
Pėr politikėn e sotme kosovare dhe elektoratin e tyre familjar e jo votues (definimi familjar mund tė jetė i pasaktė dhe pretencioz, megjithatė, i qėndroj pas duke pasur parasysh ato statistika qė i kemi: nga numri i pėrgjithshėm i votuesve, kėtė tė drejtė e ushtrojnė vetėm gati rreth 40 pėr qind - ēka lė tė nėnkuptohet se shumica janė elektorat familjar dhe ithtarė fanatikė tė subjekteve politike ekzistuese, e njė pjesė e vogėl thjesht pėrfitues tė tyre), gjithēka ėshtė e lejueshme dhe e natyrshme.
Mund tė pėrpilojmė kėtu e tash njė regjistėr tė disa ndodhive tė fundit dhe tė shohim si ka qenė reagimi i vetė subjekteve politike ndaj tyre.
Sė pari, dua tė them se, nisur nga ato gjėra qė do ti shqyrtojmė, do tė dalė se nuk gjen njė personalitet politik tė vetėm tė jetė i habitur dhe tė reagojė i habitur dhe i skandalizuar nga ato qė ndodhin.
Me kėtė dua tė them se kemi arritur nė atė gjendje ku ska asgjė pėr tu habitur as pėr tu skandalizuar. E nėse nuk ka asgjė pėr tu habitur e skandalizuar, atėherė gjithēka ėshtė e lejueshme dhe e natyrshme.
Ėshtė e lejueshme dhe e natyrshme qė kryetarė komunash, si ata tė PDK-sė nė Ferizaj dhe Kaēanik, nė veēanti ky i fundit, tė pėrfundojnė nė burg pėr aktivitet kriminal e subjekti politik tė cilit i pėrkisnin tė mos e bėjė as dėnimin dhe distancimin mė tė vogėl moral. Pėrkundrazi, me tė shkuar nė zgjedhjet e jashtėzakonshme, ai subjekt tė fitojė pėrsėri, mė moton qė tė vazhdohet rruga e politikanit tė burgosur.
Ėshtė e lejueshme dhe e natyrshme qė deputetėt tė rrihen si gangsterė nė Parlament dhe tė mos hetohen nga policia pėr rastin as tė mos dėnohen tė paktėn moralisht nga subjekti tė cilit i pėrkasin. Pėrkundrazi, tė arsyetohen dhe inkurajohen.
Ėshtė e lejueshme dhe natyrshme qė zėvendėskryeministri Bukoshi (i akuzuar pėr shpėrdorim detyre sa ushtronte detyrėn e Ministrit tė Shėndetėsisė) e zėvendėsministri i Financave si Haraqia (i akuzuar pėr shpėrdorim detyre sa ishte Ministėr i Kulturės) nga tash Lista Rugova, dikur nga radhėt e LDK-sė, tė lirohen nga detyra zyrtare dhe tiu ruhet vendi i punės derisa tė lirohen. Ngase Qeveria, subjekti pėrkatės dhe ata vetė janė tė sigurt se do tė lirohen.
Ėshtė e lejueshme dhe e natyrshme tė ndėrtohen qeveri e koalicione qeveritare me persona tė dyshuar pėr shkelje dhe nėn hetime.
Ėshtė e lejueshme dhe e natyrshme qė ish zėvendėskryeministri dhe Ministri i Drejtėsisė, Hajredin Kuēi, tė rikthehet me dėshirėn e Kryeministrit dhe me pėrgjegjėsi mė tė mėdha nė postin nga i cili kishte dhėnė dorėheqje. Nga dorėheqja morale nė krim moral.
Ėshtė e lejueshme dhe e arsyeshme qė Universiteti i Prishtinės tė politizohet aq sa tė zgjidhen dekanė edhe ish politikanė e ministra tė AAK-sė tė dyshuar dhe tė hetuar pėr korrupsion si Bujar Dugolli.
Ėshtė e lejueshme dhe e natyrshme qė nė vend tė njė ministrie, AKR-sė ti jepet posti i Rektoratit tė Universitetit tė Prishtinės (supozim).
Ėshtė e lejueshme dhe e natyrshme qė profesorė universiteti tė jenė agjentėt e shėrbimeve sekrete.
Nuk habitemi as nuk skandalizohemi kur ndodhin kėto. Nuk habitemi as nuk skandalizohemi kur pėrsėriten. Nuk habiten as nuk skandalizohen ata qė i zgjedhin, nuk habiten as nuk skandalizohen ata qė bashkėpunojnė me ta, as ata qė e kanė pėr detyrė ti parandalojnė dhe ndėshkojnė gjėrat e tilla.
E gjitha ėshtė normale. Sa mė shumė qė kalojnė vitet, aq mė normale bėhet. Do tė thotė, e lejueshme dhe e natyrshme.
E lejueshme dhe e natyrshme pėr ata qė i bėjnė dhe pėr ne qė i zgjedhim ti bėjnė.
Me gjasė, habia dhe skandalizimi virtyte tė qytetėrimit, edukimit dhe kulturės janė kthyer nė vese. Ėshtė ves tė habitesh dhe skandalizohesh me atė qė habit dhe skandalizon.
Jo pse shtiremi se gjithēka ėshtė nė rregull, por ngase e pranojmė pėr tė lejueshme dhe natyrshme gjithēka, edhe tėrė atė tė keqe e cila do tė duhej tė na habiste dhe skandalizonte.
Kur e nėse gjėrat janė kėshtu, kur gjithēka ėshtė e lejueshme dhe e natyrshme, atėherė cili ėshtė definimi qė kemi pėr veten?
(E plotesuar)Shefi i delegacionit tė Serbisė nė bisedimet me Kosovėn Dejan Pavicevic ka deklaruar se Beogradi nuk ėshtė... më shumë
Isa Mustafa ka marrė pėrkrahjen e parė nga njė zyrtar i LDK'sė, pėr deklaratėn qė ka dhėnė ditė mė parė, se nuk e... më shumë
Hajredin Kuēi konsideron se deklarata e Kryetarit tė LDK'sė, Isa Mustafės qė e lė tė hapur mundėsinė e njė koalicioni me... më shumë
Nenad Rasic ka rreth vetės tetė deputetė, duke u shndėrruar kėshtu nė faktor tė rėndėsishėm politik nė Kosovė. Nė njė... më shumë
Partia kryesore nė Qeveri, PDK, ende nuk ka reaguar pėr largimin e Pėrfaqėsueses sė SHBA'sė nga Agjencia Kosovare e... më shumë
Aktori Lirak Ēelaj do ta ketė rolin kryesor nė betejėn pėr zgjedhjet e sivjetshme lokale, qė sipas gjitha gjasave,... më shumë
Anėtari i KQZ, nga radhėt e PDKsė, Ilir Gashi ka kundėrshtuar idenė e pėrbėrjes sė barabartė pozitė - opozitė tė... më shumë
Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm ka publikuar njė raport tė punės qė ka bėrė vitin e kaluar. Nė kėtė raport nuk mungojnė... më shumë
Askush nė PDK dhe AKR nuk flet se kur do tė ndodhin ndryshimet nė kabinetin qeveritar. Ibrahim Makolli thotė se Pacolli... më shumë
Nėse Serbia se pranon planin pėr zbatimin e marrėveshjes, atėherė Kosova nė ēdo formė do ta shtrijė autoritetin... më shumë
Bashkėsia Islame e Kosovė u pajtua me vendimin e komunės sė Prishtinės, qė pėrveē objektit tė xhamisė sė madhe nė... më shumë
(E plotėsuar) Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka reaguar edhe zyrtarisht pėrmes njė komunikate pėr media, duke... më shumë
Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet në këtë website, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet në këtë website janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Komentet ()