E Shtunë, 18 Maj 2013E Shtunë, 18 Maj 2013

Tokė e hajnave dhe e uzurpatorėve

07 Korrik 2012 12:00, Nga Bardh Frangu

Uzurpimi i pronės publike nė Kosovė sigurisht qė bėn pamjen mė tė shėmtuar tė shoqėrisė sonė, e cila si e tillė dėshmon pėr njė mungesė tė theksuar tė vetėdijes dhe vullnetit pėr bėrjen e njė shteti normal.

Njė mik imi, i cili nė Kosovė u kthye disa vite pas ēlirimit, rrugėn e tij e kishte gjetur tė ngushtuar aq shumė sa nuk u kishte besuar syve tė tij. Edhe shtėpinė e kishte gjetur me vėshtirėsi, ndėrsa ajo ishte mbuluar nga pallate tė mėdha pa leje dhe pa plan. Edhe vetė jam tmerruar kur pas sa vitesh jam kthyer nė fshatin e lindjes dhe kur kam parė se fusha e futbollit, ku kisha luajtur si fėmijė, nuk ishte mė. Nuk ishte as rruga qė kalonte pėrreth lumit. E kishin uzurpuar. Uzurpimi i pronės publike nė Kosovė sigurisht qė bėn pamjen mė tė shėmtuar tė shoqėrisė sonė, e cila si e tillė dėshmon pėr njė mungesė tė theksuar tė vetėdijes dhe vullnetit pėr bėrjen e njė shteti normal. Dhe po tė kundrohen me vėmendje veprimet e qytetarėve tanė jo vetėm ndaj pronės publike, por ndaj gjithēkaje nė kėtė vend, nuk ke si tė mos bindesh se pėrnjėmend populli ka atė qeverisje qė e meriton. Sigurisht qė plaēkitėsit dhe uzurpatorėt do tė votojnė pėr politikanėt qė nuk janė ndryshe nga ta dhe nga interesi i tyre. E tė tillėt janė shumė. Madje kur shihet ndikimi i tyre brenda njė qytetarie tė heshtur dhe tė frustruar nga frika dhe pafuqia, ata duken tė jenė shumėfish mė shumė. Kjo pėr faktin se lidhja ndėrmjet interesit publik dhe atij politik ka marrė kuptimin e uzurpimit dhe plaēkitjes. Kėshtu po uzurpohen edhe institucionet publike, tė cilat gjithnjė e mė shumė po vihen nė mbrojtje tė interesit tė individėve dhe grupeve politike. Kėshtu tashmė ėshtė bėrė zor tė bėsh dallimin ndėrmjet institucioneve publike dhe ndėrmarrjeve private. Dhe nuk mund tė jetė ndryshe kur dihet se institucionet publike dhe kuptimi i tyre lidhen me konceptin e shtetit, me fuqinė e tij dhe me sovranitetin. Nė kėtė kuptim del se ne kemi njė shtet tė uzurpuar sa nga qytetarėt, sa nga politikanėt.

Sigurisht qė kėtė fenomen uzurpimi duhet shikuar nga konteksti historik i ndėrtimit tė shoqėrisė sonė, sepse ndryshe nuk mund tė gjesh shpjegim pėr kėtė, aq mė tepėr pas kaq shumė pėrpjekjesh dhe sakrificash tė bėra nė udhėn pėr bėrjen e tij. Natyrisht qė bėrja e shtetit ėshtė njė nga problemet mė tė mėdha dhe mė kompleks tė shoqėrisė, por kur shteti, i cili pėrherė ėshtė mė i fortė se shoqėria, bėhet sinonim i plaēkės dhe uzurpimit, dėshpėrimi dhe pakėnaqėsia e atyre qė pretendojnė ndėrtimin e njė sistemi tė barabarėsisė pėr shfrytėzimin e tė mirave tė pėrbashkėta bėhet shumė i madh dhe nė shkallė shumė alarmuese.

Cili qytetar i ndershėm nuk ėshtė irrituar nga sjellja e presidentes, e cila pėr shkak tė njė fije floku ka uzurpuar rrugėn me eskortėn e saj? Njeriu i parė i shtetit do tė duhej tė dinte se lėvizja e lirė e qytetarėve bėn pjesė nė korpusin e tė drejtave elementare. Keni parė me ēfarė zhurme lėvizin eskortat e politikanėve tanė? Kur i sheh kėta tipa si sillen, nuk ke si tė mos forcosh bindjen se shteti qė po provojmė ta bėjmė nuk ėshtė mė shumė se njė pronė e uzurpuar nga ta. Se shteti ėshtė shumė mė i fuqishėm se shoqėria u pa edhe me rastin e Presidentes, kur qytetari i pafajshėm dhe nė tė drejtėn e tij mė elementare u rrah si qen. Se shteti ka uzurpuar edhe mediet u bė e dukshme edhe me trajtimin e kėtij rasti dhe me mungesėn e personazhit tė rrahur nė to. Me kėtė rast u bė i dukshėm edhe inferioriteti i shoqėrisė civile, e cila do tė duhej tė vihej nė mbrojtje tė kėtij qytetari dhe tė alarmohej pėr tė bėrė zhurmė sa mė shumė, ndėrsa heshtja na ka topitur nė shkallė tė tmerrshme.

Nė njė vend ku fenomeni i uzurpimit dhe plaēkitjes ėshtė shtrirė nė formė horizontale, gjasat pėr tė ndėrtuar njė tė nesėrme mė tė mirė janė mė shumė se minimale. Minimale duken edhe gjasat pėr aktivizimin qytetar, i cili do tė mund t’i kundėrvihej fuqisė sė shtetit nė tė drejtėn pėr shfrytėzimin e tė mirave tė pėrbashkėta. Nė kontekst tė kėsaj qė u tha mė sipėr, pėr ironi po sjell njė rast shumė ilustrues. Njė librashitės, qė herė pas here kthen edhe nė qytetin tim, ku nuk ka as edhe njė librari tė vetme ku tė shitet vetėm libri i llojit nga ajo e ashtuquajtura beletristikė, u dėbua ashpėr nga policia dhe inspektorėt me motivin se kishte zėnė njė hapėsirė publike. Librashitėsi mblodhi librat dhe plaēkat e tij dhe iku i dėshpėruar nga aty. Fill pas largimit tė tij nė atė hapėsirė u vendos njė cigareshitės! Dhe ndoshta kishin tė drejtė policėt dhe inspektorėt qė mbronin atė pronė publike nga librat, sepse libri, shkaku i krizės morale tė krijuar kryesisht nga kėto qė u thanė mė lart, ėshtė bėrė sinonim i varfėrisė. Sot ngado dhe nga shumėkush mund tė dėgjosh shprehjen shumė tė popullarizuar se mė mirė ėshtė tė jesh hajn se i varfėr! E hajnit nuk i duhen librat, i duhen cigaret dhe produktet e ngjashme si ato. E kur shumėkush uzurpon ngado dhe kudo, librashitėsi nuk ka tė drejtė tė vendos librat pėr shitje askund nė kėtė tokė. E nė njė tokė ku ndiqet libri, vetėm e keqja mund tė lėshojė shtat dhe tė rritet shėndetshėm.

Komentet ()