E Martë, 18 Qershor 2013E Martë, 18 Qershor 2013

Djali i Amerikės

16 Qershor 2012 12:00

Madeleine Albright e quante nga simpatia Dino De Niro. Njeriu qė verėn e kallur tė 1999 na dha shpresė, na ndezi zemrat me skenėn e djemve tė gjatė shqiptarė qė niseshin nga Amerika drejt luftės nė Kosovė.

Ndoshta ishte momenti mė shpresė-dhėnės i luftės me Serbinė. Ishim tė ngulitur para televizionit me familjen time tė cilėt ishin bėrė refugjatė nė pranverėn e 1999 pas katrahurės sė trenave drejt Bllacės. Erdhėn nė Norvegji dhe me javė tė tėra ekzistenca e jona dhe qindra mijėra tė tjerėve tė shkapėrderdhur nėpėr botė si hebrenjtė pas Eksodusit, ishte e reduktuar nė pėrcjellje tė lajmeve. Konferencave tė shtypit tė Jamie Sheas. Lajmet e mira nga lufta ishin tė pakta, lajmet e tmerrshme veē sa shtoheshin.

Por momenti kur djemtė e burrat e uniformuar shqiptarė, me uniforma tė reja dhe tė gjatė si malėsorė defiluan nė Amerikė para se tė niseshin pėr nė luftė nė Kosovė ishte momenti i kthimit pėrfundimtar tė shpresės. Mbaju nėnė mos ki frikė se ke djemtė nė Amerikė. Kanalet botėrore raportonin qė lufta nė Kosovė nuk ėshtė veē e Kosovės, por e tanė shqiptarėve kudo qė janė. Helikopterėt televizivė e pėrcillnin brigadėn ndėrsa neve, kudo qė ishim, zemra na u bė mal. Ngazėllimi dhe lotėt nė sy me tė parė tė skenave nė CNN ishte momenti kur e dije qė lufta do tė mbaron dhe ne do tė fitojmė. Nėse nė tokė tė SHBA've njė qeveri lė aq hapur krijimin e formacioneve dhe dėrgimin e armėve, kjo do tė thoshte se kjo ushtri ishte edhe ushtri e Amerikės. Kėta ushtarė ishin edhe amerikanė.

Pas lufte e kemi kuptuar se ishte njė burrė pejan, me zė tė trashė por zemėr tė madhe, qė qėndroi prapa krijimit dhe propagimit tė luftės shqiptare nė Amerikė. Pėr shkak tė theksit njujorkez Sekretarja e shtetit Madeleine Albright e thėrriste me nofkėn Dino De Niro. Emrin e kishte Dino Asanaj. Punėtor i madh qė krejt pasurinė e derdhi nė ēlirimin e Kosovės. Ama bash krejt pasurinė, aq sa pas lufte, iu desh qė t'ia niste jetės nga zeroja. Darkonte senatorėt dhe kongresistėt me vite tė tėra. Mblidhte fonde pėr gara kongresmenėsh e ato presidenciale, ashtu qė politikanė pro-Kosovės tė fitonin fuqinė politike. Gjente miq dhe dashamirė tė ēėshtjes shqiptare. Edukonte parinė shqiptare me referencat politike dhe kulturore amerikane. U bė, me forcėn e personalitetit tė vet dhe me zemrėn e gėzuar qė kishte, njė nga urat lidhėse nė mes SHBA've dhe Kosovės. Pa dyshim, ishte ndėr personat mė tė rėndėsishėm tė luftės ēlirimtare.

Mu kjo kolona e ushtarėve faqebardhė shqiptaro-amerikanė mė ra nė mend tek shihja kortezhin e Gardės Kombėtare duke barte trupin e pajetė e Dinos nė pushimoren e tij tė fundit, nė pjesėn e vjetėr tė varrezave tė Prishtinės. Mė ra nė mend se sa shumė e kam dashtė edhe nėnėn edhe babin edhe vėllanė dhe sa shumė jemi pėrqafuar kur e kemi pare Brigadėn Abraham Lincoln tė shqiptarėve tė Amerikės, kur me sy e pamė se nė tmerrin e verės sė kallur tė 1999, se me tė vėrtetė nuk kemi nevojė tė kemi frikė se i kemi pasur gjithmonė djemtė nė Amerikė.

Dino i pasluftės, nė dreka e darka, deka e darsma, mbeti urė lidhėse nė mes tė njerėzve. Zėri i tij i trashė e i ngrohtė kumbonte nė cilėndo tavolinė. Solli investitorė tė njėmendėt, pėrdori lidhjet e kahmotshme nė State Department, bėri ēmos qė rrėfimi i Amerikės tė bartet nė Kosovėn e lirė. Qė gjithkush qė ka ėndėrr dhe ka dėshirė tė punojė, tė ketė mundėsi ta kėrkon lumturinė nė tokėn e Kosovės.

Por Kosova nuk u bė Amerikė. Dashuria e ka ēuar larg projektin amerikan, projektin e vendit ku nuk ėshtė me rėndėsi emri qė e ki, apo lėkura qė e ke, por liria qė askush s'guxon ta cenojė. Nė Kosovė projekti amerikan do tė dėshtojė sepse thjesht, dashuria nė mes njerėzve nuk ėshtė fanari qė udhėheq politikėn tonė.

Policia do ta thotė tė veten por Dino i ndjerė nuk e meritoi fundin qė e gjeti. Nuk meritoi linēimin publik. Nuk meritoi mungesėn e dashurisė dhe njerėzisė.

Dino De Niro nė banesėn e vet nė Nju Jork ka pasur nė tė gjitha muret, nė tė gjitha skutat fotot e familjes dhe miqve. Atyre do tė ju mungon. Do t'i mungon evladit tė vet. Por do tė gėnjej nėse them se shoqėria e jonė do tė mėson ndonjė mėsim nga humbja.

Pėr atė momentin e dashurisė dhe shpresės gjatė verės sė kallur tė 1999, Dino i dashur, tė falėnderoj.

Komentet ()