Pėrpjekjet kundėr pavarėsisė sė Kosovės Serbia i ka zhvilluar nė dy fronte. Sė pari, nė rrafshin diplomatik, juridik e ndėrkombėtar, duke e problematizuar statusin e Kosovės si njė ēėshtje ende tė pazgjidhur e pėr tė cilėn nevojiten negociata shtesė. Dhe, sė dyti, nė rrafshin e sigurisė dhe atė territorial, duke problematizuar ēėshtjet e brendshme tė Kosovės pėrmes strukturave tė saj nė Kosovė. Duket qė pas mendimit kėshillues tė GjND-sė do tė qetėsohet ca fronti i parė e do tė intensifikohet ky i dyti. Nga fronti i parė do tė mbetet forma e kėrkesės (pra, negociata tė reja), kurse fronti i dytė do tė jetė pėrmbajtja e obstruksioneve tė Serbisė. Nga problematizimi i statusit tė Kosovės po kalohet te problematizimi i statusit tė serbėve, pėrkatėsisht i vendbanimeve ku ata janė shumicė. Nėse deri mė tani Serbisė i duheshin kundėrvėnė Ministria e Punėve tė Jashtme dhe
Ministria e Punėve tė Brendshme tė Kosovės, tash e tutje mė shumė punė do tė ketė pėr tė dytėn sesa pėr tė parėn.
Serbia ėshtė e diktuara qė dikton. Serbia e diktuar nga mendimi i GjND-sė, po i dikton kėto negociata tė reja. Qeveria e Kosovės me pasivitetin e saj, me relaksimin e saj pas mendimit tė GjND-sė, po e mundėson kėtė gjė. Shahistėt e mirė e dinė qė lojėn e shahut mund ta humbėsh edhe atėherė kur sduket qė ke gabuar dikund. Thjesht, vetėm pse ke bėrė lojė pasive e humbet lojėn. Ndoshta ka diēka prej fitoreje nė vetė sulmin. Mendimi i GjND-sė ishte shans qė Kosova tė sulmojė. Por, Qeveria e Kosovės nuk besonte qė ky mendim i GjND-sė do tė ishte kaq i mirė. Ajo u gėzua shumė mandej dhe, natyrisht, u relaksua sė tepėrmi. E gėzuar ashtu siē gėzohet spektatori mosbesues, nė vend se ta pėrdorte mendimin e GjND-sė kundėr negociatave me Serbinė, Qeveria e Kosovės po e bėn tė kundėrtėn: po ndjehet komode karshi qytetarėve e vetvetes dhe borxhli ndaj ndėrkombėtarėve. Ajo me lehtėsi po rrėshqet drejt pranimit tė negociatave tė reja me Serbinė. Dukuria e JO-ve tė buta dhe gjithnjė e mė tė buta para PO-sė pėrfundimtare po rishfaqet.
Edhe rritja e numrit tė njohjeve, si temė e preferuar e Qeverisė, po ngec pėrkundėr pėrparėsisė sė krijuar. Shumė shtete tė reja do tė duhej ta njihnin pavarėsinė e Kosovės tash pas mendimit kėshillues tė GjND-sė. Por, paralajmėrimet pėr negociatat e reja ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė sigurisht qė po ndikojnė negativisht. Nga vetė sjellja e Qeverisė sė Kosovės ato shtete po inkurajohen pėr hezitim tė ri. Kur Qeveria e Kosovės nuk e shfrytėzon mendimin e GjND-sė dhe nuk i refuzon parimisht e kategorikisht negociatat e reja me Serbinė, nuk ėshtė e ēuditshme pse po e vazhdojnė ngurrimin e tyre shtetet qė deri mė tani nuk e njohėn pavarėsinė e Kosovės. Ndonėse, duhet pranuar qė kėtu kanė rol edhe ShBA-tė. Duke qenė pėrkrahėset mė tė mėdha tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, pikėrisht nėse mendimi i GjND-sė do tė ishte negativ pėr Kosovėn, ShBA-tė do tė ndjeheshin tė detyruara qė ta detyrojnė ndonjė shtet tė ri tė na njohė. Kujtoni p.sh., njohjet e Malit tė Zi e Maqedonisė qė ndodhėn nė tė njėjtėn ditė dhe menjėherė pasi qė Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė e aprovoi kėrkesėn e Serbisė qė ēėshtjen e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės ta trajtojė GjND-ja. ShBA-tė e bėnė atėbotė kėtė pėr ta balancuar OKB-nė qė kishte shprehur mirėkuptim pėr kėrkesėn e Serbisė. Tė gjithė e dimė se pa ndikimin e ShBA-ve Maqedonia e Mali i Zi nuk do ta njihnin pavarėsinė e Kosovės. Tash, pasi qė mendimi i GjND-sė ishte negativ pėr Serbinė, ShBA-tė janė po ashtu disi tė relaksuara dhe nuk e cytin ndonjė shtet tė ri qė tė na njohė. Fundja, shumica dėrrmuese e njohjeve tė pavarėsisė sė Kosovės dihet qė nuk erdhėn nga lobimi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Kosovės, por nga influenca e ShBA-ve dhe disa shteteve tė tjera tė fuqishme nė ato shtete qė na njohėn.
Kosovėn nuk po e thėrrasin nė negociata tė reja pėr ti dhėnė, por pėr ti marrė asaj. E, megjithatė, ajo nuk shkon dot atje pa ndonjė premtim a shpresė qė do tė mund tė marrė diēka. Ėshtė e qartė qė nuk arritėn ti shesin negociatat e reja me Serbinė si negociata pėr ēėshtje teknike dhe as zėvendėsimi i kujdesshėm i fjalės negociata me fjalėn bisedime nuk i bėri kujt pėrshtypje. Gjithashtu edhe teza e shkėmbimit territorial pak e ngapak u demaskua si e njėanshme: territori nė veri tė Ibrit kundrejt maksimalisht vetėm Preshevės dhe atė pa fshatrat nė anėn tjetėr tė magjistrales A-10. Atėherė, cili do tė jetė ambalazhi i ri pėr negociatat e reja? Me ēfarė do tė pėrpiqen tua shesin qytetarėve negociatat e reja? Duket qė ulėsja e Kosovės nė OKB do tė jetė karota e radhės pėr Kosovėn. Prandaj edhe ajo kėrkesa idiotike e Qeverisė sė Kosovės pėr zėvendėsimin e Rezolutės 1244 menjėherė pasi qė kjo rezolutė kishte pėrjetuar njė interpretim ndėrkombėtar liberal nė favor tė Kosovės. Qeveritarėt me gjasė do tė shkojnė nė negociata qė tė japin autonomi territoriale pėr serbėt nė kėmbim tė anėtarėsimit tė Kosovės nė OKB; pra, tė japin territor pėr tė marrė ulėse. Zaten, qeveritarėt do ta bėjnė atė qė na e kanė dėshmuar qė dinė ta bėjnė mė sė miri. Do tė japin territor e resurse (tė Kosovės) pėr ulėse (tė Kosovės nė OKB, ku do ta ulin ndonjėrin prej klanit tė tyre).
Kėsisoj, ēmimi i ngjitjes lart do tė jetė zvogėlimi i dheut nėn kėmbė.
Nė negociata tė reja me Serbinė nuk mund tė thuhet se kanė shkuar tė mashtruarit. Eventualisht, d.m.th., nė rastin mė tė mirė, do tė mund tė thuhet qė kanė shkuar ata qė deshėn tė mashtrohen.
(E plotesuar)Shefi i delegacionit tė Serbisė nė bisedimet me Kosovėn Dejan Pavicevic ka deklaruar se Beogradi nuk ėshtė... më shumë
Isa Mustafa ka marrė pėrkrahjen e parė nga njė zyrtar i LDK'sė, pėr deklaratėn qė ka dhėnė ditė mė parė, se nuk e... më shumë
Hajredin Kuēi konsideron se deklarata e Kryetarit tė LDK'sė, Isa Mustafės qė e lė tė hapur mundėsinė e njė koalicioni me... më shumë
Nenad Rasic ka rreth vetės tetė deputetė, duke u shndėrruar kėshtu nė faktor tė rėndėsishėm politik nė Kosovė. Nė njė... më shumë
Partia kryesore nė Qeveri, PDK, ende nuk ka reaguar pėr largimin e Pėrfaqėsueses sė SHBA'sė nga Agjencia Kosovare e... më shumë
Aktori Lirak Ēelaj do ta ketė rolin kryesor nė betejėn pėr zgjedhjet e sivjetshme lokale, qė sipas gjitha gjasave,... më shumë
Anėtari i KQZ, nga radhėt e PDKsė, Ilir Gashi ka kundėrshtuar idenė e pėrbėrjes sė barabartė pozitė - opozitė tė... më shumë
Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm ka publikuar njė raport tė punės qė ka bėrė vitin e kaluar. Nė kėtė raport nuk mungojnė... më shumë
Askush nė PDK dhe AKR nuk flet se kur do tė ndodhin ndryshimet nė kabinetin qeveritar. Ibrahim Makolli thotė se Pacolli... më shumë
Nėse Serbia se pranon planin pėr zbatimin e marrėveshjes, atėherė Kosova nė ēdo formė do ta shtrijė autoritetin... më shumë
Bashkėsia Islame e Kosovė u pajtua me vendimin e komunės sė Prishtinės, qė pėrveē objektit tė xhamisė sė madhe nė... më shumë
(E plotėsuar) Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka reaguar edhe zyrtarisht pėrmes njė komunikate pėr media, duke... më shumë
Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet në këtë website, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet në këtë website janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Komentet ()