A bėn pak mė ndryshe?
22 Maj 2010 10:36E vetmja mundėsi pėr tė krijuar vlerė dhe treg tė kapitalit na kanė mbetur ndėrmarrjet publike. Fatkeqėsisht, nė agjendė nuk ėshtė forcimi i qėndrueshmėrisė ekonomike, nuk janė planet e menduara mirė, por ėshtė nxitimi pėr tė shitur ēdo gjė dhe pėr tė nxjerrė njė fitim ēfarėdo nga kėto shitje
Nė ekonomitė e shteteve tė vogla dhe nė ekonomitė e shteteve nė tranzicion, zakonisht janė njė ose dy aksione dhe kthesa tė cilat do tė shėnojnė tė ardhmen ekonomike tė kėtyre vendeve.
Pėr tė filluar me skenarėt e mirė, po pėrmend shtetet tė cilat me sukses e shėnuan kalimin prej ekonomisė sė centralizuar nė ekonominė e hapur tė tregut, duke rritur kėshtu mirėqenien e qytetarėve tė shtetit tė vet dhe duke avancuar konceptet e ekonomisė sė tregut. Patėn fatin e mirė tė kenė fillim tė mbarė, Sllovenia, Sllovakia, Estonia, Polonia, etj.
Tranzicioni nė Kosovė filloi mė herėt se vendet tjera tė ish-Jugosllavisė pėr shkak tė represionit tė cilit iu nėnshtrua nė fillim tė viteve tė 90-ta.
Fatkeqėsisht, ekonomia jonė u shndėrrua nė njė konglomerat tė ēuditshėm tė forcave udhėheqėse pa vizion dhe pėrfaqėsuesve tė shteteve tė zhvilluara, tė cilat dėshmuan se nė Kosovė nuk e sollėn pėrvojėn mė tė mirė nga vendet e veta.
Deri tek ky konkludim arrihet pasi qė me shumė sukses deri mė tani kemi huqur shumė mundėsi pėr ta kthyer ekonominė e dėrmuar tė Kosovės nė njė ekonomi tė shėndoshė dhe tė qėndrueshme.
Procesi i devijuar i privatizimit tė pronės shoqėrore dhe asaj publike, po krijon atmosferė tė mosbesimit nė avancimin e pronės private dhe vlerėn e idesė dhe ndėrmarrėsisė sė lirė. Ajo ēfarė po ndodh nė Kosovė me privatizimet e fundit, ėshtė e dėmshme jo vetėm pėr tashmen, por rrezikon edhe tė ardhmen tonė.
Shumica e storieve tė suksesit nė shtetet qė kaluan tranzicionin shėnon krijimin e tregut tė kapitalit nga investimet e privatizimit dhe fondit pensional tė atyre shteteve. Kosova po rrezikon tė humb ēfarėdo shansi tė saj me procesin e privatizimit. Jo vetėm qė nuk shfrytėzon asgjė nga mjetet e privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore, por tash po tregon se edhe privatizimin e ndėrmarrjeve publike do ta bėjė edhe mė keq.
Mungesa e strategjisė zhvillimore ėshtė gurthemel i (keq)menaxhimit tė ekonomisė kosovare.
Por, tė fillojmė radhazi.
Njė analizė e thjeshtė e projektit tė autostradės dhe atij tė aeroportit e tregon pamendėsinė dhe mungesėn e planit tė zhvillimit ekonomik. Nė ekonomi, asnjė investitor (nė kėtė rast Qeveria e Kosovės), nuk vendos pėr investimet tė cilat konkurrojnė njėra-tjetrėn, aeroporti dhe autostrada. Logjika ekonomike e thotė se plotėsimi i njė nevoje e redukton kėrkesėn pėr nevojėn tjetėr. Investimet nė autostradė do tė reduktojnė kėrkesėn pėr shėrbime tė aeroportit. Nė tė njėjtėn kohė, numri i trupave tė KFOR-it nė Kosovė po reduktohet, prezenca ndėrkombėtare gjithashtu. Europa ėshtė zhytur nė krizė dhe rrjedhimisht do tė ndikoje nė rėnien e numrit tė udhėtarėve tanė nga diaspora. Tash, me gjithė kėta parametra ekonomikė, me shkallė tė varfėrisė mbi 40 pėr qind dhe shkallė tė papunėsisė mbi 45 pėr qind, Kosova vendos tė investojė nė dy projekte tė cilat i konkurrojnė njėra-tjetrės. Projektet kapitale janė tė nevojshme, por vetėm tė planifikuara mirė, me kosto reale dhe me rezultate afatgjata.
Por, situata jonė shkon edhe mė keq. Investimet nė aeroport (120 milionė tė planifikuara), tentohen tė bėhen pa ndonjė plan ekonomik dhe investiv. Ato do ti lihen nė dorė konzorciumit i cili do tė vendosė vetė tė analizojė, planifikojė, investojė dhe raportojė pėr shpenzimet dhe tė hyrat. Duke mos harruar se pėr momentin, aeroporti ėshtė ndėrmarrje profitabile e cila i ndihmon buxhetit tė konsoliduar tė Kosovės dhe shpejt do ti hyjė procesit investiv megaloman pa arsye tė shėndosha, duke e lėnė buxhetin e Kosovės dhe qytetarėt e saj pa tė hyrat e deritanishme. Ti shtojmė kėtij argumenti faktin se dy udhėheqės bordi tė njėrės prej kompanive fituese flitet se kanė probleme serioze me ligjin nė shtetin e tyre (ku momentalisht gjendet Kryeministri pėr vizitė) dhe akuzat me tė cilat rėndohen ata janė afėrsisht tė njėjta me ato tė Ministrit tonė nėn hetime.
Sikur e gjithė kjo tė mos mjaftonte, tani planifikojmė tė shesim edhe njė pasuri tjetėr publike, PTK-nė. A bėn tė ndalemi dhe tė mendojmė kthjellėt? Pse duhet tani tė heqim dorė edhe nga PTK?
Njė mundėsi shumė e mirė pėr tė themeluar tregun e letrave me vlerė ėshtė pėrmes shitjes sė aksioneve tė ndėrmarrjeve publike. Ėshtė mė mirė tė ndėrrohet politika e menaxhimit tė PTK-sė dhe gradualisht tu ofrohet edhe qytetarėve tė Kosovės blerja e aksioneve tė ndėrmarrjes sė tyre, e jo nė kohėn e krizės sė radhės tė tentohet tė shitet PTK-ja me vlerė tė dobėsuar tė tregut dhe tė tjetėrsohen edhe tė hyrat nga ky operator.
Problemi i kthimit tė mjeteve tė privatizimit ėshtė problem politik mė shumė se ekonomik, problem i kthimit dhe investimit tė mjeteve tė Trustit tė Kursimeve Pensionale dhe ėshtė problem ligjor. Andaj, e vetmja mundėsi pėr tė krijuar vlerė dhe treg tė kapitalit na kanė mbetur ndėrmarrjet publike. Por, fatkeqėsisht, nė agjendė nuk ėshtė forcimi i qėndrueshmėrisė ekonomike, nuk janė planet e menduara mirė, por ėshtė nxitimi pėr tė shitur ēdo gjė dhe pėr tė nxjerrė njė fitim ēfarėdo nga kėto shitje. Pyetjet e mia janė kėto: A bėn ndonjėherė mė ndryshe, apo gjithmonė duhet tė pėsojmė e mandej tė mėsojmė nga ai pėsim? A bėn ndonjėherė tė mėsojmė nga gabimet e tė tjerėve e jo gjithmonė nga tonat?.
Deri nė pėrgjigjen e radhės, shpresoj tė mos shesim tė paktėn dinjitetin e zbehur qė na ka mbetur.
Komentet ()