E Diel, 19 Maj 2013E Diel, 19 Maj 2013

Integrimi drejt krizės

08 Maj 2010 10:30

Ēfarė kanė tė pėrbashkėt kriza e Kosovės dhe ajo e Greqisė? Problemin e fshehjes sė krizės dhe borxhit pėr njė kohė tė gjatė. Greqia ka fshehur krizėn dhe borxhin financiar, ndėrsa Kosova e mohon krizėn ekonomike, e fsheh krizėn morale dhe borxhin ndaj miqve tė saj ndėrkombėtarė

Simbolika jo shumė pozitive do ta shėnojnė 9 majin, Ditėn e Europės. 60 vjetori i ”Deklaratės sė Shumanit” e gjen Europėn nė krizėn e monedhės sė saj identifikuese dhe me rrezikun e njė shteti tė falimentuar. Por, nuk ėshtė vetėm fati i kėtij shteti antik, Greqisė, nė pyetje, por ėshtė efekti zinxhiror nė shtetet tjera europiane dhe mė gjerė ai i cili i tmerron krerėt e Bashkimit Europian.

Tmerri i liderėve europianė nuk lidhet vetėm me faktin se mund tė falimentojė Greqia, por edhe me faktin se taksapaguesit e vendeve tė tyre po paguajnė pėr gabimet greke. Gjithashtu, secili lider nė mendjen e vet e mendon fushatėn dhe kundėrefektin qė mund tė reflektohet nė zgjedhjet e tyre tė ardhshme.

Nė kėtė krizė po ndihen tė rrezikuara shumė shtete tė cilat ende nuk e kanė adaptuar Euron si monedhė tė tyre, si Bullgaria dhe Rumania, ndėrsa do tė pėsojnė edhe ato shtete tė cilat e kanė Euron, por nuk e bėjnė politikėn monetare, si Kosova dhe Mali i Zi.

Greqia ka prishur festėn e BE-sė dhe ka sjellė pamjet pėr tė cilat ėshtė menduar se do tė evitohen kur SHBA-tė dhe shtetet e mėdha europiane e sollėn Greqinė nė mesin e tyre. Ėshtė e dukshme se futja nė sistemin e BE-sė nuk mundi ta bėjė Greqinė tė jetė pjesė e njė sistemi me rregulla tė qarta.

Kriza greke do tė ngrisė dyshimet dhe frikėn pėr zgjerimin e BE-sė, ndėrsa nė ndėrkohė do tė rrisė barrėn e obligimeve ndaj shteteve qė synojnė anėtarėsimin nė kėtė bashkėsi.

Shqiptarėt nė kėtė mes

60 vjetori i BE-sė i gjen shqiptarėt po aq larg nga BE-ja sa kanė qenė edhe 60 vite mė parė. Jo qė shqiptarėt nuk kanė pėrparuar gjatė kėtyre gjashtė dekadave, por ata nuk kanė arritur ende tė pėrshpejtojnė hapin e zhvillimit nė mėnyrė qė t’i afrojnė dallimet nė zhvillim me shtetet e zhvilluara.

Kėto dallime theksohen edhe mė shumė nė kėtė pėrvjetor, kur nė Shqipėri ballafaqohemi me krizėn e thellė politike, tė dalė nga procesi zgjedhor njė vit mė parė, ndėrsa Kosovėn e kemi tė pėrfshirė nga ankthi i rezultatit tė hetimeve ndaj njė ministrie dhe njė numri tė zyrtarėve tė tjerė qeveritarė. Tė dy krizat kanė tė pėrbashkėt infantilitetin demokratik dhe mbrojtjen e interesave individuale dhe partiake para atyre tė qytetarėve. Kėto fakte vetėm se e ftohin BE-nė ndaj nesh dhe vonojnė progresin e shoqėrive tona.

Megjithatė, kriza greke gjithashtu vėrtetoi se pėrveē standardeve teknike dhe investimeve nė infrastrukturė, pėr tė pasur njė qeverisje stabile duhet ndryshuar mentalitetin e qeverisjes.

Tė pėrbashkėtat e krizave

Sė shpejti do ta ndiejmė efektin e krizės sė Euros dhe inflacionin me tė cilin nuk ėshtė se s’kemi pasur pėrvojė. Por, sa jemi tė gatshėm si shoqėri tė ballafaqohemi me thellimin e krizės? Pėrgjigja ėshtė - aspak. Aq mė keq qė as nuk jemi duke menduar pėr problemet ekonomike nė kėtė moment, tė paktėn jo Qeveria e Kosovės.

Por, ēfarė kanė tė pėrbashkėt kriza e Kosovės dhe ajo e Greqisė? Tė dyja krizat e kanė problemin e fshehjes sė krizės dhe borxhit pėr njė kohė tė gjatė. Greqia ka fshehur krizėn dhe borxhin financiar, ndėrsa Kosova e mohon krizėn ekonomike, e fsheh krizėn morale dhe borxhin ndaj miqve tė saj ndėrkombėtarė, duke pretenduar se janė zot tė vetvetes dhe vendosin vetė pėr fatin e tyre.

Njė tjetėr e pėrbashkėt e kėtyre dy krizave ėshtė fakti se as Greqia e as Kosova nuk mund t’i zgjidhin problemet e veta nė tė cilat janė zhytur aq thellė. Greqia rrezikoi falimentimin sikur tė mos ishin shtetet anėtare tė BE’sė me pakon e shpėtimit, ndėrsa Kosova nuk ka shanse tė dalė nga kriza e moralit dhe korrupsionit pa ndihmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė. Ende mė keq, Kosova ka nevojė si toka pėr ujė pėr donacionet e premtuara, tė cilat pas krizės greke dhe asaj tė keqmenaxhimit nė Kosovė do tė vonojnė apo do tė humbin fare.

Dalja nga kriza pėr tė dy vendet ėshtė: tė mos mohojnė se janė nė krizė (Greqia ka kohė qė e ka bėrė), tė besojnė dhe tė fillojnė tė ndryshojnė rrėnjėsisht nga ēfarė kanė bėrė deri mė tani dhe, mė e rėndėsishmja, t’i bindin qytetarėt e tyre se ndryshimi fillon nga ata dhe nga politikat qeveritare, ndėrsa ndryshimi duhet tė ndodhė gjithsesi.

Nuk jam e sigurt se Qeveria e Kosovės e do dhe e di formulėn e ndryshimit, ose e mohon atė, prandaj edhe zgjidhja e problemit tė krizės morale do tė zgjasė deri nė momentin kur ta pranojnė gabimin dhe tė fillojnė tė sillen si zyrtarė tė pjekur, tė gatshėm pėr tė marrė pėrgjegjėsi.

Nė ndėrkohė, ėshtė kriza ekonomike ajo e cila vjen e rėndohet dhe prej Greqisė vazhdon zgjerimin me efektin domino.

Nė 60-vjetorin e Ditės sė Europės, jemi larg integrimit nė kėtė bashkim, por jemi afėr integrimit dhe zgjerimit tė krizės sė tij.

Komentet ()