E Mërkurë, 22 Maj 2013E Mërkurë, 22 Maj 2013

Qethja e popullit

28 Korrik 2012 12:00, Nga Bardh Frangu

E nė njė kohė kur hajnat kėrkojnė qė t’ju themi faleminderit pėr vjedhjen qė po na e bėjnė, ėshtė e ndershme dhe krejtėsisht njerėzore tė thuhet se njė gjė tė tillė, pavarėsisht kostos, nuk e kapėrdijmė dot.

Komuna e Istogut do tė kėrkojė nga Ministria e Kulturės qė qethja e deleve tė shpallet si trashėgimi kulturore. Ky ishte njė lajm qė dikujt mund t’i jetė dukur shumė cinik, shkaku qė qethja e deleve ėshtė njė proces shumė normal, njėsoj si korrja e grurit, vjelja e qershive, ose nxjerrja e patateve. Epo nėse Ministria e Kulturės e aprovon njė kėrkesė tė tillė, nė analogji me kėtė do tė ishte shumė normale qė si trashėgimi politike tė caktonim njė ditė, e cila do tė simbolizonte qethjen e popullit. Po ta shikojmė mirė e mirė, qethja e deleve ėshtė njė proces i zakonshėm qė vazhdon me shekuj, ndėrsa qethja e popullit, nė shkallėn ēfarė ėshtė tash, bėn njė raritet pėr gjithė rajonin dhe mė gjerė. Vėrtet nuk dihet se ēka nė kėtė vend ka mbetur pa u vjedhur dhe pa u plaēkitur. Populli kurrė nuk ėshtė qethur mė shumė. Gėrshėrėt e pushtetit nė kėtė proces qethjeje kanė prekur edhe palcėn e tij. Kjo gjė bėhet e kuptueshme me shkallėn e lartė tė varfėrisė, grafikoni i sė cilės rritet krahas shkallės sė korrupsionit dhe krimit tė organizuar.

Ndėrsa zbres me biēikletė rrugės pėr nė qendėr tė qytetit takoj dy kategori njerėzish; aso qė hulumtojnė nėpėr shporta bėrlloku pėr tė gjetur gjė qė mund tė shitet si mbeturinė, nga fitimi i sė cilės mund tė sigurojnė bukėn skamnorėt dhe tipa me ēanta tė zeza qė dalin pėr tė mbledhur taksa pėr rrymė, ujė, kanalizim, etj, pėr ta mbushur arkėn e shtetit, nga vjelin pa kontroll njerėzit e pushtetit. Ky edhe ėshtė imazhi mė domethėnės i pėrballjes sė popullit me pushtetin, i cili edhe dėshmon mė sė miri qethjen e popullit. Nė mesin e kėtyre mbledhėsve tė mbeturinave mund tė gjeni edhe tipa me pėrgatitje superiore. Mbase mund tė mos i ketė bėrė pėrshtypje dikujt lajmi nė gazetė pėr profesorin qė mbledh kanaēe nėpėr shporta bėrlloku, ndėrsa nuk mund ta sigurojė as vetėm bukėn me pensionin e tij prej 80 eurosh. Po profesori nuk ėshtė i vetmi qė pėrballet me kėtė lloj mbijetese, sepse si ai janė shumė nė Kosovės. Mbase janė mė shumė sesa dėshmojnė kėto statistikat tona qė bėhen pėr tė mbrojtur keqpėrdorimet e pushtetit.

E derisa qethja e popullit ka arritur deri thellė nėn lėkurė, duket qartė se kjo klasė e jona politike e ka shumė mė tė lehtė qė tė udhėheq me tė, mbase duket sikur populli ėshtė shndėrruar nė njė kope tė bėrliftė (dele qė sillet pa forcė pėr tė kontrolluar orientimin). Dhe ndryshe nuk mund tė jetė, ndėrsa pos vjedhjes dhe plaēkitjes sė tė mirave tė pėrbashkėta, ėshtė vjedhur dhe plaēkitur edhe vullneti i kėtij populli. Shembull pėr kėtė ishin zgjedhjet e fundit. E tash kur kjo klasė jona politike ėshtė pasuruar nė shkallė marramendėse, nuk ka nevojė mė tė vjedh vullnetin e popullit. Tani me paratė e vjedhura nga populli ka nisur tė blejė vullnetin e tij. Shembull mė i mirė pėr kėtė ishin zgjedhjet e jashtėzakonshme tė organizuar pėr kryetar komune nė Ferizaj dhe Kaēanik.

Dhe nė kėtė krizė tė thellė morale qė ka kapluar vendin, duket pikė turpi nuk ka mbetur nė kėta politikanėt tanė, tė cilėt gjithnjė e mė shumė po dėshmohen si qethės tė paskrupullt tė popullit. Nuk kanė turp qė tė kėrkojnė ngritje pagash pėr vete, nė kohėn kur gjithnjė e mė shumė shfaqet nevoja pėr kuzhina popullore, ku skamnorėt mund tė shkojnė dhe t’i arnojnė ditėt. Krahasojeni pagėn e profesorit pensionist me pagėn e presidentes police!? E tmerrshme vėrtet! Poeti ynė Ali Podrimja, qė posa iku nga kjo kėnetishte, pat klithur nėpėrmjet vargut “Atdheu nuk vidhet”, por jo vetėm qė e ka dėgjuar kush, por edhe nėse dikush e ka dėgjuar, sigurisht ėshtė tallur me tė. Kjo edhe pėr faktin se pėr tė parė e dėgjuar duhet sy dhe veshė. E kjo klasė jona politike ėshtė verbuar dhe shurdhuar plotėsisht nga tė mirat e pushtetit.

Pėr ta identifikuar gjendjen jo vetėm tė rėndė, por edhe si tė pashpresė pėr njė ditė mė tė mirė, dėshmojnė sjelljet e kėsaj klase politike, e cila krejt energjinė e vet e harxhon nė ndėrtimin e mekanizmave pėr keqpėrdorim dhe abuzim me pushtetin. Bazuar nė kėtė edhe raporti i KDI-sė dėshmon se mekanizmat antikorrupsion nuk janė gjė tjetėr veē burim i korrupsionit nė kėtė vend, pėrkatėsisht mbėshtetės tė politikave korruptive. I tillė ėshtė edhe sistemi i drejtėsisė, i mbushur me njerėz lehtėsisht tė korruptueshėm dhe tė shantazhueshėm. Dhe nė njė gjendje tė tillė, tė flasėsh pėrtej oborrit tė pushtetit ėshtė njėsoj si tė qethėsh ve. Po mbase ėshtė nė natyrėn e njeriut qė tė flas, ėshtė nevojė e brendshme e tij, sepse njeriu ėshtė rob i fjalės. E nė njė kohė kur hajnat kėrkojnė qė t’ju themi faleminderit pėr vjedhjen qė po na e bėjnė, ėshtė e ndershme dhe krejtėsisht njerėzore tė thuhet se njė gjė tė tillė, pavarėsisht kostos, nuk e kapėrdijmė dot. Kjo edhe pėr faktin se qethja nėn lėkurė dhemb. Mbase dhemb shumė sa na bėn edhe tė bėrtasim.

Komentet ()