E Mërkurë, 22 Maj 2013E Mërkurë, 22 Maj 2013

FMN nuk na ka faj

24 Prill 2010 10:30

Prej nga gjithė ky guxim pėr tė mos i zbatuar rekomandimet e FMN’sė dhe Komisionit Europian, ndonėse donacionet dhe asistenca financiare na duhen mė shumė se kurrė mė parė? Pėrgjigja gjendet nė arsyet politike tė vendimmarrjes pa plan dhe pa agjendė

Kemi parė e dėgjuar shumė nga Qeveria e Kosovės, por nuk jemi mėsuar ta kemi Qeverinė tonė nė raporte tė tensionuara me ndonjė institucion ndėrkombėtar, tė paktėn jo qė ėshtė bėrė publike.

Kohėve tė fundit, institucionet ndėrkombėtare nė Kosovė dhe pėrfaqėsuesit e tyre, qoftė nga jashtė apo nga brenda, e kanė ashpėrsuar gjuhėn ndaj kritereve tė cilat duhet t’i pėrmbushin kosovarėt. Mė e fundit nga kėto kritika ishte ajo e Komisionit Europian pėr rrezikun e humbjes se donacioneve, mė konkretisht ratėn e parė tė donacioneve, nė rast se Qeveria nuk i pėrmbahet rekomandimeve tė Raportit tė Progresit nga viti i kaluar dhe rekomandimeve tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar.

Tė gjithė ata tė cilėt e njohin punėn e FMN’sė, e dinė se kemi tė bėjmė me njė organizatė serioze dhe me rekomandimet e saja shpesh konservative pėr shtetet anėtare dhe ato jo-anėtare, aty ku kėrkohet mendimi dhe ekspertiza e kėtij institucioni.

Respektimi

Deri sė voni, Kosova rrallė e fare nuk i ka refuzuar rekomandimet e FMN’sė, edhe pse me plogėshti i ka zbatuar ato. Ka pasur raste kur rekomandimet e FMN’sė janė respektuar, ndonėse politikisht nuk kanė qenė tė favorshme pėr klasėn politike. Rasti konkret ėshtė me komunitetin e biznesit dhe aplikimin e normave tė ndryshuara fiskale. U deshėn disa vite qė asociacionet e biznesit tė lobojnė tek institucionet ndėrkombėtare, Qeveria dhe Parlamenti, qė t’i bindin se nuk jemi atraktivė nė rajon dhe na humbet konkurueshmėria nėse nuk ulim tatimin nė fitim tė korporatės dhe atė nė tė ardhurat personale. Arsyetimi ishte se na duhet njė stabilitet buxhetor dhe nuk guxojmė tė rrezikojmė me zbrazje tė buxhetit, duke marrė parasysh se ende jemi shumė tė varur nga mbledhja e tatimit nė doganė.

Guximi

Por, prej nga tash gjithė ky guxim pėr tė mos i zbatuar rekomandimet e FMN’sė dhe Komisionit Europian, ndonėse donacionet dhe asistenca financiare na duhen mė shumė se kurrė mė parė? Nėse dikush pyet se pėr ēfarė do t’i kishim pėrdorur mjetet e premtuara, vėshtirė se do tė kishim pėrgjigje menjėherė. Arsyet janė shumė, por kryesorja ėshtė se pėrveē planeve tė autostradės, privatizimit tė PTK’sė dhe KEK’ut, si dhe koncesionimit tė Aeroportit, nuk kemi plane tjera reale dhe tė matshme.

Mungesa e kėtyre planeve e bėn tė kotė ēfarėdo asistence e cila vjen ad-hoc, ose bazuar nė Konferencėn e Donatorėve tė para dy viteve. I vetmi dokument i cili u modifikua pėr kėtė konferencė ėshtė korniza afatmesme e shpenzimeve, e cila sot e kėsaj dite ėshtė dokumenti i vetėm valid pėr ēfarėdo planifikimi zhvillimor.

Kosova nuk ka plan zhvillimor, nė tė cilin qartė do t’i adresonte nevojat dhe planet pėr projekte konkrete.

Ēfarėdo asistence apo e hyre qė do t’i adresohet Kosovės, mendoj se do tė tėrhiqet si me thithėsen elektrike nga autostrada - i vetmi projekt i prezantuar dhe i vėnė nė listė tė prioriteteve pėr momentin.

Kritikat

Por, janė mu kėta faktorė qė e bėn Kosovėn tė kritikohet nga Komisioni Europian dhe FMN’ja. Kritikat janė me vend, por assesi nė kohė tė duhur pėr Kosovėn.

Sė pari, Kosova ėshtė anėtarja mė e re e FMN’sė dhe nuk po ia falė vetes momentin pėr ta treguar mungesėn e pėrgjegjėsisė dhe detyrimeve ndaj kėtij institucioni.

Sė dyti, kriza ndėrkombėtare globale e faktorizoi FMN’nė si institucion stabilizues dhe tė rėndėsishėm jo vetėm pėr vendet nė zhvillim, por edhe pėr ato tė zhvilluara.

Sė treti, pas krizės greke dhe pėrpjekjeve pėr tė iniciuar njė FMN Europiane, u pa se nuk ka interes pėr tė dalė nga formati i gjertanishėm dhe - deshėm apo nuk deshėm, na pėlqeu apo jo - FMN’ja ende mbetet i vetmi institucion ndėrkombėtar me mandatin qė ka, tė sigurojė stabilitetin financiar, tė facilitojė tregtinė ndėrkombėtare dhe tė promovojė ngritjen e punėsimit dhe zhvillimin e qėndrueshėm.

Kosova dhe FMN

Atėherė, pse institucionet kosovare nuk i aplikojnė rekomandimet e KE’sė dhe FMN’sė? Arsye ka shumė, por shumica e tyre nuk ėshtė pėr qėllim se planet e kosovarėve janė progresive e jo konservative, por mė shumė pėr arsye politike tė vendimmarrjes pa plan dhe pa agjendė.

Qeveria e Kosovės njė gjė planifikon, njė tjetėr promovon dhe njė tjetėr zbaton. Mungesa e konsistencės nė rregulla, nė pėrcjellje tė ligjeve dhe, ē’ėshtė mė e rėndėsishmja - nė pėrcaktim tė prioriteteve - do ta lė Kosovėn nė mjegull pėr njė kohė tė gjatė, nė raport me tė tjerėt qė mundohen tė na ndihmojnė.

Konflikti ka lindur nė mes tė politikės ditore dhe premtimeve zgjedhore, siē janė: Ligji i Punės, Ligji i Pensioneve, Ligji i Vlerave tė Luftės, si dhe kufizimet qė i ka Qeveria nga buxheti i varfėr, mungesa e rritjes sė qėndrueshme ekonomike dhe rregullat tė cilat duhet t’i pėrmbush karshi FMN’sė pėr tė qenė nė gjendje tė mbajė stabilitet buxhetor.

Nėse do tė shihet efekti pozitiv i politikave riskirante tė Qeverisė, atėherė ai efekt do tė rezultojė nė zbutjen e papunėsisė dhe varfėrisė. Kėshtu si jemi, shumė pak rezultate pozitive shihen nga kėto politika.

Edhe pse me parime liberale, mė duhet tė them se nė ketė tollovi, mė sė paku na ka faj FMN’ja, e mė sė shumti politika dhe dėshira pėr t’u treguar mė tė suksesshėm dhe mė tė ditur sesa qė jemi realisht. Ėshtė mirė qė Qeveria tė vendosė tė flasė e veprojė drejt dhe pa premtime, e tė shohė sa larg ėshtė prej tė qenit mirė dhe progresive.

Komentet ()