E Mërkurë, 22 Maj 2013E Mërkurë, 22 Maj 2013

Tė menduarit e GjND-sė

23 Korrik 2010 10:41

Ky mendim kėshillues i GjND-sė nė favor tė Kosovės gjithsesi duhet tė shfrytėzohet pėr t’i kundėrshtuar thirrjet e Serbisė pėr negociata tė reja pėr Kosovėn. Kosova duhet ta konsolidojė veten pėrbrenda dhe jo tė bėhet pjesė e kontestimeve qė i bėhen nga jashtė

Mė parė sesa qė Kosova fitoi 10 me 4, ėshtė Serbia ajo qė humbi 4 me 10. Kosova as qė ka dashur tė ketė njė proces tė kėtillė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė. Shqiptarėt e Kosovės duan ta shohin Serbinė tė paditur nė ndonjė gjyq ndėrkombėtar pėr krejt ēfarė ajo iu bėri atyre pėrgjatė shekullit XX, e jo tė jetė shpallja e pavarėsisė sė Kosovės aty. Okupimi i Kosovės mė 1912, mandej kolonizimi, diskriminimi e deri te gjenocidi nė vitet 1998 e 1999, janė krime pėr tė cilat asnjėherė nuk pati drejtėsi e zhdėmtim pėr popullin e Kosovės.

Nė tetor tė vitit 2008, Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė e kishte ftuar GjND-nė ta japė mendimin e vet kėshillues mbi atė nėse shpallja e njėanshme e pavarėsisė nga ana e institucioneve tė pėrkohshme tė vetėqeverisjes sė Kosovės ishte nė pėrputhje me ligjin ndėrkombėtar. Mirėpo, fillimisht ajo dha njė sėrė mendimesh paraprake qė ndėrtonin kontekstin e pėrgjigjes pėrfundimtare nė pyetjen e shtruar nga Serbia. GjND-ja radhazi shprehu qėndrimet e saj qė nuk ka pse tė mos e jep njė mendim pėr kėtė ēėshtje, qė nuk ka ndalesė tė pėrgjithshme nė ligjin ndėrkombėtar pėr tė shpallur pavarėsinė, qė Rezoluta 1244 dhe Korniza Kushtetuese janė pjesė tė ligjit ndėrkombėtar, se ata qė e shpallėn pavarėsinė nuk e konsideronin veten, thjesht, njerėz tė IPVQ-ve, se heshtja e PSSP-sė atėbotė e konfirmonte kėtė gjė, se KS i OKB-sė nė bazė tė R1244 nuk e kishte tė rezervuar tė drejtėn pėr pėrcaktimin e statusit tė Kosovės, dhe se, pėrfundimisht, as R1244 e as Korniza Kushtetuese nuk e ndalonte nxjerrjen e deklaratės sė pavarėsisė.

Pėrvoja na mėson qė sa mė i lartė niveli i gjykatės, aq mė konservative ėshtė ajo. Madje, gjykatat e larta ndėrkombėtare kujdesen sidomos pėr veten e tyre – ato brengosen se ēka mund t’iu ndodhė vetė atyre nga qėndrimet qė i marrin. Mbase kjo ėshtė arsyeja pse pothuajse tė gjithė ekspertėt juridikė ndėrkombėtarė, e pėr pasojė edhe ata vendas, thoshin qė do tė ketė njė mendim tė paqartė e tė ndėrlikuar tė GjND-sė. Mirėpo, ajo qė dėgjuam tė enjten pasdite ishte mė parė njė interpretim dhe mendim liberal e pozitiv sesa konservativ i gjykatės, sipas logjikės se ēka nuk thuhet qė ndalohet, lejohet. E, ndoshta, kishim edhe situatėn ku mė shumė gjykatės kanė menduar qė njė mendim i paqartė do tė diskreditonte gjykatėn si njė institucion i dobėt sesa njė mendim ēfarė patėm.

Ky mendim i GjND-sė do tė ketė ndikime tė shumta pėr Kosovėn, nga pėrmirėsimi i pėrshtypjes sė opinionit publik ndėrkombėtar pėr ne e deri te rritja e numrit tė njohjeve tė pavarėsisė. Mirėpo, nuk duhet entuziazmuar shumė meqė ky mendim sigurisht se nuk do ta ndryshojė gjendjen brenda Kosovės nė kuptimin e sovranitetit, integritetit territorial, demokracisė apo zhvillimit ekonomik.

Megjithatė, mendimi kėshillues i GjND-sė mbase ėshtė po aq i rėndėsishėm pėr botėn sa pėr Kosovėn. Janė dy lloj shtetesh qė janė mė sė shumti tė brengosura me kėtė rast. Bile, mund tė thuhet qė nė njėfarė mase ky mendim kėshillues u bė i rėndėsishėm pėr Kosovėn pikėrisht pse ishte aq i rėndėsishėm pėr shumė shtete tė botės.

Sė pari, me antena tė ngritura lart ishin shtetet qė brenda vetes kanė regjione me popuj qė duan shkėputje, si p.sh., Spanja, Kina, India, etj. Kėto shtete frikėsohen se mos qėndrimi i GjND-sė pėr Kosovėn do tė mund t’i inkurajonte sadopak popujt e shtypur nė kėto shtete qė po ashtu duan pavarėsi. Pra, kėto shtete kanė hall se mos mendimi kėshillues i GjND-sė do t’i ‘kėshillojė’ pėr ndonjė gjė nėnshtetasit rebelė tė tyre dhe jo nėse ky mendim do tė mund t’i kėshillonte Kosovėn a Serbinė pėr diēka. Arsyeja pse kėto shtete ishin tė interesuara pėr mendimin e GjND-sė ėshtė e njėjtė me arsyen kryesore pse ato nuk e njohėn pavarėsinė e Kosovės tash dy vjet e gjysmė. Sė dyti, kemi shtetet qė e kanė mbėshtetur dhe koordinuar shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės me 17 shkurt 2008. Tė tilla janė ShBA-tė, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, etj.

Kėto shtete provuan pėrgjatė muajve tė pranverės sė vitit 2007 qė ta kalojnė njė rezolutė tė re nė KS tė OKB-sė, nė vend tė R1244, e cila do ta bėnte Kosovėn me pavarėsi tė mbikėqyrur. Mirėpo, pa sukses: Rusia e bėnte aq tė qartė pėrdorimin e saj tė vetos nė rast tė prezantimit tė njė rezolute tė re saqė nuk erdhi fare puna deri te votimi. Pas katėr muajve shtesė tė negociatave u pat pėrgatitur shpallja e pavarėsisė pėr tė cilėn konsiderohej qė R1244 nuk ėshtė mė pengesė. Bėhej fjalė pėr njė lėvizje tė dyfishtė – nė njėrėn anė, u shpall njė pavarėsi pa sovranitet real por, nė anėn tjetėr, edhe u riinterpretua ca R1244. Kjo ėshtė arsyeja pse pėr kėto shtetet e llojit tė dytė ishte shumė i rėndėsishėm njė mendim i GjND-sė tė tillė ēfarė e patėm. Ato patjetėr e dėshironin legalizimin e kėsaj doze tė riinterpretimit tė R1244.

Ky mendim kėshillues i GjND-sė nė favor tė Kosovės gjithsesi duhet tė shfrytėzohet si argument shtesė pėr t’i kundėrshtuar thirrjet e Serbisė pėr negociata tė reja pėr Kosovėn. Kosova duhet ta konsolidojė veten pėrbrenda dhe jo tė bėhet pjesė e kontestimeve qė i bėhen nga jashtė.

Komentet ()