E Mërkurë, 22 Maj 2013E Mërkurë, 22 Maj 2013

Letėr Ambasadorit Dell

11 Nëntor 2011 12:15, Nga Baton Haxhiu

Tė gjitha televizionet nė Kosovė janė ligjėrisht “ilegale”… Nuk kanė kaluar as testin e konkurrencės as vazhdimin e licencave pėr pėrdorimin e frekuencave nacionale e lokale ashtu si pėrcakton Ligji pėr KPM, ligj i cili nuk u respektua as nga ata qė e kanė krijuar!

E lexova me kujdes transkriptin e intervistės qė Ambasadorin Dell i kishte dhėnė VOA. Kishte njė deklaratė tė ashpėr pėr mediat nė Kosove, duke mos prekur emra konkretė. Kritiken e kishte adresuar nė media nė pėrgjithėsi, mirėpo aludonte nė njė shkrim tė botuar nė gazetėn “Koha ditore”, ku ishte keqinterpretuar, sipas tij, njė fjalim i tij i mbajtur njė javė mė herėt.

Nėse shikohet historia e deklaratave tė Ambasadorit Dell, kėto vite sa ėshtė nė Kosovė, shihet se ai ėshtė marrė disa herė me mediat. Brenda njė viti me deklarimet e tij publike arriti tė godasė shumė profesionin e gazetarisė nė Kosove pėr faktin se e quajti “tė papėrgjegjshėm dhe jo profesional”. Atė qė profesionistėt e kėtij profesioni e quajnė ‘humbje tė etikės profesionale nė emėr tė interesave personale’.

Nuk dua qė tė ndalem te mediat ku pronarėt na shfaqen me ambicie politike dhe ia nėnshtrojnė ato media ambicieve tė veta. Do tė mundohem tė shpjegoj shkeljet e rėnda qė janė bėrė pas intervenimit tė NATO-s nė Kosovė, nė pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar institucione mediale, ku fuqishėm pjesėmarrės kanė qenė institucionet qė kanė vepruar nė emėr tė taksapaguesve amerikanė.

Kush ishte kontribuues i ndėrtimit tė kėtij koncepti dhe ndėrtimit tė njė situate gati tė pakthim nė jetėn mediale nė Kosovė: Duke lexuar deklaratėn e Zotit Dell dhe i befasuar pas njė leximi tė njė hulumtimi tė gazetarėve tė Rrokumit, qė mė ra nė dorė kėto ditė, po mundohem tė bėj njė letėr sqaruese pėr Ambasadorin, duke iu referuar hulumtimit.

Pas pėrfundimit tė luftės nė Kosove u hapėn mundėsitė pėr tė pėrfituar nga ndihma direkte e bashkėsisė ndėrkombėtare. Mediat elektronike kanė pasur fatin tė jenė tė ndihmuara konkretisht nė rregullimin ligjor dhe asistencėn materiale e profesionale.

USAID mori pėr detyrė jo vetėm tė rikonstruktonte rrjetin e transmetimit por edhe te krijonte prej fillimit organizmat qė kishin pėr tė marrė pėrsipėr shpėrndarjen e frekuencave si dhe licencimin nėn mbikėqyrjen e njė komisioni tė pavarur pėr media dhe ligjeve.

Bashkėsia ndėrkombėtare, e sidomos Zyra Amerikane, mendoi qė mėnyra e tillė e ndihmės do tė krijonte njė treg tė lirė tė medias elektronike tė Kosovės, por doli tė jetė – monopol klasik.

Kosova trashėgoi 3 frekuenca kombėtare televizive. Frekuencat kombėtare konsideroheshin dhe janė - resurse kombėtare tė Kosovės /res publica - dhe mėnyra e shpėrndarjes se tyre mund tė bėhej vetėm pėrmes ligjit dhe procedurave ligjore.

Meqenėse institucionet e pėrkohshme tė Kosovės vepronin nėn mandatin e Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė kishte autorizime tė veēanta, speciale, qė ia mundėsonin tė merrte edhe vendime administrative tė pėrkohshme, pėr situata qė vlerėsoheshin tė veēanta.

Kėshtu, me vendimin special tė shefit tė atėhershėm tė UNMIK-ut, zotit Bernard Kouchner, themelohet Radio Televizioni i Kosovės, dhe vendoset nė godinat dhe pronat e ish televizionit shtetėror, Radio Televizioni i Prishtinės. Me kėtė vendim administrativ lansohet njė projekt europian, i cili i besohet Unionit Europian tė Transmetuesve (EBU) pėr ta menaxhuar dhe pėr tė ndihmuar qė Kosova tė fitonte njė servis publik, qė do t’i shėrbente interesave publike tė shoqėrisė kosovare. Ky projekt kryesisht u ndihmua finansiarisht nga qeveritė europiane dhe ajo japoneze.

Zyra Amerikane nė Kosovė dhe organizatat humanitare amerikane shprehen njė interes qė Kosova tė kishte mė shumė se njė transmetues nacional nė Kosove dhe, nė kuptimin e tė konceptuarit tė televizionit, shoqėria kosovare meritonte tė fitonte edhe mundėsinė qė tė kishte edhe televizione private nė Kosovė, “tė konceptit amerikan”. Me qėllimin mė tė mirė, Zyra Amerikane dhe organizatat humanitare amerikane donin qė shoqėria kosovare tė fitonte edhe njė koncept tjetėr tė televizioneve, ai qė quhej “amerikan”, ku televizionet janė nė pronėsi private dhe garojnė brenda njė tregu tė lirė medial pėr shikueshmėri, thuhet mes tjerash nė hulumtim.

USAID, IREX dhe Fondacioni Soros, ia dalin qė nė Kosovė tė themelojnė dy televizione private, por e huqin nė mėnyrė drastike, spektakulare, ambicien tjetėr – qė kėto dy televizione private tė kenė mundėsi tė garojnė nė treg tė lirė medial. USAID, IREX dhe Fondacioni Soros, padashje komprometojnė idenė e tregut tė lirė medial nė Kosovė. Atė qė zoti Dell e quajti ‘papėrgjegjėsi profesionale’ e ka bazėn te njė ndihmė e organizatave amerikane tė cilat deshėn qė tė ndihmojnė median e lirė nė Kosovė, por qė shkaktuan qė sot Kosova tė vuajė monopolin me flagrant nė Ballkan tė medias elektronike pėr 10 vjet rresht.

Institucionet amerikane nuk shpallin konkurs pėr tė alokuar ndihmėn gjeneroze dedikuar projekteve mediale nė Kosovė, por vendosin qė nė saje ‘besimi’ tė zgjidhet kjo ēėshtje. I pėrzgjedhin dy persona: Aferdita Saraqinin dhe Veton Surroin.

Kėtė mundėsi pėr tė udhėhequr televizione ua bėri tė mundur USAID, IREX dhe Fondacioni Soros. I pėrzgjodhi nė saje vetėm – besimi – pėr t’u dhuruar njė donacion gjeneroz qė zgjati diku 10 vjet dhe ishte nė lartėsi miliona dollarė.

Se krejt ky investim miliona eurosh nė dy persona ishte ndėrtuar vetėm mbi – besim - kuptohet shumė vjet mė vonė, nga njė ‘rrjedhje’ nga kompjuterėt e selisė sė USAID nė Prishtinė, qė e lexova te TV Rrokum.

Nga kjo ‘rrjedhje’ ku mėsohet njė konverzim mes personave me pėrgjegjės nė USAID nga viti 2004 (Ken Yamashita, David Leong, Antoinette Ferrara, Patricia Orlowitz…), konfirmohet pėrfundimisht se investimi mė i madh nė fushėn e medias televizive private nė Kosove ishte ndėrtuar mbi - besim – dhe asgjė tjetėr (korrespondencėn e ‘rrjedhur’ nga USAID e posedon televizioni).

Po nuk pėrfundoi kėtu e gjitha:

Derisa RTK u krijua me njė vendim administrativ tė shefit tė UNMIK-ut, Bernard Kouchner, dhe njė frekuencė kombėtare iu besua kėtij projekti, ishte njė ēėshtje delikate ligjore se si do zgjidhej ambicia e donatorėve pėr t’i dhuruar dy frekuenca tjera kombėtare.

Kjo ēėshtje u zgjidh nė qershor tė vitit 2000, kur UNMIK zyrtarisht themeloi institucionin Komisioneri i Pėrkohshėm pėr Media (KPM), i cili mori pėr detyrė “caktimin e njė regjimi rregullator tė pėrkohshėm pėr tė gjitha mediat nė Kosovė.

KPM kishte pėrcaktuar kushtet dhe mėnyrat e aplikimit pėr licenca kombėtare dhe me vendim administrativ tė pėrkohshėm, ingerencė qė KPM e gjeneronte nga rregullorja e UNMIK No.2000/36, licencon si televizione nacionale Koha Vision (KTV) dhe Radio Televizionin 21 (RTV 21), duke ua alokuar dy resurse kombėtare kėtyre dy televizioneve – pa konkurs dhe pa plotėsimin e mundėsive tė konkurrencės dhe tė krijimit tė kushteve fer nė ndarjen e dy resurseve kombėtare tė Kosovės. U ”falin” dy frekuenca nacionale tekstualisht –dy personave!

Kėshtu iu dhuruan pajisje e fonde pėr tė udhėhequr operacionet, por edhe me vendime administrative iu mundėsuan qė tė vendoseshin nė hapėsira publike, duke mos paguar qira. Kėshtu, KTV vendoset nė hapėsirat e ndėrtesės sė Radio Prishtinės, ndėrsa RTV 21 nė aneksin e Pallatit tė ish gazetės shtetėrore ‘Rilindja’. (Njė ekip i padefinuar i personave qė menaxhon hapėsirat e ish shtypshkronjės sė gazetės “Rilindja” pa e definuar se nga kush janė autorizuar qė tė mbledhin qira pėr kėto hapėsira, deklaron pėr hulumtuesit se RTV 21 paguan qira mujore kėto vitet e fundit).

Gjithė ky investim edhe duhej qė tė mbrohej nga konkurrenca, qė filloi tė paraqitej mes viteve 2001 dhe 2003. Duke mos treguar rezultate tė pritura nė konkurrencė me RTK, edhe pas gjithė kėsaj ndihme gjeneroze tė donatorėve, merret vendim nga ana e KPM, qė nė Kosove tė aplikohet MORATORIUM nė dhėnien e licencave tė reja nė Kosovė.

Donatorėt (USAID, IREX, Fondacioni “Soros”) e dy televizioneve private nė Kosove, KTV dhe RTV21, nuk mjaftohen as me miliona euro donacion, as me Moratorium, as me lirimin e tyre nga pagesa e qirasė, por ndėrtojnė Rrjetin e Transmetimit Terrestrial tė Kosovės dhe nė vend se ta caktojnė njė bord neutral dhe profesional pėr ta mbikėqyrur e zhvilluar kėtė Rrjet, donatorėt vendosin qė ta shndėrrojnė kėtė OJQ nė kompani private dhe tekstualisht - UA ‘FALIN’ kėtė resurs tjetėr kombėtar tė Kosovės dhe i bėjnė pronarė tė aksioneve tė Rrjetit tė Transmetimit Terrestrial tė Kosovės kėto media: KTV dhe RTV 21 (marrin pjesėn mė tė madhe tė aksioneve – 70 pėr qind), ndėrsa participojnė nė aksione edhe RTK (25 pėr qind tė aksioneve) dhe Radio Dukagjini (5 pėr qind). Me kėtė akt shkelet nė mėnyre flagrante ideja e Tregut tė Lirė Medial nė Kosove dhe ky akt pėrbėn edhe njė argument tė rėndė dhe spektakular qė flet pėr konflikt interesi dhe krijim monopoli nė fushėn e medias elektronike nė Kosovė. (Shih hulumtimin nė Rrokum TV).

Gjatė gjithė kohės, KPM ishte kryesisht nė funksion tė monopolit tė kėtyre dy televizione - KTV dhe RTV 21, si dhe tė RTK.

KPM, kur themelohet me ligj si Rregullator, nė vitin 2005, nuk merr masa qė frekuencat si resurse kombėtare tė Kosovės tė legalizohen pėrmes njė gare fer dhe tė hapur konkurrence, por me vendim tė brendshėm tė kėtij institucioni, duke shkelur nė mėnyrė flagrante premisat dhe pikat e Ligjit Nr.02/L-15, KPM ua vazhdon licencat kombėtare televizioneve KTV dhe RTV 21 edhe pėr 10 vjet tjera (sic!), duke i shndėrruar ato aktualisht – nė ‘televizione ilegale’.

Vendimi ishte nė kundėrshtim me Ligjin pėr KPM, por zyrtarisht thuhet se institucioni i KPM-se ka vendosur kėshtu nė pajtim edhe me mediat elektronike, pėr tė thjeshtuar dhe evituar komplikimet qė do tė mund shfaqeshin po tė pėrmbusheshin kushtet dhe misioni i kėtij institucioni – konkurrencė e hapur dhe fer e vendosjes pėr licencat.

RTK, nė anėn tjetėr, ėshtė shndėrruar nė njė koncept monopolizues kryesisht pėr shkak tė paqartėsisė qė institucionet e Kosovės kanė ndaj kėtij mediumi.

Nė fund tė kėtij viti, RTK po ndėrton njė buxhet qė lė mundėsi keqpėrdorimi dhe e forcon pamėshirshėm kėtė medium nė njė treg tė nesėrm medial nė Kosovė (‘tė nesėrm”, sepse sot pėr sot nė Kosovė s’kemi treg tė lirė medial, por monopol klasik).

Taksapaguesit kosovarė paguajnė shumėn prej 10 milionė eurosh nė vit, qė kryesisht menaxhohet nga individė qė nė mungesė tė ideve dhurojnė gati 3 milionė euro nė vit pėr programe qė nuk i takojnė fare konceptit televiziv publik.

RTK nuk ėshtė as TV Shtetėror, as TV Publik, as TV Privat. Ėshtė i padefinuar dhe njė hibrid konceptual, vetėm e vetėm pėr shkak tė interesave politike.

Njė emision i thjeshtė politik kap shumėn e kontratės prej 35 mijė eurosh. Kurse njė Show pa pėrmbajtje arrin deri nė 25 mije euro nė muaj. Njė tjetėr qė shkon ditėn e hėnė, nė muaj kap shumėn 60 mijė euro, kurse njė i tė premtes diku rreth 40 mijė euro. Njė show i tė shtunės ėshtė i rėndė rreth 25 mije euro nė muaj.

Po ku mbeti misioni edukativ, kulturor i kėtij mediumi pėr tė cilin paguajnė qytetarėt e Kosovės? Ku ėshtė investimi pėr dokumentarė dhe pėr emisionet qė kapin jetėn publike nė Kosovė?

Tė mos flasim pėr katėr seri televizive qė kuptimin e dinė vetėm ata qė u japin tė holla dhe miliona euro tė taksave tona. Nė emėr tė kujt?

Dhe kush janė njerėzit qė vendosin pėr RTK-nė?

Tė gjitha partitė politike nė Kuvend s’kanė as ide as dije dhe as vullnet pėr tė ndėrtuar TV Publik.

Prandaj, i nderuar Ambasador Dell, papėrgjegjėsia ka adrese, dhe fakti se e leni adresėn e pa emėruar mė bėn qė tė sqarohem publikisht pėr fajėsinė publike tė atyre qė ndėrtojnė medium. Jam i bindur se sado e mirė qė mund tė jetė dėshira dhe ambicia e donatorėve dhe dashamirėsve tė Kosovės, kur ajo nuk ėshtė konkurruese, bėhet monopoliste, e padobishme dhe keqndikuese. U keqpėrdor dhe u keqkuptua gjeneroziteti dhe ndihma e institucioneve amerikane dhe europiane nga persona e ekipe qė gėzuan kėtė ndihme. Dhe mė lejoni tė vė theksin nė diēka: nė dėshtimin pėr tė ndėrtuar Treg tė Lirė Medial nė Kosovė. Lejuam qė nė Kosovė tė zėrė vend – monopoli. E pėr kėtė e ndajmė ‘fajin’ bashkė, i nderuar Ambasador.

Krejt nė fund, shumė i nderuar zoti Ambasador Dell, edhe kur po e shkruaj kėtė letėr, nuk ka ende asnjė ide se si tė dilet nga ky monopol dhe si tė ndėrtohen mediat qė konkurrojnė lirshėm nė treg. KPM gjatė kėsaj kohe ka humbur kredibilitetin ngase ka lejuar tė ndikohet nga monopolistėt. Kurse Komisioni Parlamentar respektiv, nuk di ēka tė bėjė me ligjet dhe ndikohet nga konjuktura politike pėr tė vazhduar sistemin medial te paqėndrueshėm profesionalisht.

Kjo ėshtė ēėshtja, si tė dilet nga kjo situatė e palakmueshme, i nderuar Ambasador?

Me respekt,

Baton Haxhiu

Komentet ()