Presidentja ka tė drejtė
11 Qershor 2012 12:01, Nga Leonard Kerquki Hashim Thaēi dhe Isa Mustafa duan qė Atifete Jahjaga tė mbetet nė Presidencė. I pari e di se nė kėtė fazė do ta humbiste garėn presidenciale, kurse tė dytit kjo i konvenon pėr shkak tė koalicioneve pėr zgjedhjet nacionale qė tashmė i ka hartuar nė kokėn e tij. Nga ana tjetėr, Atifete Jahjaga ka plotėsisht tė drejtė tė mos e lėshojė postin e Presidentes deri nė vitin 2016.
Sot njė javė mbase do ta kemi tė qartė plotėsisht tė ardhmen politike tė Atifete Jahjagės, zonjės qė mėngjesin e 5 prillit 2011 ishte police, kurse dy ditė mė pas u betua si Presidente e Republikės sė Kosovės.
Gjykata Kushtetuese pritet ta konsiderojė si jokushtetuese mėnyrėn sesi ėshtė paraparė shkurtimi i mandatit tė Presidentes aktuale nga Komisioni pėr Ndryshimet Kushtetuese - i formuar nė bazė tė Marrėveshjes Thaēi-Mustafa-Pacolli.
Kur vendimi ti shkojė nė Zyrė, Jahjaga duhet tė vendosė nėse do tė mbetet nė Presidencė, meqenėse kėtė ia mundėson vendimi i Gjykatės Kushtetuese apo tė japė dorėheqje dhe ti pėrmbahet njė zotimi publik, duke i hapur kėshtu rrugė shpalljes sė zgjedhjeve tė para presidenciale.
Faktet tregojnė se ajo do ta zgjedhė opsionin e parė dhe dėshmi e kėsaj ėshtė letra qė i ka dėrguar Gjykatės Kushtetuese me argumentet se shkurtimi i mandatit tė saj ėshtė shkelje e lirive dhe tė drejtave themelore tė njeriut.
Dhe, mirė bėn.
Atifete Jahjaga ska pse e respekton marrėveshjen politike mes Hashim Thaēit, Isa Mustafės dhe Behgjet Pacollit, meqenėse ajo nuk ishte pjesė e marrėveshjes, por produkt i asaj marrėveshjeje tė tre liderėve.
Janė qesharake deklaratat e zyrtarėve tė partive politike qė bėjnė thirrje moraliste nė adresė tė Presidentes aktuale. Pavarėsisht se Jahjagės i pėlqen tė mbetet nė Presidencė, ajo e ka njė atu tė fortė nė dorė pėr ta arsyetuar mbetjen e saj nė kėtė post tė rėndėsishėm: Vendimin e Gjykatės Kushtetuese. E, kjo ėshtė arsye e mjaftueshme qė askush dhe nė asnjė rast tė mos bėjė kualifikime moraliste.
Ironia mė e madhe nė kėtė situatė ėshtė se, pavarėsisht marrėveshjes qė kanė arritur nė prill tė vitit tė kaluar, tash Hashim Thaēi dhe Isa Mustafa nuk e duan respektimin e kėsaj marrėveshje dhe qė tė dyve u konvenon qė Atifete Jahjaga tė mbetet nė Presidencė.
Ka shumė spekulime pėr arsyet qė i shtyjnė dy liderėt kryesorė tė vendit ta mbajnė kėtė qėndrim, por mė bindės mė duken pohimet e njė diplomati tė rėndėsishėm perėndimor, me tė cilin bisedova kėto ditė dhe qė pėr arsye etike nuk po ia pėrmend emrin.
E para, Hashim Thaēi ėshtė i bindur se sikur zgjedhjet presidenciale tė mbaheshin tani, PDK nuk fiton dot. Duke vėnė si kandidat Jakup Krasniqin, pėr ēdokėnd ėshtė mė se e sigurt se ai nuk do tė arrinte tė fitonte nė raundin e parė, kurse nė raundin e dytė tė gjitha partitė do tė bėheshin kundėr dhe ai do ta humbiste garėn.
E dyta, LDK e ka tė vėshtirė tė pėrcaktohet pėr kandidatin e saj pėr President. Isa Mustafa vetė nuk e dėshiron kėtė post, derisa shumėkush nė LDK beson se kandidimi i Sabri Hamitit nuk ia siguron atij as balotazhin, e lėre mė fitoren.
Pėr mė tepėr, mbajtja e zgjedhjeve presidenciale do ti prishte shumė punė Isa Mustafės nė hartimin e koalicioneve tė ardhshme pėr zgjedhjet nacionale.
Siē dihet, Isa Mustafa synon tė garojė nė njė listė zgjedhore me AAKnė. Aktualisht mendohet se nėse Presidentja aktuale lėshon rrugė, atėherė zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare do tė mbaheshin njėherėsh ose shumė afėr njėra-tjetrės. Nė njė situatė tė tillė, AAK, do tė bėnte presion qė Isa Mustafa tė jetė kandidat i pėrbashkėt pėr President, kurse Ramush Haradinajt pėr Kryeministėr.
Pikėrisht pėr kėtė, mbetja e Atifete Jahjagės nė Presidencė, do ti mundėsonte Mustafės qė tė negocionte me Haradinajn pėr poste tė rėndėsishme qeveritare, por jo edhe pėr postin e Kryeministrit.
Pavarėsisht kalkulimeve politike qė i bėjnė Hashim Thaēi dhe Isa Mustafa, ata do tė pushojnė sė foluri pėr zgjedhjet presidenciale nė ditėn kur Gjykata Kushtetuese do ta cilėsojė si jokushtetues shkurtimin e mandatit tė Presidentes aktuale.
Njėherėsh, kėtė vendim nuk mund ta kundėrshtojė as Behgjet Pacolli, njeriu mė i interesuar nė Kosovė pėr mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale, por as partitė tjera qė deri diku janė tė interesuar pėr kėto zgjedhje, siē ėshtė Vetėvendosje! apo AAK.
Personalisht besoj se nė kėtė fazė asnjė kandidat nuk do tė ishte mė i denjė sesa Atifete Jahjaga pėr tė qenė nė krye tė Shtetit tė Kosovės.
Janė disa arsye qė mė shtyjnė ta mendoj kėtė. E para, nuk ėshtė e korruptuar, ka zgjedhur profesionalisht gjykatėsit dhe prokurorėt e rinj, ka dėshmuar paanėsi tė plotė politike, ka mbajtur qėndrime tė drejta kundrejt gjitha ngjarjeve mė tė rėndėsishme me tė cilat ėshtė pėrballur vendit gjatė katėrmbėdhjetė muajve tė presidencės sė saj, ka pėrfaqėsuar denjėsisht vendin nė arenėn ndėrkombėtare dhe mbi tė gjitha gjatė kėsaj kohe tė vetmet shkrime pozitive nė mediat botėrore kanė qenė pikėrisht ato qė pėr subjekt kanė pasur emrin e saj.
Komentet ()