Si (dhe a) po luftohet Kriza?
06 Mars 2010 12:08Ēfarė duhet tė ndodhė nė Kosovė nė mėnyrė qė kriza ekonomike mos tia vė fitilin krizės politike dhe asaj institucionale, tė cilat pastaj me asnjė fond qeveritar nuk do tė mund ti sanojmė si duhet?
Kriza ekonomike, politike dhe morale, e cila ka vazhduar tė thellohet nė Kosovėn e pas-pavarėsisė, ėshtė duke vėne nė lajthitje numėr tė konsiderueshėm tė vendimmarrjes nė Kosovė. Kėsaj radhe tė lajthitur nuk janė vetėm vendorėt, tė cilėt jo se e kanė ditur daljen nga kriza ndonjėherė, por edhe ndėrkombėtarėt, tė cilėt tash publikisht dhe pa hamendje e pranojnė se Kosova nuk ėshtė zhvilluar ekonomikisht, dhe se sektori privat ka ngecje tė mėdha.
Shpeshherė debatohet se a ėshtė mė e rėndėsishme tė luftohet kriza ekonomike, apo ajo politike e institucionale, dhe rrjedhimisht, zgjidhja e cilės duhet ti paraprijė tjetrės? Shumica e vendeve me kriza dhe konflikte tė theksuara (nėse jo tė gjithat), rastisin tė kenė nivel tė ultė tė zhvillimit, apo tė mos kenė fare zhvillim ekonomik, mungesa e tė cilit pėrcillet me nivel tė lartė tė varfėrisė.
Elementi i krizės ekonomike nė Kosovė, zbehtas ngjalli edhe diskutimin rreth qasjes majtiste apo djathtiste pėr daljen nga kriza, bashkė me profilizimin e partive politike.
Shumica e partive nuk hezitojnė tė tregojnė se cilit krah i pėrkasin (kryesisht tė djathtė), edhe pse diskutimi pėr profilizim politik vetėm sa e ka gėrvishtur sipėrfaqen e debatit. Pjesės mė tė madhe tė partive iu takon tė thonė se janė tė djathtė, pėr tė vetmen arsye se dėshirojnė tė shkėputen nga historia e sė majtės, pa analizuar as edhe tė vetmen politikė dhe dallimet qė mund ti ketė ajo nė kuadėr tė profilit tė caktuar.
Nė ndėrkohė, kriza kėrkon zgjidhje dhe nėse institucionet tona dhe partitė nė qeverisje (bashkė me bashkėsinė ndėrkombėtare nė Kosovė) nuk kanė recetė pėr zgjidhjen e krizės, atėherė ato duhet tė marrin shembullin e tė tjerėve.
Ēfarė mund tė ndodhė ndryshe nė Kosovė?
Kur vendet e zhvilluara dhe ato jo shumė tė zhvilluara i kaploi kriza globale, nė shumicėn e rasteve ishte shteti ai qė intervenoi pėr ti shpėtuar industritė mė tė rėndėsishme. Pasi qė nė Kosovė industria kryesore ėshtė politika, dhe gjeneratori kryesor i kėsaj industrie ėshtė Qeveria, e cila gati gjysmėn e shpenzimeve tė buxhetit e shpenzon nė investime kapitale dhe me shpenzimet e saja merr pjesė tė konsiderueshme nė bruto-produktin vendor, atėherė rrjedhimisht duhet njė intervenim nė Qeveri, nė mėnyrė qė Qeveria ta shpėtojė veten prej vetvetes dhe popullin prej saj. Veprimtari tjetėr e rėndėsishme nė Kosovė, e cila zhvillohet prej asistencės nga jashtė dhe shpenzimeve tė Qeverisė, ėshtė tregtia, e cila ende mbetet veprimtaria kryesore ekonomike me evazionin fiskal mė tė theksuarin nė Kosovė.
Nga duhet tė fillohet?
Sė pari duhen tė parandalohen dėmet e pabėra ende, tė cilat kjo Qeveri i ka gati pėr ti realizuar. Ato janė privatizimet e ndėrmarrjeve publike dhe dhėnia nė koncesion e Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės me kushte jo tė volitshme. Me matematikėn e shkollės fillore mund tė llogaritet kthimi nė investime tė PTK-sė dhe investimet tė cilat synohen tė bėhen nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės. Nėse PTK-ja synohet tė shitet mbi 200 milionė euro, ndėrsa mesatarisht gjeneron profit prej 50 milion euro, atėherė cila kompani e huaj serioze, apo ndonjė e saporegjistruar jashtė Kosovės, nuk do ta blente kėtė pasuri kosovare, ashtu qė tė ketė investim tė sigurt pėr tė ardhmen e vet? Kosova nuk ka shumė pasuri tė cilat mund tė sjellin tė hyra aq tė majme dhe tė sigurojnė investime tė tjera, e PTK-ja ėshtė pasuria jonė, tė cilėn Qeveria e tanishme mezi pret ta kthejė nė lekė dhe tė na lėre pa tė.
Tė gjitha kompanitė publike kanė nevojė tė pakontestueshme pėr menaxhim mė tė mirė, prandaj sikur shoqėritė aksionare, ato duhet tė shesin njė pjesė tė aksioneve tė tyre dhe tė kenė menaxhment profesional, por gjithmonė duke mbajtur edhe aksionet e popullit tė Kosovės. Tė paktėn deri nė njė situatė tjetėr ekonomike.
Shkalla e lartė e varfėrisė dhe nevojat e mėdha sociale nuk mund tė lejojnė tė zhvishemi nga pasuritė e pakta qė i kemi. Shtetet e zhvilluara si SHBA, Gjermania dhe Britania, reaguan me mjete shtetėrore pėr ti shpėtuar sektorėt industrialė dhe financiarė nga falimentimi me mjete tė Qeverisė. Kosova gati e ka falimentuar bujqėsinė dhe prodhimtarinė, dhe nuk mendon pėr asnjė plan shpėtimi. Pėrkundrazi, tė vetmet kompani profitabile mendon ti shesė 100% dhe ta rrisė buxhetin pėr shpenzime kapitale dhe tė pėrgjithshme, krejt brenda njė viti.
Se nuk ka mjete tė buxhetit pėr tė investuar e kuptuam, se nuk kemi ligj qė mundėson investimin e mjeteve tė privatizimit dhe fondit pensional, edhe kėtė e kuptuam. Por, ende nuk e kuptoj pse nuk u zgjodhėn disa sektorė tė cilėt ngrisin punėsimin (p.sh., bujqėsia, prodhimtaria), tė cilėt do tė mbėshteteshin nga mjetet e akumuluara tė Kosovės (afėr 2 miliardė), prej tė cilave populli i Kosovės ende nuk pėrfiton. Ēfarė duhet tė ndodhė nė Kosovė nė mėnyrė qė kriza ekonomike mos tia vė fitilin krizės politike dhe asaj institucionale, tė cilat pastaj me asnjė fond qeveritar nuk do tė mund ti sanojmė si duhet?
Apo ndoshta ėshtė tregtia ajo qė u intereson institucioneve vendimmarrėse, prandaj ajo mbetet veprimtaria e vetme ekonomike e stimuluar. Nuk mund tė mos mendoj kėshtu kur afėr 30% e produkteve tė importuara janė produkte bujqėsore. Atėherė, nė vend se tė investohen mjetet tė cilat janė pėr popullin e Kosovės dhe pėr shumėfishimin e mirėqenies sė popullit tė Kosovės, Qeveria mendon ti tjetėrsojė pasuritė dhe tė llogarisė pėr pėrfitimin e rastit. Nėse mendohet pak mė mirė, ja pse ia vlen tė investohet nė bujqėsi me mjete qė tashmė i posedojmė:
1. Rrisim punėsimin e popullatės me shkollim fillor dhe tė mesėm,
2. Stimulojmė prodhimin vendor,
3. Ulim deficitin tregtar,
4. Zhvillojmė industrinė ushqimore... dhe mė e rėndėsishmja,
5. Hyjmė nė fazėn e ngritjes sė mirėfilltė ekonomike.
Vendet nė zhvillim qė pėr bazė kishin bujqėsinė nė kohėn e thatėsirės sė madhe (verėn e vitit 2008), rritėn eksportin dhe ēmimet e produkteve tė tyre dhe shėnuan njė ngritje tė theksuar ekonomike.
Sė fundmi, tek ideologjia politike. Nuk janė parti tė djathta ato qė kontrollojnė ekonominė dhe secilin sektor tė saj, siē ndodh nė Kosovė. Shitja e pasurive tė Kosovės dhe kontrollimi i tyre prej njė grupi tė caktuar njerėzish nuk kanė tė bėjnė me ideologji politike, por me mungesė vizioni dhe dėshirė pėr pasurim tė njė grupi tė vogėl njerėzish.
Si Kosovė e varfėr, rastisim tė kemi disa pasuri publike dhe disa natyrore. Kėto tė dyja duhet ta mbajnė njėra tjetrėn nė tė mirė tė popullit tė Kosovės. Nėse Kosovėn e kaplon kriza e thellė me deficit tė theksuar buxhetor, nuk ka kush tė na shpėtojė. Duhet tė mbajmė nė mend se ne nuk kemi ishuj pėr tė shitur si Greqia.
Komentet ()