimor?

Gjithsesi, ėshtė shumė nė rregull qė, nėse veē mendohet pėr vendosjen e ndonjė shtatoreje apo pėrmendoreje brenda universitetit, ajo tė pėrfaqėsojė ndonjė figurė qė dha kontribut tė drejtpėrdrejtė pėr avancimin e tij, ose ndonjė figurė jodomosdoshmėrisht njerėzore qė asocion njė tempull tė dijes.

Fundi i fundit nė Prishtinė tash disa dekada ekziston njė shkollė fillore me emrin e atdhetarit tė shquar. A s’do tė ishte, pra, shumė herė mė me vend qė shtatorja kushtuar Hasan Prishtinės tė vendosej para saj? Me aq sa di, ka vite qė para shkollės me emrin e tij qėndron njė bust qė mezi bije nė sy.

Nėse qėllimi ka qenė shfaqja e respektit ndaj figurės sė Hasan Prishtinės, atėherė lokacioni i pėrmendores ėshtė huqur plotėsisht. Pra, e tėra qė sė shpejti do tė pėrfitojmė si kolektiv do tė jetė edhe njė pėrmendore tjetėr, e realizuar si gjithė tė tjerat, shkel-e-shko.

Komentet ()