
Tė paktėn qė nga lufta e kėtej, jo rrallė mė ka rastisur tė dėgjoj fraza aq mizore qė shprehin njė ndjenjė, nė esencė, edhe krejt abstrakte. Kam dėgjuar tė shprehen se qenka krenari tė vritesh. Kam dėgjuar se qenka krenari ta humbėsh jetėn pėr njė qėllim tė caktuar, thuase qėllimet qėndrojnė mbi qenien njerėzore; thuase qenia njerėzore ekziston pėr ato qėllime, e jo ato qėllime pėr qenien. I ati e e ėma u ndjekan krenarė qė i biri a e bija e tyre janė vrarė. Vėllai e motra u ndjekan krenarė qė vėllai a motra e tyre janė vrarė.
Bijtė u ndjekan krenarė qė prindėrit e tyre janė vrarė. I ati u ndjeka krenar pse i biri u vra, ta zėmė, nė detyrė, nė kėrkim tė marrjes sė kontrollit tė njė kufiri, jo pse ai personalisht shkoi tė vritet me dėshirė a me njė qėllim, jo pse ai vetė do tė shkonte atje po ta dinte se do tė pėrfundonte i vdekur, jo pse ai e donte vdekjen, por sepse atje e dėrgoi dikush, duke menduar se ideja e tij pėr tė shkuar ėshtė e pagabueshme dhe e pashmangshme. Ky dikush qė e dėrgoi atje dhe bėri qė tė vritet, nė asnjė ēast nuk ndalet ta rishikojė vendimin e tij dhe ta vė veten para pėrgjegjėsisė, thjesht e shpall hero tė vdekurin, duke ia veshur vdekjes sė tij njė mori domethėniesh qė njė ēast para se tė ndodhte nuk dihej as mendohej ti kishte.
Zoti, ma ha mendja, u vu kundėr ēdo ideje qė e pėrdor qenien njerėzore si mjet pėr arritjen e qėllimeve kur Abrahamit ia ndaloi ta flijonte tė birin pėr tė, e nė vend tė tij e urdhėroi tė flijonte njė kafshė. Thėnė tė vėrtetėn, edhe flijimi i kafshės pėr mua ėshtė veprim jonjerėzor, ama ky ėshtė njė muhabet tjetėr tani. Pra, as Zoti nuk e denjoi veten ta meritojė vdekjen e njė qenieje njerėzore. Tingėllon sikur vetė qenia njerėzore ėshtė mė e shenjtė se Zoti. Ngase pėr tė qėndruar brenda diskursit religjioz, kėshtu deshi vetė Zoti, jo pse deshi vetėm njeriu.
Nga mitologjia, Ifigjenia ėshtė e vetėdijshme se flijimi i saj ėshtė duke u konsideruar nga tė gjithė si i nevojshėm pėr tė mirėn e vendit, njė flijim pėr njė qėllim superior. E megjithatė, ajo e pranon gjithė kėtė vetėm duke besuar dhe shpresuar se Artemida nė momentin e fundit do ta zėvendėsojė me njė dre qė ta shpėtojė nga vdekja dhe kėshtu ta bėjė priftėreshė nė tempullin e saj. Vdekja e saj do tė ishte e kotė, sado qė bėhet pėr njė qėllim tė caktuar, tė cilin nuk e ka pėrcaktuar as pėrqafuar ajo vetė, dhe nga njė perėndeshė, vendimin e tė cilės nė esencė nuk e tumir. Jeta e saj, edhe nėse e mbyllur nė njė tempull, ėshtė mė e nevojshme, mė e vlefshme dhe mė e shenjtė se ēdo vdekje pėr ēfarėdo qėllimi. Ska qėllim superior qė ėshtė mė i vlefshėm se ekzistenca e qenies njerėzore. Ky ėshtė njė mėsim i thjeshtė dhe i njohur.
A ėshtė e mundur qė vėrtet dikush tė jetė krenar kurdo qoftė e sidoqoftė pėr vdekjen e prindit, vėllait, birit? A ėshtė e mundur qė dikush tė jetė krenar pėr vdekjen e atij qė e ka sjellė nė kėtė jetė pėr tė jetuar, pėr ta gėzuar jetėn nė mirėqenie, dashuri, paqe dhe harmoni?
Ndoshta ėshtė dhimbja ajo qė e bėn ta thotė njė frazė tė tillė tė pashpirt. Ndoshta ėshtė vetėm naiviteti. Ndėrsa, mė duket, e gjithė kjo pastaj ėshtė e ndikuar dhe glorifikuar nga hipokrizia e Pushtetit. Pushteti ka nevojė ta mbulojė gabimin, mashtrimin dhe pashpirtėsinė e vet duke vendosur domethėnie arbitrare nė ato gjeste dhe fjalė. Dėshtimi jepet pėr sukses, humbja pėr fitore, marrėzia pėr urtėsi.
Nė thelb, jam shumė i bindur, tė gjithė e dimė se tė gjitha ato vdekje janė tė panevojshme, ndoshta edhe tė kota. Efekti i tyre nuk ėshtė arritje e qėllimeve, efekti i vetėm i tyre ėshtė humbja e tė dashurve, tė afėrmve dhe dhimbja qė mbetet pas. Jeta jonė vazhdon, por jeta e tyre ėshtė ndalur nė mėnyrė tė dhunshme, pa dashjen e tyre, pa i pyetur ata fare. Ne jemi ende kėtu, mund tė bėjmė paqe e luftė a ēka tė duam, por ata nuk janė mė kėtu. Ne jemi ende kėtu, realitete antiestetike, siē do ta na quante Pessoa, e mė shumė antietike do tė shtoja unė, pėrballė atij shpirti tė humbur, pėr tė cilin vendosim si ta dėrgojmė drejt vdekjes, sikur ai vetė tė mos kishte tė drejtė tė zgjidhte jetėn nė vend tė vdekjes, sikur ai vetė tė mos kishte tė drejtė tė ishte zot i vetvetes.
Nuk e (duhet ta) gjykojmė dhimbjen e tjetrit. Kjo ėshtė mė e pakta e mundshme e qėndrimeve tona njerėzore. Ngase, nėse pėr asgjė tjetėr, nuk e ndjejmė atė dhimbje. Nuk e kemi, thėnė me fjalėt e A. Huxley-t, atė pėrvojė tė atij qė e ndjen dhimbjen, mė e shumta e kemi njė informacion pėr dhimbjen e tij. Kaq gjė nuk na bėn tė barabartė me tė, e as nuk na lejon, moralisht, ta vėrdallisim nė hulajėn e vlerėsimeve dhe gjykimeve tona individuale. Tekembramja, duke iu referuar Mendimeve tė Pascal-it, nuk duhet gjykuar natyra nga kėndvėshtrimi ynė, por nga i saji. Pra, po themi, ndoshta nuk duhet gjykuar tjetri vetėm nga kėndvėshtrimi ynė, por edhe i tiji.
Ama, nga kėndvėshtrimi im, e sall pėr veten time, ndjej se do tė pėrfundoja tepėr i turpėruar dhe i poshtėruar sikur tė vritesha e tė vritesha pra pėr shkak tė mendimeve, ideve, pikėpamjeve tė mia. Ėshtė fatkeqėsi dhe poshtėrim nė pėrgjithėsi tė vritesh; nuk do tė kishte fatkeqėsi dhe poshtėrim mė tė madh pėr mua se sa tė mė vriste dikush pėr shkak tė asaj qė ndjej, mendoj dhe them. Ngase, unė ndjej, mendoj dhe them pėr tė jetuar, jo pėr tu vrarė. E ato qė i ndjej, mendoj e them nuk vlejnė mė shumė se jeta ime si e tillė, nė vete e pėr vete, nuk vlejnė pa jetėn time, nuk ekzistojnė pėrtej jetės time.
(E plotesuar)Shefi i delegacionit tė Serbisė nė bisedimet me Kosovėn Dejan Pavicevic ka deklaruar se Beogradi nuk ėshtė... më shumë
Isa Mustafa ka marrė pėrkrahjen e parė nga njė zyrtar i LDK'sė, pėr deklaratėn qė ka dhėnė ditė mė parė, se nuk e... më shumë
Hajredin Kuēi konsideron se deklarata e Kryetarit tė LDK'sė, Isa Mustafės qė e lė tė hapur mundėsinė e njė koalicioni me... më shumë
Nenad Rasic ka rreth vetės tetė deputetė, duke u shndėrruar kėshtu nė faktor tė rėndėsishėm politik nė Kosovė. Nė njė... më shumë
Partia kryesore nė Qeveri, PDK, ende nuk ka reaguar pėr largimin e Pėrfaqėsueses sė SHBA'sė nga Agjencia Kosovare e... më shumë
Aktori Lirak Ēelaj do ta ketė rolin kryesor nė betejėn pėr zgjedhjet e sivjetshme lokale, qė sipas gjitha gjasave,... më shumë
Anėtari i KQZ, nga radhėt e PDKsė, Ilir Gashi ka kundėrshtuar idenė e pėrbėrjes sė barabartė pozitė - opozitė tė... më shumë
Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm ka publikuar njė raport tė punės qė ka bėrė vitin e kaluar. Nė kėtė raport nuk mungojnė... më shumë
Askush nė PDK dhe AKR nuk flet se kur do tė ndodhin ndryshimet nė kabinetin qeveritar. Ibrahim Makolli thotė se Pacolli... më shumë
Nėse Serbia se pranon planin pėr zbatimin e marrėveshjes, atėherė Kosova nė ēdo formė do ta shtrijė autoritetin... më shumë
Bashkėsia Islame e Kosovė u pajtua me vendimin e komunės sė Prishtinės, qė pėrveē objektit tė xhamisė sė madhe nė... më shumë
(E plotėsuar) Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka reaguar edhe zyrtarisht pėrmes njė komunikate pėr media, duke... më shumë
Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet në këtë website, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet në këtë website janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Komentet ()