Fitorja e Pirros
15 Maj 2010 10:35Dėmet tė cilat mund tė bėhen me propaganda dhe ndasi do e dėmtojnė procesin deri nė masė kur edhe njė pėrmbyllje e suksesshme e luftės ndaj korrupsionit mund tė cilėsohet si Fitore e Pirros
Pirroja i lindur pak vite pas vdekjes sė Aleksandrit tė Madh, u rrit nėn hijen e madhėshtisė sė tė ndjerit dhe nėn njė seri tė luftėrave civile nė Maqedoninė e atėhershme.
Ky fakt bėri qė Pirroja nga fėmijėria tė rritet refugjat nė Iliri. Glauku e mori nėn mbikėqyrje dhe e bėri mbret tė Molosėve, por jo pėr shumė gjatė. Mbreti i mitur u rrezua shpejt nga froni dhe u bė refugjat pėr herė tė dytė nė jetėn e tij tė re.
Shumė shpejt, si i ri i tjetėrsuar dy herė nga froni mbretėror nė rininė e tij, ai tregoi shkathtėsi tė paparė pėr aftėsitė luftarake dhe trimėri e zemėr tė pashoqe gjatė betejave. Aftėsitė e tij e bėn tė rikthejė famėn dhe pushtetin, pėrfshirė kėtu edhe martesėn me Antigonėn dhe rikthimin e fronit nė vitin 296 p.e.s.
Pirroja nė fitoret e tij i pėrfshiu edhe elefantėt e luftės, tė cilėt i zinin nė befasi kundėrshtaret e tij. Betejė pas beteje dhe fitore pas fitoreje, ndjenja ishte se qielli ishte limiti deri nė marshin nė vitin 279 p.e.s., kur Pirroja me ushtrinė e tij marshoi drejt Romės, betejė kjo nė tė cilėn fitorja e pėrgjakshme i kushtoi shumė. Pirroja humbi mbi 3.500 ushtarė, disa prej gjeneralėve mė tė mirė tė tij dhe shumė pajisje tjera. Qė nga ajo kohė, fitoret e arritura me shumė dėme kanė marrė emrin e kėsaj fitoreje tė vėshtirė.
Asnjė tjetėr emėr nuk mė bie nė mend kur kujtoj disa prej Fitoreve tė cilat karakterizuan kėta muajt e fundit, dhe disa tjera nė proces.
Zgjedhjet lokale nė Kosovė, nė veēanti nė Gjakovė dhe nė Prizren
Me shumė zhurmė, parregullsi dhe shkelje elementare tė procesit zgjedhor, u shpall fituesi pėr Komunėn e Gjakovės. Afro gjashtė muaj pas shpalljes sė fituesit, nė komunė ka njė shije tė hidhur si asnjėherė mė parė nė ketė vend. Fituesit nuk e shijojnė mė fitoren, jo se kanė harxhuar pajisjet dhe tė hollat pėr fushatė pa plan dhe pa rregulla. Tani nuk ka mjete as pėr gjėrat mė elementare pėr qytetarėt e komunės. Situata ėshtė aq e banalizuar sa ka ditė qė nė ndėrtesėn e Komunės sė Gjakovės nuk ka letėr pėr ti shtypur dokumentet bazike pėr qytetarėt qė i kėrkojnė ato.
Zyrtarėt komunalė takohen me qytetarėt nė pėrvjetorė tė dėshmorėve, tė tė zhdukurve dhe vendtakimet deri mė tani kanė qenė varrezat dhe objektet e kultit. Sloganet pėr punėsim dhe zhvillim janė zhvendosur nė slogane pėrkujtim dhe vajtim. Sė fundmi, komuna e cila krenohej pėr menaxhim tė suksesshėm, sivjet nuk ėshtė as nė listėn e 14 komunave tė shpėrblyera nga USAID. Vetėbesimi dhe vetėlavdėrimi i mėhershėm u zėvendėsua me arrogancėn dhe injorancėn ndaj problemeve bazike tė qytetarėve, por fitorja u realizua dhe i plotėson tė gjitha atributet e fitores sė Pirros.
Prizreni, si njė ndėr komunat mė tė bukura dhe mė tė pasura tė Kosovės, tregoi se i ka joshur shumė partitė politike nė betejėn pėr ti fituar zemrat e prizrenasve nė zgjedhjet e kaluara lokale. Megjithatė, kjo bukuri e komunės u shndėrrua nė Bukurinė qė vret pėr qytetarėt e saj. Pas ndryshimeve nė strukturėn e degės sė PDK-sė nė Prizren, komuna ka mbetur e bllokuar nė qeverisje me asamblenė tė bllokuar pėr vendimmarrje dhe me shijen e hidhur tek prizrenasit pėr mundėsinė e zgjedhjeve tė reja.
Komuna me shumė burime tė saj ishte tejet atraktive pėr partitė qė synonin pushtetin dhe qeverisjen. Atraktiviteti ėshtė rritur bashkė me afrimin e kohės pėr zbatimin e projekteve tė mėdha kapitale pėr ketė komunė, infrastruktura, universiteti, projekte kėto shumė tė rėndėsishme kur edhe qeverisja lokale ėshtė burim i tė ardhurave pėr partinė. Partitė (pėrfshirė edhe AKR-nė) u pajtuan dhe u prishėn pėr Prizrenin, koalicionet dhe degėt e partive politike u ndryshuan, ndėrsa gati edhe koalicioni qeveritar u rrėzua pėr Prizrenin. Por, mbijetoi, pėr qėllime tė ngushta, jo pėr Prizrenin e as pėr asnjė qytet tjetėr nė Kosovė, por pėr pushtetin. Andaj, edhe fitorja nė Prizren rezultoi tė kthehet nė Fitore tė Pirros.
Lufta kundėr korrupsionit ku nuk na duhet fitorja e Pirros
Sikur drama dhe trauma e varfėrisė dhe korrupsionit nuk ėshtė mjaft pėr qytetarėt e Kosovės, ata tani traumatizohen rregullisht me deklaratat patetike tė pushtetarėve tė Kosovės dhėnė Radio Televizionit tė Kosovės, ku nė monologė tė ndarė flitet pėr madhėshtinė e punės dhe sukseseve tė Qeverisė se Kosovės dhe gjithmonė nė fokus ėshtė jeta dhe kontributi i pashtershėm i tyre. Gjithmonė pa e kuptuar se sėrish po keqpėrdoren mjetet e qytetarėve tė Republikės sė Kosovės, pasi qė me mjete tė tyre u ngrit dhe u financua ky medium i cili tani po shėrben vetėm pėr njė qėllim dhe synim, propagandė qeveritare.
Pse ėshtė kaq e vėshtirė tė kuptohet nga Qeveria e Kosovės se lufta kundėr korrupsionit nuk ėshtė dedikuar ta dėmtojė asnjė individ nė veēanti, por ėshtė mėnyra e vetme e cila do ti ndihmojė Kosovės ta ngrisė kokėn nga pėrulja dhe denigrimi nė tė cilin ėshtė zhytur. Nėse do tė ketė tė arrestuar dhe tė dėnuar nė ketė proces, askush nė Kosovė nuk ėshtė duke u krenuar me kėtė punė. Njė gjė ėshtė evidente, dėmi ėshtė bėrė dhe ai do tė vazhdojė ta dėmtojė Kosovėn nė tė ardhmen.
Ėshtė mė mirė tė kuptohet nga tė gjithė pa pėrjashtim se kjo ėshtė njė betejė e vėshtirė dhe e pakėndshme, se do na dhemb diku mė shumė e diku mė pak, por ėshtė dhimbje qė duhet tė kalohet dhe pa tė cilėn nuk kemi tė ardhme si shtet.
Andaj, dėmet tė cilat mund tė bėhen me propaganda dhe ndasi do e dėmtojnė procesin deri nė masė kur edhe njė pėrmbyllje e suksesshme e luftės ndaj korrupsionit mund tė cilėsohet si Fitore e Pirros. Fitoret e tilla nuk i duhen askujt, ndėrsa ėshtė dokumentuar qartė se fituesit e Pirros nuk janė mė tė lumturit nė botė.
Megjithatė, nėse insistohet nė tė, duhet ditur edhe epilogun e Pirros.
Pirroja, edhe pas zgjerimit tė territorit tė tij, nuk ngopej me zgjerimin. Njė prej vendeve tė cilat ai i synoi ishte Sparta, pasi e dinte se nuk kishte ushtri pasi meshkujt kishin shkuar nė luftė dhe vendin nuk e mbronte askush. Por, u gabua rėndė dhe u ballafaqua me njė rezistencė tė paparė tė grave spartane, tė cilat e bėnė tė sprapsej nė Argos. Nė rrugėt e Argosit ai u ballafaqua me njė situatė tė pazakontė, njė pėrleshje nė rrugė. Nė mesin e kėsaj pėrleshjeje, njė grua plakė nga ballkoni e godet Pirron me njė tjegull kulmi, dhe kjo ia mundėson njė ushtari qė ta vrasė shumė lehtė.
Uria e Pirros pėr zgjerim dhe pasuri i kushtoi me jetė, por jo vetėm atij.
Komentet ()